SOCIALE

Të dhënat: 2023, investimet e biznesit në ndërtesa në nivelin më të ulët në 12 vite

M.B. Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 15:46

Të dhënat: 2023, investimet e biznesit në ndërtesa në

TIRANA- Investimet e biznesit në toka dhe ndërtesa pësuan rënie të mprehtë në vitin 2023 në raport me 2022, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT. Investimet në ndërtesa shënuan një vlerë prej 23,8 miliardë lekësh në 2023 me rënie vjetore 39%, duke shënuar nivelet më të ulëta që nga viti 2011, referojnë të dhënat zyrtare.

Rënie shënuan edhe investimet e bizneseve në toka. Në 2023 ndërmarrjet investuan gjithsej në ndërtesa 16.7 miliardë lekë më rënie 25 për qind në krahasim me vitin paraardhës. Të dhënat tregojnë se bizneset shqiptare investojnë më shumë në ndërtesa se sa në toka. Psh në vitin 2023 ato ishin 42 për qind më të larta dhe në vitet paraardhëse diferenca ishte edhe më e lartë.

Përgjatë 2010-2023 vlera më e lartë e investimit të bizneseve ne ndërtesa arriti në vitin 2016 me 93 miliardë lekë. Vlerat ishin të larta edhe në vitet e 2015 dhe 2018 (shiko grafikun e mëposhtëm). Investimet e larta në ndërtesa në këtë periudhë pasqyrojnë investime në projekte të mëdha infrastrukturore dhe zhvillimit të qendrave të reja tregtare. Ky “boom” pasoi një rënie të menjëhershme në 28.6 mln lekë në 2017, kur disa nga këto projekte u përfunduan ose u vonuan.

Ecuria e investimeve në ndërtesa për periudhën 2010–2023 tregon një histori të ndërlikuar me luhatje, që reflekton ciklet ekonomike, ndikimet e investimeve publike dhe private, si dhe ndryshimet në financimet e jashtme. Nga 2018 në 2019, investimet u mbajtën afërsisht në nivelin e 40 mld lekëve, duke treguar një stabilizim të sektorit. Vitet e para të pandemisë sollën një tkurrje në 33.4 mld lekë në 2020, por 2021 shënoi një rimëkëmbje në 40.7 mld lekë, falë rifillimit të projekteve të nisura dhe lehtësirave fiskale ndaj hoteleve.

Në vitin 2023 investimet e bizneseve në ndërtesa ranë duke reflektuar sfidat e financimit për shkak të tensioneve inflacioniste dhe hezitimit të bankave për të kredituar për projekte të reja. Nga ana tjetër investimet e bizneseve në toka janë një tregues i interesit për zgjerim dhe ndërtim në të ardhmen. Investimet në toka në 2023 shënuan rënie në raport me vitet 2021 dhe 2022, por ato janë më të larta se mesatarja e dekadës së kaluar.

Investimet në toka në njëjtën periudhe krahasimi kishin vlerën më të lartë në vitin 2022 me më shumë se 22 miliardë lekë. Modeli i zhvillimit në kulla në Tiranë dhe hotele në bregdet po mban të “lidhura” bizneset rreth sektorit të ndërtimit edhe për vitet në vijim./ Monitor

biznesi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë