SPORT

Kriza e futbollit italian, Pirlo: Këtu mungon kurajo. Serie A është larg standardit evropian

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 15:39

Kriza e futbollit italian, Pirlo: Këtu mungon kurajo. Serie A

Na ishte njëherë një kohë kur futbolli italian ishte në qendër të vëmendjes, Një kohë kur kampionët e mëdhenj mezi prisnin të vinin në Serie A për të matur forcat në turneun më të bukur, më të pasur dhe më të vështirë në botë.

Por ajo kohë tani duket shumë e largët dhe ai që e konfirmon këtë me një kthjelltësi çarmatosëse është pikërisht Andrea Pirlo në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport.

Ish organizatori i Milanit, Juventusit dhe kombëtares italiane bëri një bilanc të lëvizjes futbollistike italiane duke nisur nga rrënojat e një Italie që ka mbetur jashtë 3 botërorëve të fundit.

‘Dhemb shumë, jam shumë i trishtuar-tha Andrea Pirlo-Botërori është momenti ku një vend i tërë bashkohet, një kujtim që e mban brenda vetes që kur je fëmijë. Të shohësh Italinë jashtë botërori në 3 edicione radhazi të vjen keq, por më e keqja është se nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk është bërë asgjë për të ndryshuar këtë kurs’

Serie A është shndërruar në një kampionat tranzit, e paaftë që të mbajë futbollistët më të mirë. Rasti më emblematik është ai i Kvicha Kvaratskhelia, që shpërtheu te Napoli dhe tani është një prej shtyllave të Paris Saint Germain

‘Ta mbanim në Itali? Sot është e pamendueshme-shtoi Pirlo-klubet jashtë Italisë kanë më shumë para dhe më shumë mundësi për të zhvilluar kampionë të caktuar. Skuadrat tona nuk e kanë më atë nivel. Po të isha futbollist në 2026 nuk do të kisha dyshime, me siguri do të luaja në Premier League’.

Ndërsa në Evropë ecet me një shpejtësi të madhe duke propozuar një futboll sulmues dhe spektakolar, Italia ka mbetur ende te trashëgimia e vjetër taktike.

‘Skuadrat e mëdha evropiane rrezikojnë, sulmojnë. Njerëzit shkojnë në stadium pikërisht për këtë, fëmijët duan të shohin këtë futboll dhe jo ndeshjet me rezultatin 0-0 me 10 futbollistë në mbrojtje dhe për të parë një gjuajtje në portë të lind dëshira për të fikur televizorin-tha Pirlo që foli edhe për finalen e Ligës së Kampioneve të shtunën

‘PSG është favorit, por kujdes nga mbrojtja e Arsenalit-tha Pirlo-them 2-1 për PSG. I shoh pak më përpara për shkak të eksperiencën duke qenë se së fundmi kanë luajtur 2 finale. Por Arsenali sapo ka fituar Premier League dhe luan një futboll fantastik’.

Do të jetë një sfidë yjesh edhe në mesfushë, reparti që Pirlo e ka dominuar për 20 vjet. Dueli mes Vitinha dhe Declan Rice e tërheq.

 ‘Janë të ndryshëm, por thelbësorë-tha Pirlo-Vitinha pastron çdo top dhe e vë në punë PSG nën presion, Rice ka kualitete të pabesueshme, mbyll çdo hapësirë dhe rikuperon gjithçka. Me cilin do të ndihesha më mirë? Mund të luaja fare mirë me të dy. Çfarë do të vendosë ndeshjen? Do të jetë faza mbrojtëse  ajo që do të përcaktojë këtë sfidë. Gabriel e Saliba janë mes qendërmbrojtësve më të mirë në botë për fizikun dhe agresivitetin e tyre. Do të jetë e vështirë t’u shënosh gol’. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë