Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin
SPORT

Bayern shtanget në miqësore, mposhtet nga ekipi i kategorisë së tretë

P
Piranjat26 July 2026, 16:13 · 1 min lexim
Bayern shtanget në miqësore, mposhtet nga ekipi i kategorisë

Gjigantët e Bayern Munich e kanë nisur me humbje fazën përgatitore, pasi u mposhtën në ndeshjen e tyre të parë miqësore.

Përballja e zhvilluar në stadiumin "BRITA-Arena" u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës vendase të Wehen Wiesbaden. Ekipi që garon në kategorinë e tretë gjermane zhbllokoi sfidën që në minutën e 10-të falë golit të shënuar nga Ati Allah.

Gjigantët e Bundesligës u përgjigjën në pjesën e dytë, kur Tom Bischof barazoi përkohësisht shifrat përmes një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, pesë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, një gabim i portierit Sven Ulreich i dha mundësinë Schleimer të vuloste fitoren e vendasve.

Për këtë përballje, stafi teknik i bavarezëve preferoi të mos grumbullonte yjet e ekipit të parë, duke aktivizuar kryesisht lojtarë të rinj nga akademia. Përjashtim bënin vetëm mesfushorët Tom Bischof dhe Joao Palhinha, të cilët ishin emrat e vetëm të njohur në përbërje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.