SOCIALE

Treguesi i besimit në ekonomi u rrit ndjeshëm në prill, vetëm ndërtimi në rënie

n.f Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 12:36
Treguesi i besimit në ekonomi u rrit ndjeshëm në prill,
Foto ilustruese

TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi një rritje të ndjeshme në muajin prill. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti nivelin 113.8, me rritje prej 6.6 pikësh në krahasim me muajin mars. Aktualisht, treguesi i besimit në ekonomi qëndron 13.8 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Rritja e TNE-së u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e biznesit të industrisë, shërbimeve, tregtisë si dhe të besimit konsumator, ndërkohë që sektori i ndërtimit regjistroi rënie të lehtë. Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 3.5 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet më optimiste për prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse. Niveli i këtij treguesi aktualisht qëndron 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen janë rritur. Bizneset nuk pritet të ndryshojnë çmimet e tyre në të ardhmen.

Treguesi i besimit në ndërtim ra lehtësisht me 0.7 pikë përqindje në muajin prill, për të dytin muaj me radhë. Megjithatë, ky tregues qëndron rreth 22 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rënia këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të ulëta për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit ndjeshëm, me 8.2 pikë përqindje, në muajin prill. Niveli i tij qëndron pranë vlerave më të larta historike, me rreth 22 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë të tij. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Pritjet e bizneseve për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje.

Treguesi i besimit në tregti ka shënuar rritjen më të lartë të të gjithë treguesve këtë muaj, me rreth 9.3 pikë përqindje. Kjo rritje e fortë u ndikua kryesisht nga vlerësime optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit. Edhe pritjet për punësimin u rritën këtë muaj, por në një shkallë më të ulët se komponenti i parë. Niveli aktual qëndron rreth 13 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet e tyre për ecurinë e biznesit në të ardhmen kanë regjistruar rritje këtë muaj, ndërsa pritjet për çmimet janë më të ulëta.

Treguesi i besimit konsumator u rrit me 3.8 pikë përqindje, duke përforcuar prirjen rritëse të nisur muajin e kaluar. Niveli i tij aktual ka kaluar me 4.6 pikë përqindje mesataren historike. Përmirësimi i treguesit u përcaktua nga të gjitha elementet e treguesit, përkatësisht pritjet e përmirësuara për situatën e përgjithshme ekonomike, situata financiare dhe blerjet në shuma të mëdha (aktuale dhe për të ardhmen).

Marrë nga Monitor

ekonomi tregues besimi ndertim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë