
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, nxitoi të uronte Egnatian për titullin kampion, duke e cilësuar si një sukses të merituar. Deri këtu gjithçka normale.
Por një pyetje e vogël vazhdon të qarkullojë në ambientet e futbollit shqiptar: Si vendosi z. Duka të ishte në "Elbasan Arena" dhe jo në "Air Albania"?
Në letër, si Egnatia, Elbasani ashtu edhe Vllaznia ishin në garë për titullin. Logjika do të thoshte se presidenti i Federatës duhej të ishte aty ku kishte më shumë gjasa të vendosej kampioni, ose të paktën të priste fundin e ndeshjeve. Por jo. Ai zgjodhi Elbasanin.
Madje, që në momentin kur në tribunën VIP të ndeshjes Vllaznia-Elbasani mungonte presidenti i FSHF-së, shumëkush e kuptoi se trofeu duket se kishte zgjedhur destinacionin e tij përpara vërshëllimës së fundit.
Ndoshta z. Duka ka një GPS futbollistik që tregon paraprakisht vendndodhjen e kampionit. Ndoshta ka një aplikacion sekret që nuk e kanë klubet e tjera. Ose ndoshta thjesht intuita e tij është aq e fortë sa parashikon rezultatin përpara se të luhet ndeshja.
Në fund, Egnatia fitoi titullin dhe presidenti ishte aty për ta dorëzuar kupën. Gjithçka përkoi në mënyrë perfekte.
Sa për tifozët u mbetet vetëm një pyetje: A ishte Armando Duka spektator i finales, apo kishte parë fundin e filmit para se të fillonte shfaqja?
Artikuj te sugjeruar
SPORT
1 Qershor08:16
Asllani rikthehet tek Interi, zikaltërit i ulin çmimin mesfushorit të Kombëtares shqiptare
Kristjan Asllani është rikthyer në Itali dhe është pjesë e Interit tashmë duke qenë se Beshiktashi nuk e ka ushtruar t...
SPORT
1 Qershor06:56
Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura për këto shenja
Dashi
Mund të ndiheni paksa të paduruar me çdo gjë që ju ngadalëson ose ju detyron të bëni të njëjt...
SPORT
31 Maj21:24
Egnatia shkruan historinë, plotëson mrekullinë në “Final Four” dhe shpallet përsëri kampione
Skuadra e Egnatia është shpallur kampione për edicionin e tretë radhazi në Abissnet Superiore pasi ka mbyllur edhe formulën e re t...
SPORT
31 Maj20:40
Dashuri pa kushte për Vllazninë, tifozët shkodranë me banderolë speciale në tribuna
Te Vllaznia nuk u kthyen te suksesi i madh në kampionat, por tifozët e shkodranëve vijojnë të tregonë mbështetjen pa kushte n...
SPORT
31 Maj18:27
E PABESUESHME! Vllaznia shpallet kampione! Fituesi i Superiores publikohet dy orë para finaleve në… Wikipedia
Kategoria Superiore luan sot dy finale nga të cilat do të shpallet fituesi i këtij edicioni dhe do të jepet trofeu. Vllaznia-Elbasani dhe Eg...
SPORT
31 Maj18:13
Kosova pëson humbje ndaj Çekisë
Kosova ka pësuar humbje në udhëtim te Republika e Çekisë.
“Dardanët” zhvilluan një paraqitje solide, por q&eum...
SPORT
31 Maj17:39
Firmos me gjigantët e Kroacisë, zbulohen detajet e kontratës për mesfushorin e Shqipërisë
Etnik Brruti ka firmosur me Hajduk Split. Kontrata me klubin kroat është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Brruti afrohet te Hajduku si...
SPORT
31 Maj17:18
“Një fëmijë që tani do të luajë në një Botëror”, Yamal me entuziazëm të shfrenuar: Dua të bëjmë çmendurira!
Ylli i ri i futbollit spanjoll, Lamine Yamal, ka folur me besim dhe entuziazëm përpara Botërorit, duke theksuar ambiciet e tij dhe të komb&e...
SPORT
31 Maj16:27
Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në boksin profesionist
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në boksin profesionist në kategorinë IBO Cruiserweight, pas fitores ndaj n...
SPORT
31 Maj09:13
Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e volejbollit shqiptar, Kreshnik Tartari
Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Kreshnik Tartari, një prej figurave më të mëdha dhe më me ndi...