SPORT

Momenti që nuk do ta harrojë kurrë, Baxho: Penalltia e Pasadenës më ndjek ende

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Maj 2026, 07:51
Momenti që nuk do ta harrojë kurrë, Baxho: Penalltia e

Tridhjetë e dy vite dhimbje në zërin e Roberto Baxhos. Penalltia e humbur në Pasadena në vitin 1994, në finalen e Botërorit kundër Brazilit, mbetet ende një nga kujtimet më të dhimbshme të kampionit, siç tregon në një intervistë për “Corriere della Sera”.

“Ndihesha fajtor ndaj të gjithë italianëve. Nuk kisha gjuajtur kurrë një penallti mbi tra, ndjeja një turp të pafund, doja të zhdukesha. Me kalimin e kohës mëson të jetosh me të, por nuk është një plagë që mbyllet plotësisht. Ende e ëndërroj atë penallti, vazhdimisht. Ndonjëherë mendoj për të edhe zgjuar, në shtrat, kur nuk më zë gjumi. E imagjinoj sikur po e ëndërroj. Dhe pastaj më zë gjumi.”

Duke folur për kombëtaren dhe Botërorin ’94, Baxho kujton edhe raportin me Arrigo Sakin. “Në ndeshjen ndaj Norvegjisë u përjashtua Pagliuca dhe unë u zëvendësova. Taktikisht kishte kuptim, por një ditë më parë Saki më kishte thënë: ‘Ti për ne je si Maradona për Argjentinën’. Kur pashë zëvendësimin, mu duk një kontradiktë e madhe. Maradona nuk do të zëvendësohej kurrë.”

PËR FINALEN: – “Mendova se prania ime në finale nuk ishte prioritet. Ndjeva një situatë të paqartë, ndoshta mendohej që një fitore pa mua do të forconte grupin. Dhe ndoshta, në rast humbjeje, mungesa ime do të ishte një alibi.” Botërorin 2002 – “Kam punuar shumë fort. Trapatoni më telefonoi dhe nuk do ta harroj kurrë zërin e tij: ‘Nuk kam guxim të të marr, kam frikë se mos dëmtohesh’. Dhe unë kisha treguar se nuk kisha frikë nga asgjë.”

DËMTIMI I PARË – “Isha vetëm një djalë i ri, nuk kishte teknikat kirurgjikale që ka sot mjekësia. Shkuam në Saint-Étienne me makinën e vjetër të familjes, 12 orë udhëtim në heshtje. Ishte frika se nuk do të kthehesha më të luaja futboll. Kur u zgjova nga anestezia bërtisja nga dhimbja. Nuk mund të merrja ilaçe kundër dhimbjes, jam alergjik. I thashë nënës: ‘Nëse më do, më vrit’.”

JUVENTUSI – “Firence u rebelua. Në grumbullimin e kombëtares në Koverçano mbërrita i fshehur në një makinë policie. Qaja si fëmijë dhe ndjeja një dhimbje të madhe për gjithë atë zemërim dhe vuajtje. Nuk e kisha kërkuar kurrë atë transferim, por ndihesha fajtor.”

BESIMI – “Budizmi ka qenë streha ime, më ka formuar si person. Më ka dhënë forcë kur kisha më shumë nevojë dhe guxim për të mos u dorëzuar kurrë.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?