SOCIALE

Shoqata: Sistemi i primeve mbi bazë riskun sjell çmime më të drejta për sigurimin e mjeteve

M.B. Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 22:34

Shoqata: Sistemi i primeve mbi bazë riskun sjell çmime më

TIRANA- Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë zhvilloi të premten një komunikim për mediat, për të komentuar zhvillimet kryesore të tregut dhe sfidat për vitin 2025. Kryetari i Shoqatës, Kadri Morinaj, tha se ky vit ka nisur me një zhvillim të rëndësishëm për tregun: diferencimi i primeve për kategorinë e autoveturave bazuar në faktorët e riskut. Sipas tij, ky zhvillim ka në themel ka kujdesin ndaj klientit, por dhe qëndrueshmërinë e tregut. Sipas tij, shoqëritë e sigurimit e kanë mirëpritur këtë skemë të re të llogaritjes së primit mbi bazën e faktorëve të riskut, që aplikohet prej vitesh nga shoqëritë homologe në Europë.

“Ky model parashikon përfshirjen e faktorëve të riskut mbi primin e sigurimit për kategorinë autovetura. Janë edhe rreth 7-8 kategori të tjera sigurimi të përgjegjësive ndaj palëve të treta (TPL), për të cilat nuk janë konsideruar faktorët e riskut. Është krijuar një ide që faktori i riskut është vetëm bonus-malus. Gjë që nuk është e vërtetë. Kjo është e përcaktuar në Ligjin nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, neni 8, ku përcaktohet që bonus-malus bazohet në historikun e dëmeve dhe është një ndër faktorët e riskut.

Gjithashtu, në zbatim të parimeve juridike, por dhe për t’i ardhur në ndihmë konsumatorëve, për vitin 2025 ky faktor është konsideruar 1. Që do të thotë se nuk ka ndikim dhe janë të lutur të gjithë përdoruesit e rrugës të rrisin kujdesin në mënyrë që të bëjnë sa më pak dëme dhe të përfitojnë bonusin në vitin 2026.

Si qëllim kryesor ka ndërgjegjësimin e klientëve të jenë të përgjegjshëm në përdorimin e rrugës. Klientët që sigurohen për herë të parë përsëri këtë koeficient e kanë 1. Makinat me kubikazh të ulët deri në 1800 cc përfitojnë ulje të primit nga 3%-10%.

Klientët që nuk kanë dëme do të përfitojne bonus 2%-5%, duke filluar nga viti 2026. Mosha e përdoruesve të mjeteve ka ndikim, duke evidentuar përdoruesit në moshë të re dhe pa përvojë të mjetit. Edhe këtu është bërë kujdes që të mos penalizohen dy herë drejtuesit e rinj, pasi faktori i moshës te të siguruarit dhe eksperienca në drejtimin e mjetit nuk kanë mbivendosje.

Mosha e makines ka ndikim, pasi është synuar mbështetja për makinat e reja, përfshirë edhe ato elektrike apo hibride,” u shpreh kryetari i Shoqatës së Siguruesve. Sipas tij, AMF dhe shoqëritë e sigurimit kanë marrë të gjitha masat për zhvillimin e sistemeve, sigurinë e bazave të të dhënave dhe informacionit, kontraktimin me aktoret e tjere ne Shqiperi për te marre te gjitha te dhënat e duhura për një përllogaritje të koeficientëve të rrezikut në mënyrë të saktë, të shpejtë dhe realiste.

Klaidi Çitozi, Drejtor i Përgjithshëm i Sigma Vienna Insurance Group u shpreh se ligji i ri, i vitit 2021, kishte në thelb të tij mbrojtjen e konsumatorit dhe tarifimin sa më të drejtë të individit. Sipas tij, u rrit limiti maksimal i dëmshpërblimit për të dëmtuarit nga aksidentet rrugore çdo vit. Në vitin 2025 ky nivel ka shkuar në 28 milionë nga 20 milionë që ka qenë para katër vitesh.

Sipas këtij ligji, ndryshoi rregullorja e përllogaritjes së dëmeve, duke ndryshuar koeficientët dhe duke bërë që dëmet e paguara të rriten. Me ligjin e ri, edhe të dëmtuarit nga mjetet e pasiguruara, tashmë mund të aplikojnë për dëmshpërblim tek kompania e tyre e sigurimit.

“Është rritur transparenca ndaj publikut dhe shpejtësia e pagesës së dëmeve. Rritja e transparencës në këto vite, ka bërë që dëmet të paguhen. Lidhja e sistemit të dëmeve me AMF, bën që ne të jemi në kontroll të vazhdueshëm nga AMF, duke krijuar kështu edhe një databazë qendrore të dëmeve. Kjo është edhe në vazhdën e digjitalizimit që po aplikohet në këto vite.

Para disa vitesh, kompanitë e sigurimit ndryshuan tarifat për Kartonin Jeshil në Malin e Zi dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, duke e ulur atë nga 40 Euro në 15 Euro. Duke pasur një databazë të saktë dhe të mjaftueshme, do të bëhet edhe tarifimi sipas riskut që ato prodhojnë. Kështu, digjitalizimi shumë i mirë dhe databaza e saktë, lidhja me AMF dhe DPSHTRR në kohë reale, do të kemi mundësi që të tarifojmë klientët në mënyrë më të drejtë, në bazë të riskut që paraqesin,” tha z.Çitozi.

Në komunikimin për mediat, Shoqata evidentoi se një drejtim i rëndësishëm që ka patur vëmendjen e shoqërive të sigurimit është pagesa e dëmeve.

“Rreth 20 % me shumë klientë janë dëmshpërblyer në vitin 2024, ose mbi 70 mije klientë. Pagesa e dëmeve në vlerë është rritur rreth 25% më shumë se në vitin 2023. Pagesa e dëmeve motorike është rritur me rreth 35%. Shoqëritë e sigurimit, megjithëse fokusin kryesor kanë pagesën e dëmeve të të siguruarve, një vlerësim po kaq të madh kanë patur dhe ndaj pagesës se dëmeve të Fondit të Kompensimit për kategoritë e të pasiguruarve, apo atyre qe shkaktojnë dëm dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Këto pagesa janë rritur me rreth 40%, duke ulur kështu volumin e dëmeve pezull me rreth 17% dhe duke realizuar të gjithë fondin e planifikuar për vitin 2024”, thuhet në deklaratën e Shoqatës. Siguruesit nënvizuan edhe zhvillimet në fushën digjitale dhe punën për përafrimin e standardeve të tregut të sigurimeve në Shqipëri me parimet dhe standardet e Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS)./ Monitor

sigurimet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë