SPORT

Gjarpërinjtë helmues shqetësojnë ekipet evropiane në Kupën e Botës

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Qershor 2026, 10:11

Gjarpërinjtë helmues shqetësojnë ekipet evropiane në
Përgatitjet për Kupën e Botës nuk po kufizohen vetëm te taktikat, stërvitjet dhe analizimi i kundërshtarëve. Disa nga ekipet evropiane pjesëmarrëse në turne po përballen me një sfidë të pazakontë: praninë e gjarpërinjve helmues në kampet e tyre stërvitore në Shtetet e Bashkuara.

Futbollistë nga Gjermania, Zvicra dhe Norvegjia kanë shprehur shqetësimin për rrezikun që paraqet fauna lokale, ndërsa disa lojtarë kanë treguar se tashmë kanë hasur gjarpërinj pranë ambienteve ku po përgatiten për ndeshjet.

"Në Gjermani, shqetësohesh për taktikat, dëmtimet dhe kundërshtarin e radhës. Këtu, duhet të mendosh edhe për atë që mund të fshihet në bar," u shpreh kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich.

Kimmich dhe shokët e tij të skuadrës thuhet se u përballën me një gjarpër copperhead (kokë-bakri), një specie helmuese që gjendet zakonisht në North Carolina, në kampin e tyre bazë në Winston-Salem. Ndërkohë, zviceranët shënuan një zonë të caktuar në kampin e tyre në San Diego si "zona e gjarpërinjve" përpara turneut.

Kimmich tha: "Pamë një gjarpër dje dhe na thanë se ishte helmues. Nëse të kafshon, duhet të shkosh në spital. Nuk mendoj se do të vdesësh, por sigurisht që është i rrezikshëm."

Ai shtoi se lojtarët tashmë janë më të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në ambientet e kampit: "Ne jemi këtu duke u përgatitur për turneun më të madh të futbollit, dhe papritur lojtarët po shikojnë tokën para çdo hapi që hedhin."

Edhe Norvegjia është e vendosur në North Carolina, ku sipas autoriteteve lokale të Greensboro, gjarpërinjtë copperhead janë shumë të zakonshëm. Kapiteni norvegjez, Kristian Thorstvedt, reagoi me humor, por edhe shqetësim: "Nuk jam aspak i lumtur ta dëgjoj këtë."

Megjithëse incidentet me gjarpërinj nuk janë të zakonshme, prania e tyre ka shtuar një element të papritur në përgatitjet e skuadrave, duke i detyruar futbollistët të tregohen të kujdesshëm jo vetëm ndaj rivalëve në fushë, por edhe ndaj rreziqeve që mund të fshihen jashtë saj./Përktheu Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë