SOCIALE

Vijon rënia e konsumit të birrës edhe në muajin gusht; Shoqata e Mikrobirrarive: Po abuzohet me çmimet

n.f Përditësimi i fundit 7 Gusht 2024, 07:52
Vijon rënia e konsumit të birrës edhe në muajin gusht;
Foto ilustruese

TIRANË- Prodhuesit e birrës artizanale, përveç kostove të larta të prodhimit, të ndikuara nga dyfishimi i akcizës, aktualisht po vuajnë edhe rënien e shitjeve. Kryetari i Shoqatës së Mikrobirrave Shqiptare, Xhim Begeja, pohoi për “Monitor” se pas rritjes së konsumit në muajt maj-qershor, nga zhvillimi i kampionatit europian të futbollit, në muajt korrik dhe fillimi i muajit gusht në tërësi konsumi i birrës artizanale është me rënie krahasuar me vjet.

Begeja thotë se arsyeja kryesore e uljes së konsumit është shtrenjtimi i lartë i çmimeve të shitjes së birrës, jo nga prodhuesit e birrës artizanale, por nga baret dhe restorantet në zonat bregdetare dhe Tiranës drejt konsumatorit fundor.

“Ne si prodhues nuk i kemi shtrenjtuar çmimet e shitjes së birrës, pavarësisht se vijojnë të përballemi me rritje të lartë të kostove nga ndryshimet e akcizës. Konstatohet se shitësit fundorë, sidomos nga baret në muajt e sezonit turistik ka pasur rritje të lartë të çmimeve të birrës artizanale.

Nëse ne e shesim një gotë birrë te ta me çmim 100 lekë, nga baret po shitet 350 lekë deri në 400 lekë për gotë për konsumatorin. Pra çmimi është rritur 4 herë më shumë te fundori në zonat bregdetare dhe deri 3 herë më shumë në Tiranë. Këto nuk janë çmime normale dhe kanë ndikuar te konsumi.

Për shkak të çmimeve të larta konsumatorët, po shkojnë të blejnë birrat te supermarketi për t’i konsumuar në plazh, nëse i lejojnë t’i pinë, pasi plazhi funksionon vetëm me shezlong”, pohoi ai.

Prej vitit 2023, prodhuesit vendas të birrës, përfshirë edhe prodhuesit artizanalë po vuajnë shtimin e kostove nga dyfishimi i akcizës. Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Nga shoqatat e prodhuesve vendas, ndryshimet fiskale u kërkuan të shfuqizohen në Gjykatën Kushtetuese. Pas seancave të zhvilluara më 16 Korrik 2024 Gjykata Kushtetuese vendosi të mbajë në fuqi ligjin e ri “Për akcizat”, që unifikoi nga 1 janari 2023 akcizën te prodhuesit e birrës, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike për shfuqizimin e pjesshëm të ligjeve nr. 81/2022 dhe nr. 94/2023 për akcizat, për pjesën që parashikon unifikimin e akcizës së birrës nga malto për të gjithë prodhuesit pavarësisht sasisë së prodhimit vjetor.

Gjykata Kushtetuese vendosi se ndryshimet ligjore nuk kanë cenuar thelbin e lirisë së veprimtarisë ekonomike apo e kanë vënë në rrezik atë deri në atë masë që të vihet në dyshim ekzistenca e saj.

Në këtë këndvështrim, unifikimi i akcizës nuk përbën një mjet joproporcional. Prodhuesit vendas kanë paralajmëruar disa herë se dyfishimi i akcizës jo vetëm do të rriste peshën e birrës së importit në treg, por do të çonte drejt falimentimit industrinë vendase. Kryetari i Shoqatës së Mikrobirrarive Shqiptare Xhim Begeja tha se shtimi i kostove nga rritja e akcizës ka ndikuar negativisht teK investimet.

Në Malin e Zi një prodhues për 1 Hl birrë paguan 5 euro akcizë, ndërsa ne paguajmë 39 euro akcizë. Vetëm për një muaj prodhim, detyrimi i shtetit ndaj akcizës arrin deri në 350 mijë lekë, ndërsa fitimi ynë arrin 600 euro.

Pra për shkak të kostove të larta sipërmarrësit janë kthyer në rrogëtarë, pra nuk kanë asnjë mundësi financiare të shtojnë investimet e tyre”, pohon ai. Për sa i përket nivelit të akcizës nga prodhuesit kërkohen të zbatohen standardet e BE-së, duke lehtësuar në taksim prodhuesit e vegjël artizanalë./ Monitor

birra shoqata e mikrobirrarive konsum

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë