Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa të rënda disiplinore ndaj Shkëndijës së Tetovës pas finales së Kupës, duke e përjashtuar klubin nga edicioni i ardhshëm i këtij kompeticioni dhe duke i shqiptuar një gjobë totale prej 105 mijë eurosh.
Vendimi vjen pavarësisht sqarimeve të klubit tetovar, i cili kishte deklaruar se futbollistët nuk e kishin dëgjuar thirrjen për ceremoninë e ndarjes së medaljeve. Megjithatë, organet disiplinore të Federatës kanë vlerësuar se ka pasur shkelje serioze të rregulloreve.
Sipas vendimit, 15 mijë euro janë caktuar si ndëshkim për përdorimin e mjeteve piroteknike në tribunë. Një tjetër gjobë prej 10 mijë eurosh lidhet me koret dhe sloganet e konsideruara të papërshtatshme nga organizatorët.
Ndërkohë, një baner me përmbajtje që autoritetet e futbollit e kanë cilësuar si naziste ka sjellë një sanksion shtesë prej 20 mijë eurosh.
Pjesa më e rëndë e dënimit lidhet me mospranimin e medaljeve pas ndeshjes. Për këtë arsye, Shkëndija është gjobitur me 30 mijë euro dhe është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kupën e sezonit të ardhshëm, pasi është vlerësuar se nuk janë respektuar zyrtarët e ndeshjes dhe ekipi kundërshtar.
Gjithashtu, klubi është ndëshkuar me 30 mijë euro të tjera dhe katër ndeshje pa praninë e tifozëve, për shkak të incidenteve që lidhen me ceremoninë e himnit shtetëror, ku sipas raportit zyrtar nuk është respektuar himni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në tribunë është kënduar himni shqiptar.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
3 Qershor16:01
Tension në Formula 1, ironi dhe replika të ashpra Jos-Steiner
Jos Vershtapen ka reaguar ashpër ndaj Gunther Steiner pas komenteve të këtij të fundit për Maks Vershtapenin dhe rregulloret e reja t...
SPORT
3 Qershor15:13
Një vlerë prej mbi 350 milionë eurosh: Lamine Yamal është lojtari më i shtrenjtë në botë…
Lamine Yamal thuhet se është lojtari më i vlefshëm në botë. Kjo sipas raportit të 549-të javor nga Observatori i ...
SPORT
3 Qershor15:02
Juventus dhe makthi i Milik: Gjatë stërvitjeve shpërtheja në të qara, preka fundin
Kisha prekur fundin me të vërtetë’. Dy vitet e fundit në karrierën e Arkadiusz Milik kanë qenë një një makt...
SPORT
3 Qershor14:52
Ronaldo, shansi i fundit për të pushtuar Botën! A do ta çojë Portugalinë drejt lavdisë?
Për disa, Kristiano Ronaldo mbetet arma kryesore e Portugalisë në rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026. Për të tj...
SPORT
3 Qershor14:18
Elbasani në aksion për Europën, merkato e fokusuar në çdo repart
Sezoni sapo ka përfunduar, por tek Elbasani nuk ka kohë për shumë pushime. Nëse futbollistët po shijojnë ditët e para ...
SPORT
3 Qershor13:49
Fitoi dy trofe me Napolin, lamtumira e Kontes: Emocione të forta dhe pasion i madh, faleminderit nga thellësia e zemrës
Trajneri Antonio Konte i ka thënë lamtumirë Napolit përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. Edhe pse ai e njoftoi largimin ...
SPORT
3 Qershor12:54
Zgjedhjet te Reali i Madridit, Perez: Do të bëj të ditur blerjen e parë këtë të enjte…
Te Reali i Madridit vijon fushata elektorale mes presidentit aktual Florentino Perez dhe sfidantit të tij Enrique Riquelme mes sulmeve ndaj njëri-tj...
SPORT
3 Qershor11:00
Zbulohet ekipi ideal, dominon Egnatia dhe Dinamo! Ja 11-shja më e fortë e Superiores
Me përfundimin e sezonit 2025/26, është publikuar nga “Sofascore” edhe formacioni më i mirë i kampionatit, një p&eum...
SPORT
3 Qershor10:51
Turqia drejt Botërorit 2026/ Montella finalizon listën me 26 futbollistë
Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka bërë publike listën përfundimtare me 26 futbollistë për F...
SPORT
3 Qershor09:14
Barcelona bën ofertën e parë për Marcus Rashford, Manchester United e refuzon menjëherë
Merkatoja e verës sapo ka nisur, por zhvillimet e para po tërheqin menjëherë vëmendjen e tifozëve. Një nga emrat më t&...