SOCIALE

Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshme, i afrohen normës bazë të interesit

n.f Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 14:43
Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të
Foto ilustruese

TIRANË- Yield-et e bonove të thesarit pësuan rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave, duke zbritur shumë afër nivelit të normës bazë të interesit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në nivelin 3.32%, nga 3.41% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Marzhi mes normës bazë dhe yield-it të bonove 12-mujore ka zbritur në nivelin më të ulët historik.

Nga 7.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, në ankand u paraqitën gjithsej kërkesa në vlerën e 8.9 miliardë lekëve. Por rata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese u rrit krahasuar me ankandet e mëparshme, duke arritur në 83.31%. Por, megjithatë, kjo nuk e frenoi rënien e yield-eve.

Edhe në këtë ankand, kjo rënie duket të jetë ndikuar pjesërisht nga pjesa e lartë e rezervuar për Bankën e Shqipërisë, që ishte 3.35 miliardë lekë ose sa gjysma e shumës së shpallur për financim. Banka e Shqipërisë nuk merr pjesë në ankand me oferta konkurruese, por i blen bonot me yield-in mesatar të ponderuar të kërkesave të tjera të pranuara. Por, megjithëse nuk merr pjesë me oferta konkurruese në ankand, Banka e Shqipërisë ndikon ndjeshëm yield-in, duke marrë me rezervim një pjesë të shumës së shpallur të bonove dhe duke rritur diferencën mes kërkesës dhe ofertës për shumën e mbetur.

Ndërkohë, yield-et e bonove 6-mujore zbritën poshtë nivelit të normës bazë të interesit. Yield-i mesatar i ponderuar preku nivelin 3.24%, nga 3.28% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Yield-i pësoi rënie pavarësisht kërkesës së ulët në ankand. Nga 1 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim, vlera totale e kërkesave ishte vetëm 726 milionë lekë.

Zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Eurozonë e kanë bërë të qartë tashmë se cikli I rritjes së interesave është mbyllur. Nga ana tjetër, këtë muaj Banka Qendrore Europiane mori vendimin e pritur prej tregjeve për uljen e parë të normave të interesit në pesë vitet e fundit. Pritet që edhe banka të tjera qendrore në Europë të fillojnë të lëvizin në të njëjtin drejtim, megjithëse shqetësimet rreth inflacionit ende qëndrojnë.

Inflacioni në Shqipëri për majin shënoi një rritje të lehtë në 2.2%, por qëndron dukshëm poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Për momentin, Banka e Shqipërisë nuk ka dhënë sinjale për një ulje të pritshme të normave të interesit, por ndërkohë ka lëvizur me politika lehtësuese nëpërmjet ndërhyrjes në kursin e këmbimit, duke mos lejuar forcimin e mëtejshëm të lekut.

Banka qendrore po mban një pozicion të kujdesshëm, duke theksuar se rënia e inflacionit i detyrohet kryesisht uljes së çmimeve të importit dhe kursit të këmbimit, ndërsa presionet e brendshme inflacioniste ngelen të konsiderueshme. Megjithatë, nëse inflacioni nuk do të japë shenja gjallërimi në gjysmën e dytë të vitit, është pritshme që edhe Banka e Shqipërisë të ndjekë kursin e bankave homologe europiane.

Ndërkohë, rënia e mëtejshme e yield-eve dhe stacionimi I tyre pranë normës bazë të interesit dëshmojnë se tregu financiar paqitet i qetë dhe likuid. Ulja e çmimit të borxhit të qeverisë ka një ndikim direkt edhe në normat e interesit të kredive për sektorin privat, që zakonisht ndërtohen mbështetur mbi ecurinë e yield-it të bonove 12-mujore. Rënia e yield-eve në vija të përgjithshme ndikon në uljen e kostos së huamarrjeve për bizneset dhe familjet, duke krijuar premisa për rritje të mëtejshme të kreditimit.

Për të gjithë katërmujorin e parë të vitit, vlera e kredisë së re të disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 117 miliardë lekëve, në rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Marre nga Monitor

yield-et e bonove të thesarit renie

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë