
Triumfi i Egnatias në sezonin 2025/26 ishte produkt i një skuadre të kompletuar, ku pothuajse çdo repart dha kontribut të rëndësishëm gjatë rrugëtimit drejt titullit të tretë radhazi. Ndryshe nga shumë ekipe që mbështeten te një yll i vetëm, rrogozhinasit ndërtuan suksesin mbi ekuilibrin, rotacionin dhe shpërndarjen e përgjegjësive në të gjitha repartet.
Në total, 24 futbollistë morën minuta gjatë sezonit, ndërsa boshti i skuadrës mbeti i pandryshuar nga porta deri në sulm. Egnatia kishte portier të sigurt, mbrojtje solide, mesfushë me eksperiencë dhe një repart ofensiv ku golat u shpërndanë te disa lojtarë.
Një nga pikat më të forta të Egnatias ishte vazhdimësia në portë. Mario Dajsinani luajti 31 nga 38 ndeshjet e sezonit, duke qenë titullar i padiskutueshëm. Me 2790 minuta në fushë, ai ishte një nga futbollistët më të aktivizuar të skuadrës dhe ofroi garanci gjatë gjithë kampionatit. Levan Tandilashvili mori minuta në 7 ndeshje, ndërsa Daniel Aful debutoi me ekipin e parë, duke treguar se klubi po mendon edhe për të ardhmen.
Reparti difensiv ishte ndër më të qëndrueshmit në Superiore. Arbenit Xhemajli ishte lideri i prapavijës, jo vetëm për minutazhin e lartë prej 2742 minutash, por edhe për ndikimin në organizimin e skuadrës. Katër asistet e tij tregojnë se kontribuoi edhe në fazën sulmuese. Abdurraman Fangaj dhe Anio Poçi garantuan stabilitet në krahë dhe në qendër, ndërsa Guilem Haime dhe Eljon Sota dhanë kontribut të vazhdueshëm. Zamig Alijev, pavarësisht se luajti më pak minuta se pjesa tjetër e mbrojtësve, arriti të shënojë një gol dhe të japë një asist.
Mesfusha, motori i kampionëve
Në mesin e fushës spikati Fernando Medeiros. Braziliani ishte futbollisti me më shumë paraqitje në skuadër, plot 37, ndërsa shënoi 5 gola. Ai ishte një nga elementët më të rëndësishëm në tranzicionin mes mbrojtjes dhe sulmit. Albano Aleksi vazhdoi të ishte lideri emocional dhe teknik i ekipit. Me 2610 minuta, 3 gola dhe 16 kartonë të verdhë, veterani ishte një nga futbollistët që sakrifi koi më shumë për skuadrën. Flamur Ruçi zhvilloi një sezon të mirë me 3 gola dhe 1 asist, ndërsa Altin Kryeziu dhe Kastriot Selmani garantuan ekuilibër në mesfushë.Xheferson shfrytëzoi minutat e kufi zuara duke realizuar një gol, ndërsa Januzi debutoi me ekipin e parë.
Sulmi, shumë alternativa dhe gola të shpërndarë
Një nga karakteristikat kryesore të Egnatias ishte fakti se nuk kishte një golashënues absolut. Sulmi u mbështet te disa futbollistë. Alesandro Albaneze dhe Sumaila Bakajoko përfunduan sezonin me nga 9 gola secili, duke qenë realizuesit më të mirë të ekipit. Albaneze shtoi edhe 2 asiste, ndërsa Bakajoko tregoi efi kasitet të lartë pavarësisht se luajti më pak minuta. Daniel Adjessa realizoi 6 gola në vetëm 639 minuta, një raport mbresëlënës që e bën një nga lojtarët më efikasë të sezonit. Po aq gola shënoi edhe Nikola Buriç, i cili ishte një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv. Mohammed Jahaja kontribuoi me 2 gola, Afonso Rodriguez me 1 gol në pak minuta, ndërsa Ildi Gruda dha ndihmën e tij në aspektin taktik dhe të lojës pa top.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
2 Qershor08:09
Vora ndërhyn në merkato, afrohet një mbrojtës
Vora ndërhyn në merkato dhe afron mbrojtësin 24-vjeçar, Ersildjo Asllanaj.
“Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të...
SPORT
1 Qershor23:47
Shqiptari Kristian Prenga “tremb” Joshua-n: Është koha ime, do ta trondit botën!
Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka paralajmëruar një surprizë të madhe në përballjen e shumëpritur ndaj Anthony Joshua, duk...
SPORT
1 Qershor23:40
Zhegrova zhgënjen te Juventusi, media italiane e quan “Zerova”
Edon Zhegrova po kalon një sezon të vështirë te Juventusi, ku nuk ka arritur të lërë gjurmë në aspektin statistikor...
SPORT
1 Qershor22:13
Turqia dhuron spektakël, ‘poker’ golash në miqësoren me Maqedoninë e Veriut
Turqia dhuron spektakël në ndeshjen e saj miqësore te zhvilluar në prag të kampionatit botëror të futbollit që po afron ...
SPORT
1 Qershor20:15
Zgjodhi Kosovën para Zvicrës, mbrojtësi: Kam marrë kërcënime, por s’jam penduar për zgjedhjen!
Qendërmbrojtësi i Kosovës Albian Hajdari, në një intervistë për mediumin “Watson”, ka thënë se ka marr&...
SPORT
1 Qershor20:06
Çmime skandaloze në Botëror, tifozët skocezë marrin autobusa shkolle me qira
Tifozët e Skocisë kanë gjetur një zgjidhje të pazakontë për të shmangur kostot marramendëse të transportit gja...
SPORT
1 Qershor17:22
Përplasja me skuter rezultoi fatale për ish-lojtarin grek, pas një jave ai humbi jetën
Marios Oikonomou, një mbrojtës 33-vjeçar grek, i cili luajti shumë në Itali, ka humbur jetën.
Një javë më par&eu...
SPORT
1 Qershor15:51
Analiza e shifrave, Partizan i balancuar! Më shumë pikë në “Arenën e Demave”, por golat i gjetën në transfertë
Sezoni i fundit i Partizanit u karakterizua nga shumë luhatje në rezultate, por një nga aspektet që meriton vëmendje të ve&ccedi...
SPORT
1 Qershor14:32
Miqësoret me Izraelin e Luksemburgun, Shehu: Atmosferë pozitive dhe objektiva të qarta për të ardhmen
Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Juljan Shehu foli për ardhjen e trajn...
SPORT
1 Qershor14:22
Pas “ndarjes” me babain, djali i Carlo Ancelottit emërohet trajner. Nënshkruan kontratë dyvjeçare me gjigantët francezë
Klubi francez LOSC Lille ka zyrtarizuar emërimin e Davide Ancelotti si trajner të ekipit të parë. 36-vjeçari ka firmosur një k...