Banorët e Letanit në Elbasan protestojnë kundër ndotjes nga guroret: Na ka mbuluar pluhuri
Banorët e fshatit Letan, në Njësinë Administrative Bradashesh të Bashkisë Elbasan, kanë protestuar këtë të m...
Banorët e fshatit Letan, në Njësinë Administrative Bradashesh të Bashkisë Elbasan, kanë protestuar këtë të m...
Xhiro e parë e Fazës së Ligës në Champions pa si protagonistë dy yje si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Sulmuesi i Real Madrid...
Ka nisur në gjykatë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku dhe shoferit të tij, Kr...
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 8 shtator deri në orën 09:00 të datë...
Shkëlqim Goxhaj, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës dha detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e ...
Ndërsa vendet që mbështesin Kievin po shtojnë ndihmat e tyre ushtarake, Moska flet për një afrim të mundshëm me SHBA-n...
Kosova do të bëjë sot një tjetër përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por seanca nis me një tjetër për&cce...
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të ri për gjendjen shëndetësore të tre personave të d&eum...
Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi nj...
Një bombul gazi dyshohet se ka shpërthyer sot në një stacion karburanti në zonën e “Brrylit”, në Tiranë, n...

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.
Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën.
“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj.
Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja.
“Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, – shtoi ai.
Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës.
“I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”
Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren:
“Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.”
Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme:
“Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në play-off”, – theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.
Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e eleminatoreve, kjo është ndeshja e kthimit pasi Anglezët triumfuan në vendin e tyre m...
Maroku siguroi fitoren më të madhe në historinë e Kupës së Botës U-17 vjeç të dielën, duke shkatërrua...
Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e së shtunës, me dy sfidat e fundit: Teuta-Partizani dhe AF Elbasa...
Aston Villa e mposhti me goleadë Bournemouth-in 4-0, duke përfituar nga barazimi pa gola mes Crystal Palace dhe Brighton-it. Skuadra e Unai Emery z...
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, komentoi barazimin 0-0 të skuadrës së tij ndaj Rayo Vallecano, duke theksuar vështirësitë...
Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Botëror, ku në datën 13 nëntor, kuqezinjtë do...
Interi ka mposhtur 2-0 Lazion në “San Siro” në ndeshjen e fundit të javës së njëmbëdhjetë të Serie A,...
Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick arriti një fitore të rëndësishme 4-2 ndaj Celta Vigo-s në “Balaídos”, duke i ...
Kursi për trajnerët e licencës UEFA B, i organizuar nga Departamenti i Edukimit në FSHF në zonën e Tiranës mbylli me sukses e...
Në maratonën e këtij viti në Athinë u regjistruan edhe momente pikante. Një vrapuese turke e quajtur Nur Aygun mori një propo...