SOCIALE

Sejko pret drejtuesit e BERZH: Sektori bankar po mbështet ndryshimet strukturore në ekonomi

M.B. Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 17:11

Sejko pret drejtuesit e BERZH: Sektori bankar po mbështet ndryshimet

TIRANA- Guvernatori Gent Sejko zhvilloi sot një takim zyrtar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Aleksandra Vukosavljevic, Drejtore për Institucionet Financiare për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore, shoqëruar nga Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri, si dhe përfaqësues të tjerë të dy institucioneve.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e BERZH- it me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend. Ai u shpreh se parashikimet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv të rritjes. Sistemi financiar dhe sektori bankar, vijojnë të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Kreditimi është rritur me ritme të mira, dhe cilësia e tij mbetet e mirë.

Guvernatori përshkroi edhe përparimin në modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe përafrimin me praktikat më të mira globale në sektorin financiar. Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë ka qenë e angazhuar për të ndjekur dhe implementuar risitë teknologjike dhe rregullatore drejt një sistemi financiar më të sigurt, më të shpejtë dhe më të standardizuar për të gjithë përdoruesit.

Më tej, Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të vendit tonë me BERZH-in dhe i falënderoi përfaqësuesit e tij për kontributin e çmuar dhënë Shqipërisë, falë të cilit janë realizuar projekte shumë të rëndësishme, si ai për përgatitjen e infrastrukturës rregullative në lidhje me administrimin e ndikimit nga ndryshimet e klimës. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributin që BERZH-i, donatorët dhe ekspertët e përzgjedhur prej tij, kanë dhënë nëpërmjet projekteve të ndryshme, për përgatitjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe rritjen e kapaciteteve teknike e rregullative të Bankës së Shqipërisë, në funksionin e saj të mbikëqyrjes dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Këto projekte përfshinin:

– përgatitjen dhe realizimin e vetëvlerësimit, në procesin e verifikimit të ekuivalencës së kuadrit rregullator mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian; dhe

- vlerësimin në nivel rajoni të kuadrit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, me fokus të veçantë në krijimin e kërkesave për kapital dhe detyrime të pranuara (MREL), si edhe zhvillimin e metodologjisë për një nga instrumentet e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.

Në vijim, Guvernatori bëri një përshkrim të përgjithshëm të zhvillimeve ekonomike dhe financiare, duke evidentuar ndryshimet strukturore në ekonomi dhe kontributin e sektorit bankar në mbështetje të tyre. Pritjet për zhvillimet e ardhshme, pavarësisht sfidave, mbeten pozitive. Palët vlerësuan nevojën për rritjen e mbështetjes financiare të sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku programi i posaçëm i miratuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë, përfaqëson një mundësi shumë të mirë zhvillimi. Në këtë drejtim, ata vlerësuan se progresi i realizuar nga Banka e Shqipërisë për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe digjitalizimin, do të shërbejë gjithashtu për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe rritjen e aksesit në financim sektorët më pak të financuar.

Përfaqësuesit e BERZH-it shprehën vlerësimin maksimal për bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë në projektet e mësipërme dhe gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në drejtime të tjera. Zj. Vukosavljevic shtoi se BERZH-i do të vazhdojë të mbetet një partner kryesor, duke ofruar mbështetje në sektorë kyç të ekonomisë së vendit, me fokus te ndihma për bizneset shqiptare që të bëhen më të gjelbra dhe më digjitale, si dhe për të fuqizuar sipërmarrësit e rinj./ Monitor

banka e shqiperis

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë