Mali i Olimpit në Greqi hyn në UNESCO, shtohen dhe plazhet “shpëtimtare” të Francës
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...

Pas largimit nga Liverpoolit në fund të sezonit 2023-24, Jurgen Klopp kishte deklaruar publikisht se do të bënte një pauzë nga futbolli. Megjithatë, vetëm pak muaj më vonë, në tetor, tekniku gjerman u rikthye në botën e futbollit në një rol të ri, duke u emëruar drejtor i futbollit global në kompaninë Red Bull GmbH. Një detyrë menaxheriale, larg fushës së blertë, që dukej se do ta mbante për një kohë të gjatë jashtë pankinave.
Por e ardhmja e Klopp mund të marrë një kthesë të papritur. Sipas raportimeve të fundit nga emisioni spanjoll El Chiringuito de Jugones, aventura e tij me Red Bull mund të jetë drejt fundit, pasi drejtuesit e kompanisë nuk janë plotësisht të kënaqur me ndikimin e tij në projekt. Madje, burimet flasin për një largim të mundshëm në horizont.
Në skenë ka dalë papritur Atlético Madrid. Sipas të njëjtave burime, klubi madrilen ka nisur prej ditësh bisedimet me trajnerin gjerman, me negociatat që thuhet se janë në fazë të avancuar. Operacioni po ndiqet personalisht nga Mark Rowan, CEO i Apollo Global Management dhe aksioner mazhoritar i klubit, i vendosur për t’i dhënë një impuls të ri projektit sportiv.
Interesant është fakti se Klopp, i cili së fundmi kishte refuzuar një ofertë nga Real Madrid, duket se është i intriguar nga profili i Atlético-s.
“Më pëlqen profili i Atlético-s. Shkova në Gjermani dhe jo te Bayern, zgjodha Dortmundin. Shkova në Premier League dhe jo te City, por te Liverpooli. Më pëlqen profili i Atlético-s”, citohet të ketë thënë ai.
Nëse marrëveshja finalizohet, epoka e Diego Simeone te klubi madrilen mund të marrë fund në përfundim të sezonit, me pronarët e rinj që janë gati të hapin një kapitull të ri në “Wanda Metropolitano”. Firma, sipas mediave spanjolle, mund të jetë vetëm çështje kohe.
Jyrgen Klop mund ti kthehet trajningut, por sipas programit spanjoll “El Chiringuito”, ai mund të përfundojë çuditë...
Milani po punon për të siguruar të ardhmen e një prej yjeve të tij kryesorë. Rafa Leao është pranë një zgjat...
Barcelona fitoi bindshëm 3-0 ndaj Atlético Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Copa del Rey, e zhvilluar në ...
Klubi i Kategorisë së Tretë, Klosi është përjashtuar nga gara.Ky vendim është marrë nga FSHF-ja për shkak se...
Një yll i Manchester Cityt është i hapur ndaj një largimi befasues nga klubi pas mundësive të kufizuara nën drejtimin e Pep...
Përveç humbjes së dytë radhazi të Getafes në La Liga pas Osasunës, Real Madridi humbi edhe një nga sulmuesit e tyre ...
Sot do të luhen ndeshjet e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në orën 16:30 Part...
Pas eliminimit nga UEFA Champions League, Inter rrezikon edhe një gjobë pas përballjes së dyfishtë me Bodø/Glimt. Në qend...
Zikaltrit patën një rast të mirë që në fillim të pjesës së dytë, kur Darmian goditi shtyllën, ndërsa...
Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo është larguar nga Arabinë Saudite me avionin e tij privat drejt Madridit pas një nate të tensi...