SOCIALE

Tregu i kredisë me pakicë u rrit me 8.2% në 2023

n.f Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 13:29
Tregu i kredisë me pakicë u rrit me 8.2% në 2023
Foto ilustruese

TIRANË- Tregu i kredisë në segmentin retail (me pakicë) vitin e kaluar arriti vlerën e 265 miliardë lekëve. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, portofoli i kredisë në këtë segment i raportuar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, u rrit me 8.2% krahasuar me një vit më parë. Rritja ishte më e ulët krahasuar me nivelin prej 14.2% të vitit 2022, duke reflektuar sidomos një rritje më të ngadaltë në kredinë hipotekare për individët.

Segmenti retail përfshin kryesisht kredinë për individë, por edhe atë për mikrobiznese dhe persona të vetëpunësuar. Ky treg është rritur me ritme të shpejta në vitet e fundit, i nxitur sidomos nga segmenti i kredive për blerjen e pasurive të paluajtshme. Pas krizës së kredive me probleme që kulmoi në vitin 2015, bankat shfaqën një fokus më të madh në segmentin retail, në përpjekje për të siguruar një shpërndarje më të mirë të rrezikut të kredisë dhe për ulur ekspozimet e përqendruara në segmentin e biznesit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për segmentin e individëve në fund të vitit 2023 zbriti më tej në 3.4%, nga 3.8% që kishte qenë një vit më parë. Në segmentin e biznesit, ky raport ngeli ndjeshëm më i lartë, në nivelin 5.7%.

Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se për vitin 2023 tregu i retail u kryesua nga Raiffeisen Bank Albania, Raiffeisen Bank në fund të vitit të kaluar zotëronte 20.6% të portofolit të kredisë retail, me një rënie të lehtë nga niveli prej 20.3% e një viti më parë. Në vendin e dytë në tregun e retail pozicionet banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare. BKT e rriti pjesën e saj të tregut gjatë vitit 2023 në 18.6%, nga 17.7% që zotëronte në vitin 2022.

Ndjek OTP Albania, që në fund të vitit të kaluar mbante 18.1% të tregut, në rritje të ndjeshme nga niveli prej 20.3% i vitit 2021. OTP kishte arritur një rritje të fortë në tregun retail pas bashkimit me Alpha Bank Albania, në fund të vitit 2022. Por, vitin e kaluar, banka me kapital hungarez ka humbur përsëri terren, duke reflektuar një ngadalësim të huadhënies retail, pas një rritjeje të shpejtë disavjeçare në këtë segment.

Në vendin e katërt, pozicionohet Credins Bank, me 10.6% të portofolit të kredisë retail, ndërsa një vit më parë mbante 9.75% të tij. Banka më e madhe kredituese e ekonomisë shqiptare edhe vitin e kaluar ka vijuar të fitojë terren në segmentin retail, në vijim të strategjisë për një shpërndarje më të mirë të rrezikut kreditor.

Në vendin e pestë edhe për 2023 qëndronte Union Bank, me 7.8% të portofolit retail të sektorit. Edhe Union Bank ka arritur ta zgjerojë më tej pjesën e saj të tregut nga niveli prej 7.7% që mbante në vitin 2022. Intesa Sanpaolo Albania vitin e kaluar arriti një rritje të ndjeshme në tregun e retail, duke u zgjeruar në 6.9% të portofolit total të sektorit, nga 6.4% që zotëronte në vitin parardhës.

Një pjesë tregu të përafërt ka edhe Tirana Bank, me 6.9% të tregut, edhe por me një rënie të lehtë nga niveli prej 7% që zotëronte në fund të vitit 2022. Rritje në tregun e retail shënoi edhe Fibank, që vitin e kaluar arriti në më shumë se 5% të portofolit të sektorit, nga 4.65% që zotëronte në vitin 2022.

Ndërkohë, rënie të ndjeshme pësoi Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), në 3.3%, nga 4% që mbante në fund të vitit 2022. Renditja në tregun retail mbyllet nga Banka e Bashkuar e Shqipërisë dhe ProCredit Bank Albania, secila me afërsisht 1% të totalit të portofolit./ Monitor

tregu i kredive

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë