
Kombëtarja e Argjentinës fitoi 3-0 ndaj Islandës në ndeshjen e fundit miqësore përpara nisjes së Kupës së Botës, e zhvilluar në Auburn të Alabamës, përpara rreth 88 mijë tifozëve.
Trajneri Lionel Scaloni zgjodhi të aktivizojë një formacion eksperimental, ndërsa vëmendja kryesore ishte te rikthimi në fushë i kapitenit Lionel Messi. Sulmuesi nisi takimin nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 70-të në vend të Giovanni Simeone, pas rikuperimit nga dëmtimi që kishte pësuar në fund të muajit maj gjatë një ndeshjeje të Inter Miami kundër Philadelphia Union.
Argjentina kaloi në avantazh që në minutën e 8-të falë një goditjeje të bukur nga distanca të Valentín Barco. Pak minuta pas hyrjes në fushë, Messi ndikoi menjëherë në lojë duke shërbyer për Lautaro Martínez, i cili u ndal në mënyrë të parregullt në zonë nga Olafsson.
Nga pika e bardhë, Messi nuk gaboi, duke realizuar golin e tij të 117-të me fanellën e Argjentinës në paraqitjen e 199-të me kombëtaren.
Goli i tretë u shënua në minutën e 86-të nga Thiago Almada, duke vulosur fitoren e thellë të kampionëve të botës. Ndërkohë, Lautaro Martínez ishte pranë golit personal, por tentativa e tij përfundoi në shtyllë.
Argjentina do të nisë rrugëtimin e saj në Kupën e Botës më 16 qershor, kur do të përballet me Algjerinë në ndeshjen e parë të turneut.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
10 Qershor08:37
Teuta nuk ndalet me Tetovën, pranë akordit me dy më të spikaturit e Elbasanit
Teuta po punon për përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri dhe një nga emrat që po përflitet për t&r...
SPORT
9 Qershor15:21
Zyrtare: Fabio Grosso merr drejtimin e Fiorentinës
Fiorentina ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm, duke ia besuar drejtimin e skuadrës një prej emrave...
SPORT
9 Qershor15:10
U përjashtua dy vite për doping, CAS zbut dënimin për mesfushorin e kombëtares boliviane
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i uli nga dy vjet në 15 muaj pezullimin për mesfushorin bolivian Boris Cespedes, i dënuar për shkelje të...
SPORT
9 Qershor14:35
Mourinho bën goditjen e parë te Real Madrid
Denzel Dumfries mund ta cilësojë veten që tani një futbollist i Real Madrid, ndonëse “me letra” mbetet ende për mome...
SPORT
9 Qershor14:24
Pas një sezoni fantastik në Serie A, Ylber Ramadani përfundon në radarët e Torinos!
Pas një sezoni të shkëlqyer me Lecce në Serie A, Ylber Ramadani ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, me Torinon që e ka ve...
SPORT
9 Qershor14:15
Neymar i jep shpresë Brazilit, rikuperimi po ecën me ritme të shpejta!
Brazili ka marrë lajme pozitive në prag të debutimit në Botëror. Neymar po fiton garën me kohën për t'u rikthyer n&eum...
SPORT
9 Qershor13:56
Dembele ka disa këshilla për Mbappe në prag të fillimit të Kupës së Botës
Sulmuesi francez Ousmane Dembele po fiton gjithnjë e më shumë peshë brenda kombëtares së Francës në prag të Kup&e...
SPORT
9 Qershor13:40
Rafinja pranë largimit, ofertë marramendëse për brazilianin dhe Barcelonën
Klubet arabe janë gati të bëjnë çmendur për brazilianin Rafinja të Barcelonës. Futbollisti shihet si një nga el...
SPORT
9 Qershor12:55
Spurs sfidojnë parashikimet, mposhtin Knicks dhe afrohen në seri!
San Antonio Spurs kanë rikthyer shpresat në finalen e NBA-së, duke mposhtur New York Knicks me rezultatin 115-111 në ndeshjen e tretë...
SPORT
9 Qershor10:25
Histori nga Botërori/ “Vampiri” Suarez kafshoi sërish, Kielini viktima: 167 bastexhinj pas atij gjesti
Edhe pse pseudonimi i tij është “El Pistolero”, në të vërtetë sulmuesi uruguaian nga shumë njihej si “Vam...