Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

TIRANA- Sektori bankar rriti më tej investimet në letrat me vlerë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar. Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e bankave tregojnë se vlera e titujve qeveritarë në bilancin e sektorit bankar në fund të vitit 2023 arriti në vlerën e afërsisht 529 miliard lekëve, në rritje me 10.4% krahasuar me një vit më parë. Ekspozimi ndaj qeverisë shqiptare përbënte rreth 27% të vlerë totale të bilancit të sektorit bankar.
Bankat tregtare vendase janë njëkohësisht financuesit kryesorë të borxhit të qeverisë shqiptare. Në fund të vitit të kaluar, borxhi i mbajtur nga bankat tregtare vendase përbënte pothuajse 39% të stokut të përgjithshëm të borxhit publik të Shqipërisë. Mes bankave tregtare, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ishte financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare edhe vitin e kaluar. Në fund të vitit të kaluar, BKT kishte investime në vlerën e afërsisht 155 miliard lekëve në titujt qeveritarë.
Kjo shumë përbënte 29.3% të investimeve të sektorit bankar në titujt e qeverisë shqiptare dhe afërsisht 11.3% të stokut total të borxhit të qeverisë shqiptare. Megjithatë, pjesa e mbajtur nga BKT në raport me bankat e tjera pësoi rënie nga niveli prej 29.9% i një viti më parë. BKT ka një diferencë të ndjeshme me bankat e tjera në tregun e letrave me vlerë të qeverisë, edhe falë disponibilitetit të lartë të fondeve krahasuar me bankat e tjera. Në fund të vitit të kaluar, BKT zotëronte 25.4% të totalit të depozitave bankare.
Në vend të dytë renditet Intesa Sanpaolo, me një portofol prej 68.1 miliard lekësh ose sa rreth 12.9% e totalit të letrave me vlerë të qeverisë në bilancin e sektorit bankar. E matur si peshë ndaj totalit të borxhit të brendshëm, përllogaritet se Intesa Sanpaolo në fund të vitit të kaluar financonte rreth 5% të borxhit publik. Banka e tretë me pjesën më të lartë të tregut të titujve qeveritarë renditet Raiffeisen Bank Shqipëri, me një portofol prej 67.4 miliard lekësh ose 12.8% të totalit të investuar nga sektori bankar në këto instrumente. Në raport me vlerën totale të borxhit publik të vendit, Raiffeisen mban një pjesë prej rreth 4.9%.
Dikur financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, Raiffeisen nisi uljen e ekspozimeve në këto instrumente pas vitit 2011. Ky vendim u diktua nga grupi bankar zotërues, për shkak të vështirësive për shkak të rritjes së kërkesave për kapital në mbulim të aktiveve që grupi zotëronte në tregjet jashtë Eurozonës. Vijon Credins Bank, që në fund të vitit të kaluar zotëronte rreth 12% të ekspozimeve të sektorit bankar në tituj të qeverisë shqiptare, për një vlerë totale prej rreth 63.7 miliard lekësh.
Historikisht, Credins ka qenë një bankë më e fokusuar te huadhënia për sektorin privat dhe është aktualisht huadhënësi më i madh në ekonominë shqiptare. Megjithatë, në vitet e fundit Credins gradualisht ka rritur peshën e investimeve në tituj, me qëllim diversifikimin e strukturës së aktiveve në bilancin e vet dhe ruajtjen e balancave të nevojshme në treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit.
Pjesa e mbetur e investimeve të bankave tregtare në tituj të qeverisë shqiptare ndahet mes ABI Bank, me 11.2% të totalit, Tirana Bank, me 7.1%, OTP Bank Albania, me 6.7%, Union Bank, me 5.2%, Fibank, me 2.2% dhe Procredit Bank, me 0.5%. Banka e Bashkuar e Shqipërisë nuk ka investime në këto instrumente.
Sektori bankar ka qenë gjithmonë financuesi kryesore i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare. Në total, në fund të vitit të kaluar, sektori bankar zotëronte gjithsej rreth 61.2% të stokut të borxhit të brendshëm, me një vlerë totale prej 444 miliard lekësh. Por, në vitet e fundit, bankat kanë qenë ndër investitorët më aktivë edhe në tregun e eurobondeve të emetuara nga qeveria shqiptare në tregjet financiare ndërkombëtare. Në fund të vitit 2023, vlera e titujve në valutë të qeverisë shqiptare të mbajtura nga bankat tregtare arriti në afërsisht 90 miliard lekë.
Pjesa e lartë në tregun e letrave me vlerë të qeverisë ka një ndikim të rëndësishëm në rezultatin financiar të bankave, sepse siguron përfitime të kënaqshme me një shkallë të ulët rreziku./ Monitor
Dashi Komunikimi dhe privilegjimi i jetës sociale do ju ndihmojë shumë ta përmirësoni jetën tuaj sot. Do keni edhe ide shum&eum...
foto ilustruese TIRANË- Universiteti i Tiranës ka njoftuar ditën e sotme emrat e dekanëve të rinj të tetë fakultete...
DashiNë dashuri, mund të përballeni me disa tensione, edhe në marrëdhëniet më të qëndrueshme. Është e r...
TIRANA- Procesi i konsolidimit të sektorit bankar e ka ulur pjesën e tregut të bankave më të mëdha. Statistikat e Bankës s&...
Margot Robbie ITALI- Aktorja Margot Robbie dhe bashkëshorti i saj Tom Ackerley së shpejti do të bëh...
Ben dhe Jennifer SHBA- Arsyeja se pse çifti i aktorëve Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u ndanë pas dy vitesh martesë ësht&eu...
DashiTë mërkurën në këto orë të fundit të gushtit do të ndiheni veçanërisht energjikë dhe të...
Dua Lipa SPANJË- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa organizoi një festë të këndshme ditëlindjeje m...
Mariah Carey SHBA- Nëna e këngëtares Mariah Carey, Patricia dhe motra Alison, vdiqën në të njëjtën ditë ...
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck SHBA- Pas kërkesës së divorcit nga Jennifer Lopez, aktori Ben Affleck ka ndërprer&eu...