Putin mund të takohet me Trump në Kinë
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Gjithçka nisi pasi llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Bayern Munichut në rrjetin social X publikoi fotografinë e kapitenit të...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar liderë të huaj, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë trazirat e fundit në Francë p&...
Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Nazmi dhe Selam Islamaj. Vend...
Policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestat studentore dhe pretendimet për...
Gjykata e Tiranës ka cakuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzin, i cili dy ditë m&e...
Një aksident rrugor është raportuar mesditën e sotme në fshatin Aliko të Vlorës. Për pasojë kanë mbetur t&e...
Deputetes së pavarur australiane Helen Haynes i janë amputuar të dyja këmbët, pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e 20 tetorit në zonën e Komun&e...

Lionel Mesi vazhdon të thyejë kufijtë e futbollit botëror. Me golin e shënuar ndaj Austrisë në ndeshjen e dytë të Argjentinës në Kupën e Botës, legjenda argjentinase u bë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut, duke shtuar një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Në moshën 38-vjeçare, Mesi po zhvillon një tjetër Botëror spektakolar.
Pas tripletës në ndeshjen e parë dhe rekordit të vendosur në të dytën, kapiteni i Argjentinës konsiderohet një nga favoritët kryesorë për “Këpucën e Artë”, trofeun që i jepet golashënuesit më të mirë të turneut dhe që ende mungon në koleksionin e tij. Ylli i Inter Majemit ka shënuar tashmë në gjashtë ndeshje radhazi të Kupës së Botës, një arritje që më parë ishte regjistruar vetëm nga Zhys Fonten dhe Zhairzinjo. Tani ai është vetëm një ndeshje larg një rekordi absolut që askush nuk e ka arritur më parë.
Përveç golave, Mesi vazhdon të shkëlqejë edhe si organizator loje. Sipas statistikave, ai ka krijuar më shumë raste për gol se çdo futbollist tjetër në historinë e Botërorëve dhe është vetëm një asist larg rekordit absolut, të cilin aktualisht e ndan me idhullin e tij, Diego Armando Maradona. Shumë menduan se pas eliminimit të Argjentinës nga Franca në Botërorin e vitit 2018, epoka e Messit në skenën më të madhe të futbollit po shkonte drejt fundit.
Por katër vite më vonë ai udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror në Katar dhe sot vazhdon të dominojë edhe përballë një brezi të ri yjesh si Kilian Mbape, Erling Haland dhe Vinicius Junior. Ish-sulmuesi francez Olivier Zhiru beson se sekreti i jetëgjatësisë së Mesit qëndron te pasioni i pashtershëm për futbollin. “Ai vazhdon të konkurrojë me veten. Kujdesi për trupin, ushqimin dhe motivimi janë thelbësorë në këtë moshë”, shprehet francezi. Edhe psikologët sportivë theksojnë se për të qëndruar në majë për më shumë se dy dekada kërkohet një disiplinë e jashtëzakonshme mendore.
Sipas tyre, kampionë si Mesi vazhdojnë të sfidojnë veten jo sepse kanë diçka për të provuar, por sepse e duan lojën po aq sa ditën e parë. Ish-kapiteni i Anglisë, Uejn Runi, pranon se kishte dyshime nëse Mesi mund të dominonte ende në një Botëror tjetër. Megjithatë, ai beson se cilësitë teknike të argjentinasit e bëjnë unik. “Mosha mund të të marrë shpejtësinë, por nuk mund të të marrë magjinë me topin. Pranë zonës, Mesi vazhdon të bëjë gjëra që askush tjetër nuk mund t’i bëjë”, deklaroi Runi.
Lajm fantastik për tifozët brazilianë dhe të gjithë dashamirësit e futbollit! Ylli i “Seleçao-s”, Neymar, pri...
Anglia nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 0-0 ndaj Ganës në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë t&...
Kroacia ka marrë 3 pikët e parë në këtë Botëroror. Kroatët mposhtën Panamanë falë një goli të...
Arritja historike e Cristiano Ronaldos, i cili u bë lojtari i parë në histori që shënon në gjashtë edicione të ndryshm...
Pritej që Marco Palestra t’i bashkohej Interit këtë verë. Por kjo gjë nuk do të ndodhë pasi që është Ch...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t’ia dorëzojë trofeun e Kupës së Botës fituesit më 19 korrik në New Jersey,...
Luka Modric do të luajë sot ndeshjen e tij të 200-të me kombëtaren e Kroacisë, në përballjen ndaj Panamasë në ...
Lionel Mesi i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen që po dhuron gjatë këtij Botërori, ku mbetet lideri i Argjentinës dhe nuk...
Tekniku i Anglisë, Tomas Tuchel, doli në konferencë para takimit ndaj Ghanës në Botëror. “Jam një trajner shumë...
Pas ndeshjeve të dyta në fazën e grupeve, dy kombëtare janë matematikisht të eliminuara nga Kupa e Botës 2026, Tunizia Hait...