SOCIALE

Tregu i auditimit arrin 15 milionë euro! Të dhënat: U qarkulluan rreth rreth 14.88 milionë euro

M.B. Përditësimi i fundit 18 Maj 2025, 08:18

Tregu i auditimit arrin 15 milionë euro! Të dhënat: U qarkulluan

TIRANA- Tregu i auditimit në vitin 2024 qarkulloi rreth 1.46 miliardë lekë, ose rreth 14.88 milionë euro, në volumin e të ardhurave të realizuara nga honorarët e shërbimeve të auditimit ligjor. Në raport me një vit më parë, tregu është rritur gati 15%. Publikohet renditja e 15 shoqërive më të mëdha audituese në vend.

Tregu i auditimit, në vitin 2024, arriti në rreth 1.46 miliardë lekë, ose rreth 14.88 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), një autoritet rregullator i pavarur, i cili kontrollon zbatimin e kritereve ligjore tek audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar.

Sipas BPM, tregu i auditimit në fund të vitit 2024 ka pasur 250 auditues ligjorë të regjistruar, nga të cilët 143 auditues ligjorë që e ushtrojnë aktivitetin si person fizik, 81 shoqëri auditimi dhe 26 auditues ligjorë të punësuar pranë shoqërive të auditimit. Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit kanë ndërmarrë 3809 auditime ligjore në vit, referuar të dhënave për angazhimet e auditimit të realizuara në vitin 2024, sipas BMP.

Ecuria e tregut të auditimit reflektohet në rritjen mesatare prej 14.9% të të ardhurave vjetore të gjeneruara nga shërbimet e auditimit ligjor, krahasuar me një rritje mesatare prej 6.7% të njësive ekonomike të audituara. 

“Auditimi ligjor, si një e mirë publike, është një mekanizëm i rëndësishëm në sigurimin e transparencës dhe besimit në raportimin financiar të njësive ekonomike. Nëpërmjet procesit të mbikëqyrjes synohet sigurimi i standardeve më të larta në cilësinë e auditimit, duke pasur në fokus të gjitha palët që mbështeten në një sistem të shëndoshë financiar.

Në vitet e fundit e kemi vënë re një përmirësim të ndjeshëm të punës së audituesve, në mënyrën e organizimit të punës dhe kohës së angazhimit të tyre në misionet e auditimit, duke sjellë si rezultat dhe përmirësim në cilësinë e raportimit financiar të njësive ekonomike. Një indikator i rëndësishëm është edhe tendenca në rritje e volumit të honorarëve nga shërbimet e auditimit ligjor, si një nga treguesit e rëndësishëm lidhur me vlerësimin e punës së audituesve, rrjedhojë e mbikëqyrjes efektive për sigurimin e cilësisë”, thotë Dritan Fino, kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike.

Gjatë pesë viteve të fundit, të ardhurat e realizuara për shërbimet e auditimit kanë qenë në rritje si për shoqëritë e auditimit, ashtu edhe për audituesit ligjorë. Në vitin 2024, shoqëritë e auditimit shënuan 73% të të ardhurave nga shërbimet e auditimit, përkundrejt 27% të realizuara nga audituesit ligjorë.

Ndryshimet në formën ligjore të ushtrimit të profesionit nga person fizik në shoqëri auditimi, gjatë vitit 2024, shpjegojnë ndryshimin me një rënie prej 13% në totalin e qarkullimit të realizuara nga audituesit ligjorë dhe rritjes në të njëjtën përqindje në totalin e qarkullimit të realizuar nga shoqëritë e auditimit.

Në vitin e gjashtë të publikimit të renditjes, Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) ka paraqitur një panoramë të shoqërive të auditimit dhe pozicionimin e tyre në këtë treg, bazuar në totalin e honorarëve të shërbimeve të kryera gjatë vitit 2024 për auditimin ligjor të njësive ekonomike.

Referuar publikimit në raportin e veprimtarisë për vitin 2024, Shoqëria e auditimit “Forvis Mazars” ka kaluar e para për vitin 2024, me 9.21% të totalit të honorarëve të shërbimeve të kryera gjatë vitit 2024 për auditimin ligjor të njësive ekonomike, nga 7.02% në vitin 2023.

Shoqëria e auditimit “Ernst&Young”, që në vitin 2023 ishte e para, ka zbritur në vend të dytë, me 8.48% të totalit, ndonëse pesha e saj është rritur në raport me vitin e mëparshëm, kur ishte 8.13%. Vendin e tretë të renditjes për vitin 2024 e mban “Kreston Albania”, me 8.22% të tregut, duke shënuar rritje të fortë në raport me 4.07% në 2023, kur renditej e pesta, referuar totalit të honorarëve të realizuara nga shërbimet e auditimit.

Shoqëria e auditimit “Deloitte Audit Albania sh.p.k.” është renditur në vendin e katërt 2024, me 7.66%, pas një periudhe dyvjeçare e pozicionuar në vendin e tretë (2023: 4.54%; 2022: 5.55%).

Në vend të pestë mbetet “Grant Thornton”, që ka rritur peshën në tregun e auditimit, nga 4.07% në 2023, në 6.26% në 2024. “Accounting, Audit & Tax Consulting – AATC” ka hyrë në listën e 15 shoqërive më të mëdha audituese, duke u pozicionuar në vend të gjashtë, me 4.49% të tregut.

Hyrje të reja në listë janë dhe “Intrust” (3.97%), “Melar” (1.73%), “Thinksmart A & C” (1.64%), “Gosnishti Auditor and Partners” (1.33%). Për renditjen e plotë dhe peshën përkatëse shiko grafikun: Renditja sipas honorarëve të faturuara për shërbime auditimi për Shoqëritë e Auditimit, 2024./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë