Gafa e Mbappe nxjerr zbuluar yllin e Francës, poston gabimisht të dashurën në Instagram dhe e fshin menjëherë

Kylian Mbappé është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për paraqitjet në fushë, por për një postim misterioz në Instagram që u fshi vetëm pak sekonda pasi u publikua.
Sulmuesi i Real Madridit publikoi një “story” ku shfaqej aktorja spanjolle Ester Expósito e veshur me fanellën e Kombëtares së Francës me numrin 10 dhe shiritin e kapitenit. Edhe pse postimi u ho menjëherë, disa ndjekës arritën ta fotografonin dhe pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sipas influencerit Javi Hoyos, fotoja u publikua rreth orës 05:30 të mëngjesit, menjëherë pas humbjes së Francës ndaj Anglisë.
“Postimi zgjati vetëm disa sekonda”, shprehet Hoyos, duke shtuar se më pas përdoruesit që tentonin ta hapnin shihnin njoftimin se ajo nuk ishte më e disponueshme.
Fotografia e publikuar tregonte Ester Expósito të veshur me fanellën e Francës, me numrin 10 të Mbappé dhe shiritin e kapitenit, një detaj që ka nxitur spekulime të shumta në rrjetet sociale.
Sipas Hoyos, ekziston mundësia që futbollisti të ketë dashur ta publikonte foton vetëm për listën e tij të “Miqve të Ngushtë” në Instagram, por gabimisht ajo u bë e dukshme për të gjithë ndjekësit përpara se të fshihej.
Deri më tani, as Kylian Mbappé dhe as Ester Expósito nuk kanë reaguar publikisht për këtë episod apo për zërat që kanë nisur të qarkullojnë mbi një lidhje të mundshme mes tyre. Megjithatë, postimi i shkurtër ka mjaftuar për të ndezur debatet dhe komentet në rrjetet sociale.
Lexo edhe
SPORT
Mbyllet epoka Deschamps, ja kush pritet ta drejtojë Francën

FIFA njofton se sa do të zgjasë pushimi i finales së Botërorit

Sulmuesi i Spanjës sulmon ashpër FIFA-n për çmimet e biletave

Mbappé pas humbjes me Anglinë: Ishim të shpërqendruar, na zgjuan në mënyrën më të ...

Mbyllet sondazhi i FIFA-s pak orë para finales, tifozët zgjedhin favoritin për të fituar Kupën e Botës 2026







