SPORT

FORMULA 1/ Botërori 2026 nis nga pista dramatike, frikë për përplasje

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 17:55
FORMULA 1/ Botërori 2026 nis nga pista dramatike, frikë për

Që nga viti 1996, Çmimi i Madh i Australisë hap shpesh sezonin botëror të Formulës 1 dhe me njëvendëshe ende në fazë testimi si dhe me pilotë të etur pas pushimit dimëror, Melburni është shndërruar në skenën ideale për incidente të bujshme.
Pista e ndërtuar rreth liqenit ndërthur segmente shumë të shpejta me kthesa teknike ku gabimi nuk fal. Pikërisht në këtë skenar kanë lindur pamje që kanë mbetur të skalitura në kujtesën e Formulës 1.

PËRPLASJA QË TRONDITI STARTIN – Episodi simbol mbetet ai i vitit 2002, kur në start Ralf Shumaker u përplas me Rubens Barrikelon në kthesën e parë. Uilliamsi u ngrit mbi Ferrarin në një skenë pothuajse surreale, duke shkaktuar një karambol që nxori jashtë garës disa makina ende pa marrë formë gara. Ishte një përplasje shumë e fortë, por fatmirësisht pa pasoja të rënda fizike, një dëshmi se sa shumë kanë ndryshuar standardet e sigurisë krahasuar me epoka të tjera, kur incidente të tilla do të kishin pasur pasoja dramatike.FRIKA E EPOKËS MODERNE – Në vitin 2016, publiku mbajti frymën pas aksidentit të Fernando Alonsos, i cili pas kontaktit me Esteban Gutierrezin u përplas me barrierat duke u rrotulluar disa herë në ajër. Kokpiti rezistoi dhe spanjolli doli pothuajse i padëmtuar nga një makinë e shkatërruar plotësisht. Më së fundmi, edhe incidente si ai i Xhorxh Rasëllit, i përfunduar në barriera në një finale kaotike, kanë rindezur debatin mbi konfigurimin e disa kthesave të shpejta. Në kujtesë do të mbeten edhe lotët e Isak Haxharit, sot shok skuadre i Maks Vershtapenit.

Vitin e kaluar, në debutimin e tij absolut në Formula 1, ai përfundoi në barriera që në xhiron e formimit, në një Çmim të Madh të kushtëzuar nga shiu. Por rasti i Haxharit nuk ishte i vetmi episod dramatik. Xhek Dohan goditi murin, duke shënuar fillimin e fundit të aventurës së tij të shkurtër me makinën Alpine.

Kujtim i hidhur edhe për pilotin vendas Oskar Piastri, ai dhe Norris, me britanikun në krye, dolën jashtë trajektores për shkak të pistës së lagësht. Norris arriti të fitojë, ndërsa Piastri, pas një rikthimi të fortë, e mbylli garën në vendin e nëntë. Kështu, cirkuiti “Albert Park” mbetet një nga skenat më spektakolare të kampionatit botëror, një pistë magjepsëse dhe teknike, por e aftë të shndërrohet brenda pak sekondash në një kurth me shpejtësi të lartë.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve