BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

TIRANA- Rritja e depozitave në vitet e fundit ka qenë më e ngadaltë në raport me rritjen ekonomike. Kjo ka bërë që Shqipëria të humbasë kryesimin si vendi i Ballkanit Perëndimor me sasinë më të madhe të depozitave bankare ndaj ekonomisë. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit 2023 depozitat bankave të shqiptarëve ishin sa 62.91% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Ky tregues ka rënë për të tretin radhazi. Në 2022, depozitat përbënin 64.89% të PBB-së, ndërsa në vitin pandemik 2020 ky raport kishte arritur nivelin rekord prej 75.44%. Por, rritja e shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë nuk është ndjekur dot nga një rritje në përmasa të njëjta e depozitave.
Një efekt të konsiderueshëm ka pasur padyshim edhe efekti i kursit të këmbimit. Më shumë se gjysma e depozitave bankare në Shqipëri janë në monedhën euro. Edhe shtesa e depozitave në vitet e fundit ka ardhur kryesisht në monedhën europiane. Por, zhvlerësimi i euros ndaj lekut (gati 25% që nga pandemia) ka ndikuar negativisht vlerën e depozitave në valutë dhe raportin e tyre ndaj prodhimit kombëtar.
Tashmë, Shqipëria nuk është më vendi me sasinë më të madhe të kursimeve të mbajtura si depozita kundrejt PBB-së. Kjo renditje vitin e kaluar kryesohej nga Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 64.19% e PBB-së. Shqipëria renditet e dyta me 62.91%, por e ndjekur shumë afër nga Kosova, me 62.81% të PBB-së. Vijon Mali i Zi me 53.42%, Bosnje-Hercegovina, me 51.16% dhe Serbia me 48.99%.
Përgjithësisht, individët në rajonin e Ballkanit Perëndimor ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Kjo tendencë ka qenë mjaft e theksuar edhe te shqiptarët. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare.
Vlerësohet se në fund të vitit të kaluar, depozitat bankare përbënin rreth 84% të kursimeve totale të shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë mes instrumenteve të boxhit të qeverisë, fondeve të investimit, atyre të pensionit dhe obligacioneve të shoqërive tregtare.
Dominimi i depozitave mund të lidhet pjesërisht edhe me mungesën e tregjeve të zhvilluara të kapitalit në rajon. Në vitin 2023, në Shqipëri u bë për herë të parë listimi i një titulli financiar të emetuar nga një kompani private në Bursë, por qysh atëherë nuk ka pasur zhvillime të tjera.
Niveli i lartë i depozitave në vendin tonë është mbështetur edhe nga remitancat, me një pjesë e mirë e kursimeve të emigrantëve që janë mbajtur në bankat shqiptare. Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe që qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator 2024 totali i depozitave në banka arriti në 1.641 trilionë lekë ose pothuajse 16.7 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 88 miliardë lekë ose 5.7%./ Monitor
Dashi Do e urreni rutinën gjatë kësaj dite dhe do bëni të pamundurën për ta ndryshuar atë. Thojini gjërat si i ndj...
TIRANA- Gjatë vitit 2023, inflacioni mesatar ishte 4.7%, por për disa produkte bujqësore që janë baza e shportës rritja e &ccedi...
TIRANA- Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare po vazhdojnë tendencën rënëse dhe kanë prekur nivele...
TIRANA- Për ekspertët kontabël, ndryshimet e shpeshta fiskale nuk po lejojnë të garantohet zhvillimi i qëndrueshëm te bizne...
Dashi Mundohuni të lini pas të shkuarën gjatë kësaj dite dhe ta shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Planet&...
Foto ilustruese Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, pavarësisht ndikimit jo shumë pozitiv të Hënës. Nis p...
SHBA- Shumë njerëz duan të bëhen influencues në mediat sociale. Kjo është e mirë për kompanitë, por e keqe p...
Dashi Bëni ato që do mendoni gjatë kësaj dite, por mos e teproni. Qetësia dhe natyraliteti do ju ndihmojë më shumë p&...
TIRANA- Sporti amerikan i gjuetisë së ofertave dhe uljeve të shumta, që sjell konsum të spikatur në ditën e njohur si &ldqu...
Dashi Do keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite dhe do ndërmerrni projekte të shumta. Kur t’iu duhet të b&eu...