
Milani vazhdon punën për të gjetur trajnerin që do të drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm. Aktualisht, kandidati më i favorizuar është Oliver Glasner, tekniku i Kristal Palas, i cili gëzon edhe mbështetjen e Ralf Rangnik. Një takim mes drejtuesve kuqezi dhe trajnerit austriak është planifi kuar për të martën dhe mund të rezultojë vendimtar për të ardhmen e pankinës së Milanit.
IRAOLA LARGOHET NGA RADARËT E MILANIT Ndërkohë, një zhvillim i rëndësishëm vjen nga Anglia. Liverpul ka vendosur të ndahet nga Arne Slot, pavarësisht se skuadra e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe siguroi kualifi kimin në Ligën e Kampionëve. Për ta zëvendësuar, në “Anfi eld” pritet të mbërrijë Andoni Iraola, trajneri i Bournemuth, i cili deri pak kohë më parë konsiderohej një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Milanit. Spanjolli shihej si profi li ideal për të sjellë një futboll më ofensiv dhe modern pas epokës së Masimiliano Alegrit. Megjithatë, pas kontakteve fi llestare me drejtuesit kuqezi, Iraola duket se ka preferuar të vazhdojë karrierën në Premier League, duke pritur një projekt më ambicioz.
ARNE SLOT, NJË EMËR QË QARKULLON NË PRAPASKENË Largimi i Arne Slot nga Liverpul ka bërë që emri i trajnerit holandez të lidhet edhe me Milanin. Disa media të huaja raportojnë për një interesim të mundshëm të kuqezinjve, por deri tani nuk ka pasur asnjë konfi rmim zyrtar. Agjenti i tij është mjaftuar me një “pa koment”, ndërsa situata mbetet e hapur. Ka disa elemente që kanë shtuar zërat për një kontakt të mundshëm mes Milanit dhe Slot. Trajneri holandez përfaqësohet nga Rafaela Pimenta, ish-bashkëpunëtorja e njohur e Mino Raiolës, e cila ruan marrëdhënie të mira me Zlatan Ibrahimoviçin. Po ashtu, Xherri Kardinale ka lidhje biznesi me “Fenway Sports Group”, grupin që kontrollon Liverpulin. Megjithatë, këto mbeten vetëm indicie dhe jo prova konkrete për një negociatë.
RANGNIK MUND TË KETË ROL VENDIMTAR Pavarësisht spekulimeve të fundit, Oliver Glasner vazhdon të jetë kandidati kryesor për pankinën e Milanit. Takimi i planifi kuar për të martën pritet të japë sinjale të qarta mbi drejtimin që do të marrë klubi. Ndërkohë, edhe Ralf Rangnik mund të luajë një rol të rëndësishëm në vendimin përfundimtar. Trajneri i kombëtares së Austrisë pritet të zhvillojë së shpejti një takim me federatën austriake, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në planet e Milanit për sezonin e ardhshëm.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
1 Qershor12:14
“Pata një ofertë shumë të mirë në janar, por u prish në momentet e fundit”/ Uzuni flet për Kombëtaren: Askush nuk është i mirëpritur nëse…
Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat në prag të ndeshjeve miqësore kund&eu...
SPORT
1 Qershor12:01
Barça, i dërgon zyrtarisht një ofertë 100 milionëshe Atléticos për Julián Álvarez...
FC Barcelona i dërgoi një ofertë zyrtare Atlético Madridit, siç e ka konfirmuar Mundo Deportivo me burim...
SPORT
1 Qershor11:44
Pas pesë vitesh larg njëri-tjetrit, bashkëshortja e Ben Stiller zbulon si u ribashkuan
Aktorja Christine Taylor ka ndarë së fundmi detaje të rralla mbi periudhën kur marrëdhënia e saj me Ben Stiller kaloi një n...
SPORT
1 Qershor11:38
Shkëlqen Jurgen Uldedaj, boksieri shqiptar mbron titullin botëror IBO
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka mbrojtur të shtunën në mbrëmje titullin kampion bote të kategorisë IBO në peshën &...
SPORT
1 Qershor11:36
Topi inteligjent i Botërorit
Topi zyrtar i Kupës së Botës quhet Trionda dhe është fjala e fundit e teknologjisë.
I zhvilluar nga Adidas, topi inteligjent ka...
SPORT
1 Qershor11:12
Jo vetëm Palestra, Inter “kthen sytë” nga qendërmbrojtësi francez i Udineses
Edhe pse merkatoja e verës hapet zyrtarisht më 29 qershor, lëvizjet e para kanë nisur prej kohësh dhe te Interi fokusi mbetet forcimi...
SPORT
1 Qershor10:52
Afrika e Jugut shtyn nisjen për në Meksikë, për shkak të problemeve me vizat...
Kombëtarja e Afrikës së Jugut është detyruar të shtyjë nisjen e saj për Kupën e Botës në Amerik&e...
SPORT
1 Qershor10:23
Shqipëria zbret në fushë, nis epoka Rolando Maran. Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot stërvitjen e parë zyrtare
Shqipëria do të nisë sot zyrtarisht përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, i cili u zyrtarizua vetëm pak ditë...
SPORT
1 Qershor10:07
Kvara vlerësohet si “Lojtari më i mirë” i Champions League për sezonin 2025/26...
Khvicha Kvaratskhelia është vlerësuar si “Lojtari më i mirë” i Champons League për sezonin 2025/26.
UEFA ia ka dh&e...
SPORT
1 Qershor08:37
Moviola e Egnatia-Dinamo, dyshime për një pretendim të bluve
Dy raste për moviolë janë në ndeshjen e mbrëmshme, një penallti e dhënë për Egnatian dhe një tjetër e p...