SOCIALE

Sejko: Sistemi i pagesave në Euro u ka kursyer shqiptarëve rreth 100 milionë euro

M.B. Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 14:22

Sejko: Sistemi i pagesave në Euro u ka kursyer shqiptarëve rreth 100

TIRANA- Banka e Shqipërisë vlerëson se sistemi kombëtar i pagesave në monedhën europiane u ka kursyer klientëve të sektorit bankar rreth 100 milionë euro deri më sot.  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nënvizoi në ceremoninë e hapjes së Javës së Parasë rolin e Bankës së Shqipërisë në uljen e kostos së transfertave bankare. Ai shtoi se nga zerimi i komisioneve për transfertat e vogla, deri në 20 mijë lekë, janë kursyer afërsisht 7 milionë euro. 

“Krahas rolit klasik të bankave qendrore për operimin e sistemeve të pagesave me vlerë të madhe, Banka e Shqipërisë është përfshirë edhe në operimin e sistemeve të pagesave me vlerë të vogël.  Në këtë drejtim, kemi krijuar Sistemin e Pagesave me Vlerë të Vogël (AECH) dhe, së fundmi, edhe atë AIPS EURO. Falë politikave të Bankës së Shqipërisë për rregullimin e komisioneve, ky evolucion ka gjeneruar kursime të konsiderueshme.

Kështu, vetëm nga zerimi i komisioneve për pagesat deri në 20,000 lekë, u janë kursyer konsumatorëve dhe bizneseve përafërsisht 700 milionë lekë, që prej vitit 2020. Nga ana tjetër, operimi i sistemit AIPS Euro ka gjeneruar kursime të konsiderueshme, të cilat përllogariten të jenë rreth 100 milionë euro. Ndërkohë, impakti jo-monetar vlerësohet të jetë shumëfish më i lartë, nëpërmjet promovimit të pagesave elektronike të cilat reduktojnë përdorimin e cash-it dhe rrisin formalizimin e ekonomisë,” tha Sejko. 

Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e sistemeve të pagesave, nga reformat e para të pas viteve ’90, te krijimi i Sistemit Shqiptar të Pagesave Ndërbankare (AIPS), si një nga sistemet më avangard të kohës në nivel rajoni dhe më gjerë, sa i përket operimit të tij.  Ky sistem mundësoi qarkullimin e shpejtë dhe efikas të parasë të emetuar nga Banka e Shqipërisë në ekonomi dhe krijoi bërthamën për zhvillimin e tregjeve të parasë dhe atyre të kapitalit, si dhe implementimin efikas të politikës monetare.  Në ditët e sotme, ai proceson një total pagesash rreth 5 herë më të lartë se Prodhimi i Brendshëm Bruto, dëshmi e qartë e rëndësisë së tij për tregjet financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.   Guvernatori foli përsëri lidhur me një tjetër project të rëndësishëm, atë të pagesave të shpejta. 

“Së fundmi, ka nisur projekti për krijimin e pagesave të shpejta në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor. Ne do prezantojmë një mënyrë të thjeshtë të kryerjes së pagesave nga celulari.

Përtej inovacionit që do të promovojë ky sistem, ai pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm si në kursimet e gjeneruara ashtu edhe në përfshirjen dhe familjarizimin e publikut me shërbimet inovative financiare,” tha aji.

Ai shtoi se të rinjtë duhet të kuptojnë se stabiliteti monetar dhe zhvillimi i infrastrukturave moderne financiare janë rezultat i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të institucioneve publike dhe sektorit privat. 

“Një aspekt thelbësor i edukimit financiar është gjithashtu aftësimi për të dalluar informacionin e besueshëm nga ai i rremë. Historia na tregon raste të shumta kur mungesa e informacionit të saktë dhe mashtrimet financiare kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme për qytetarët.  Po ashtu, në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi dhe ndikimi i mediave sociale është i madh, është e lehtë të biesh pre’ e këshillave të paverifikuara financiare.

Investimet dhe vendimet financiare duhen bazuar në analiza të mirëfillta dhe burime të besueshme, për të shmangur humbjet dhe pasojat e rënda ekonomike. Për të gjitha këto është e domosdoshme që qytetarët, veçanërisht të rinjtë, të mbështeten te burime të sigurta informacioni, si Banka Qendrore, institucionet financiare, shoqatat që punojnë në fushën e edukimit financiar, institucionet e dijes etj.,” tha Sejko./ Monitor

gent sejko

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë