SOCIALE

Teprica e kapitalit të sektorit bankar arriti në 46 miliard lekë në fund të 2023

n.f Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 15:00
Teprica e kapitalit të sektorit bankar arriti në 46 miliard lekë
Foto ilustruese

TIRANË- Teprica e kapitalit të sektorit bankar arriti në nivelin 46 miliard lekë në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, teprica e kapitalit u rrit me rreth 10 miliard lekë ose 28% krahasuar me mesin e vitit. Kjo shifër konsiston në diferencën mes kapitalit faktik të sektorit bankar dhe kapitalit minimal që ai duhet të ketë, mbështetur në kërkesat rregullatore të Bankës së Shqipërisë.

Një tepricë kapitali tregon aftësinë e sektorit bankar në tërësi për t’iu përgjigjur nevojave të mundshme shtesë për kapital. Ecuria e tepricës së kapitalit përcaktohet nga ecuria e fitimit të bankave, sjellja e elementeve të kapitalit rregullator dhe kërkesat rregullatore që duhet të përmbushen.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e kapitalit të disponueshëm ka ardhur si rrjedhojë e zhvillimeve pozitive në ecurinë e kapitalit rregullator. Me qëllim forcimin e vazhdueshëm të pozitave të kapitalit, bankat kanë rritur rezervat e krijuara nga fitimet e pashpërndara dhe kanë shtuar përdorimin e borxhit të varur.

Sipas Bankës së Shqipërisë, të dy këta elementë kanë përmirësuar treguesit e kapitalit.

Bankat me rëndësi sistemike (BKT, Credins, Raiffeisen dhe OTP Albania) në fund të vitit 2023 kishin një tepricë kapitali në vlerën e 17 miliard lekëve, në rritje me rreth 1 miliard lekë krahasuar me një vit më parë. Teprica e kapitalit për këto banka është rritur në një masë të vogël, kryesisht për shkak të rritjes së mëtejshme të kërkesave rregullatore për kapital ndaj tyre.

Bankat e tjera në fund të vitit rezultojnë me një tepricë kapitali më të lartë se ajo e bankave sistemike, si rezultat i nivelit më të ulët të kërkesave rregullative për t’u përmbushur nga këto banka. Në dhjetor 2023, kjo tepricë ishte 28 miliard lekë, ose 9 miliard lekë më shumë se teprica e kapitalit të një gjashtëmujori më parë.

Kërkesa bazë e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare është në nivelin 12%, por prej vitit 2019 Banka e Shqipërisë ka nisur edhe aplikimin e shtesave makroprudenciale të kapitalit.

Duke marrë në konsideratë shtesat e mësipërme, si dhe shtesën specifike që kanë disa banka të sektorit bankar, kufiri i raportit të kërkuar të mjaftueshmërisë së kapitalit lëviz në intervalin 18%-20% për bankat me rëndësi sistemike dhe 14%-17% për bankat e tjera.

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti mesatar i mjaftueshmërisë së kapitalit në fund të vitit 2023 arriti në 19.42%, nga 18.13% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.

Faktori me ndikimin kryesor në rritjen e kapitalit rregullator të sektorit ka qenë rezultati i lartë financiar i vitit 2023. Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2023 fitimi neto i sektorit bankar me standardet lokale arriti në 32.5 miliard lekë, në rritje me pothuajse 50% krahasuar me vitin 2022. Rritja e normave të interesit ka dhënë një efekt të lartë në rritjen e rezultatit neto nga interesat dhe në rezultatin financiar neto të sektorit bankar.

Marre nga Monitor

teprica sektori bankar

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë