SOCIALE

"Synimet e qeverisë!" Investimet publike me burime të brendshme priten rekord prej 2.2 mld euro më 2025-2026

M.B. Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 07:59

"Synimet e qeverisë!" Investimet publike me burime të

TIRANA- Qeveria shqiptare synon të thyejë rekordin historik të investimeve kapitale me fonde të brendshme në dy vitet në vijim 2025-2026 me më shumë se 1,1 miliardë euro për secilin vit. Këtë vit programi i investimeve publik është 1,6 miliardë euro nga të cilat 1,1 miliardë lekë janë fondet te brendshme, ndërsa vitin tjetër zëri i investimeve publike planifikohet 167,5 miliardë lekë nga të cilat 112 miliardë lekë (1,1 miliardë euro) do të jenë nga fondet e brendshme.

Siç shihet nga të dhënat qeveria do të financojë investimet publike 329 miliardë lekë (3,3 miliardë euro) me 2025-2026, nga të cilat 225 miliardë lekë (2,2 mld euro) do të jenë fonde të brendshme të grumbulluara nga taksat dhe tatimet. Investimet publike në këtë nivel pritet të përqendrohen në frontet e hapura të punimeve në infrastrukturën rrugore kryesisht në autostradën Tiranës-Durrës, Korridorin Veri-Jug dhe Korridorin 8 etj dhe Portin e ri të Porto Romanos.

Përgjatë 2025-2028 nga buxheti i shtetit pritet të investojë një vlerë prej 675 miliardë lekësh ose 6.7 miliardë eurosh. Kjo shumë është e konsiderueshme për një shtet me sipërfaqe të vogël si Shqipëria. Nga viti 2021 në vitin 2024 qeveria shqiptare ka investuar mbi 485 miliardë lekë më shumë se 4.8 miliardë euro, por pavarësisht shumave të mëdha vendi ynë mbetet me hendekun më të lartë të infrastrukturës në Rajonin e Ballkanit sipas të dhënave te OECD-së që i takojnë periudhës 2020-2024.

Përgjithësisht investimet publike në Shqipëri karakterizohen nga praktika të paqarta dhe mungesë transparencë. Proceset administrative komplekse dhe burokracia e theksuar shpesh vonojnë miratimin dhe zbatimin e projekteve, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme, të cilat më pas shoqërohen me rritje të kostove. Shpesh përzgjidhen projekte të cilat nuk lidhen me plane afatgjata të zhvillimit. Mungesa e ekspertizës dhe e burimeve të kualifikuara brenda institucioneve shtetërore kontribuon në menaxhimin joefikas të projekteve dhe përdorimin joefikas fondeve.

N vitin 2024 shpenzimet publike të vendit ishin rreth sa 31 e për qind e PBB-së, por në dekadën në vijim do të duhen të jenë në mbi 38% e PBB-së për qind të PBB-së nisur nga nevojat më të larta të financimit të skemës së pensioneve dhe financimet më të larta në shëndetësi nga plakja e popullsisë. Në konsultimin e fundit të marrëveshjes më Shqipërinë, stafi teknik FMN projekton rritje të shpenzimeve buxhetore duke nisur që nga viti 2026. Zërat që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen dhe për digjitalizimin.

FMN sugjeron se rritja e shpenzimet publike duhet të shoqërohet me rritje të të ardhurave. Veçanërisht konsiderohet e rëndësishme reforma e pensioneve e cila duhet të sigurojnë një mbulim më të mirë të popullsie me kontribute. Për të rritur të ardhurat për sigurimet shoqërore do të duhen reforma që përfshijnë uljen e informalitetit në tregun e punës, duke përfshirë edhe sektorin bujqësor./ Monitor

investimet publike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë