
Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë që në sportin shqiptar, qoftë edhe sportistë të huaj, të diskutohej, dyshohej, t’i kërkohej e jo më të pezullohej për mungesë të testit të gjinisë. Por këtë herë është volejbolli i femrave, braziliania e Dinamos Nayara Ferreira, që është dyshuar dhe i është kërkuar të vërtetojë gjininë e saj femërore nëpërmjet analizës së gjakut.
Dyshimet? Thjesht biseda korridoresh. Dhe kaq ka mjaftuar që sportistja braziliane, përveçse të izolohet në shtëpi prej më shumë se një jave, të pësojë një shok psikologjik që na u desh shumë kohë për ta vënë nën kontroll, që ajo të bënte këtë rrëfim për Top Channel.
“Do të flas portugalisht, sepse është më e lehtë për mua të shpreh atë që ndiej dhe gjithçka që po ndodh. Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua. Është hera e parë që përjetoj diçka të tillë në gjithë karrierën time. Luaj volejboll që nga mosha 12-vjeçare”, thotë Ferreira.
Nayara ka luajtur për rreth 15 vite në disa shtete europiane dhe jo vetëm, si Finlanda, Spanja, Portugalia, Republika Çeke, gjithashtu në Arabi Saudite, duke mos përmendur fillimet e karrierës së saj në Brazil. Që nga fëmijëria. Kjo është një ndeshje fëmijësh 17 vjet më parë, kur Nayara ishte rreth 15 vjeçe, duke luajtur në kampionatin vendas.
Një pamje e patransmetuar më parë, por pamja fizike të paktën, kështu nga larg, flet vetë. Themi pamja e jashtme, pasi dyshimet që kanë çuar klubet e Vllaznisë dhe Pogradecit kanë qenë të tilla, ose të paktën nuk i është shfaqur asnjë dokument mjekësor, profesional, sportistes së Dinamos, kur ka pyetur se kush e ka kërkuar apo mbi ç’bazë është kërkuar.
“Ajo që po ndodh tani me mua është diskriminim. Nuk e pranoj këtë. Nuk më kanë kthyer përgjigje dhe nuk më kanë dhënë asnjë arsye ligjore pse e bënë këtë. Ata thjesht e bënë. Kur pyeta një zyrtar të federatës – nuk e di as kush ishte – më tha se “është dokument privat dhe nuk mund të ta tregoj”. I thashë: “Ah, qenka private? Çfarë është private për ty në lidhje me jetën time? Pse?” Kështu ndihem unë tani. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”, shton volejbollistja.
Izolimi, stresi, presioni, diskriminimi – do t’u kthehet të gjithëve atyre që po ma bëjnë, thotë më tej Nayara në intervistën e plotë, të cilën do të keni mundësinë ta ndiqni mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story, ku sportistja braziliane rrëfen shumëçka rreth gjendjes aktuale dhe asaj që e pret në ditët në vijim.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
27 Tetor16:52
I kërkuan "testin e gjinisë", volejbollistja e Dinamos ngujohet në shtëpi
Nayara Ferreira, volejbollistja braziliane e ekipit të Dinamos për femra, është ngujuar prej ditësh në shtëpinë e saj ...
SPORT
27 Tetor15:01
Goditje e fortë për Napolin/ Ja sa do të qëndrojë jashtë fushave ylli belg
Kevin De Bryjne ka pësuar një goditje të fortë në Napoli vetëm disa ditë pas fitores së tyre të madhe kundër...
SPORT
27 Tetor13:06
Jo vetëm me Jamalin, Vinicius u tall edhe me Pedrin: Qaraman…
“El Clasico” e parë e sezonit prodhoi shumë emocione dje ku në fund triumfoi Real Madridi me shifrat 2-1.
Gjatë ndeshjes pati...
SPORT
27 Tetor12:37
Juventusi shkarkon trajnerin Igor Tudor
Juventus duket se nuk mund të presë dot më por e shkarkon trajnerin Igor Tudor nga posti i tij.
Humbja në sfidën me Lazion në m...
SPORT
27 Tetor10:43
Përzgjidhet trajneri dhe formacioni më i mirë i javës së 8-të të Superiores
Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës me dy sfidat e fundit Partizani – Egnati...
SPORT
27 Tetor08:19
Leverkusen nuk ndalet, tjetër sukses në Bundesligë
Leverkusen ka marrë suksesin e katërt radhazi në Bundesligë, teksa kaloi 2-0 pengesën e Freiburgut.
“Aspirinat” iu fal&e...
SPORT
26 Tetor19:03
Ndërhyn edhe policia, sherr masiv te Real Madrid-Barcelona!
Ishin minutat e fundit, kur Pedri mori kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohej nga fusha e blertë. Nga ky moment kishte sherr...
SPORT
26 Tetor18:41
Tri pikët mbesin në “Santiago Bernabeu”, Reali fiton ndaj Barçës
Real Madrid i tregoi Barcelonës në “El Clasico” se janë ata ekipi për t’u mposhtur këtë sezon në La Liga....
SPORT
26 Tetor18:21
Çfarë po ndodh me të preferuarin e Silvinjos? Trajneri i ri nuk e konsideron futbollistin e Kombëtares
Nedim Bajrami duket se vazhdon të jetë çështje te Rejnxhërs. Fantazisti i Kombëtares është lënë jashtë...
SPORT
26 Tetor16:42
VIDEO/ Jasir Asani s’di të ndalet! Shënon gol dhe feston si CR7, tifozët e godasin me shishe
Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Esteghlal po luan në transfertë përballë Faj...