SPORT

Ndeshja me Jordaninë/ Trajneri Silvinjo: Ndeshja e nesërme nuk është miqësore, tifozët të mblidhen në “Air Albania”

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 18:45

Ndeshja me Jordaninë/ Trajneri Silvinjo: Ndeshja e nesërme nuk

Në prag të sfidës miqësore ndaj Jordanisë, që do të luhet nesër në ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Klinsman Cake dolën në konferencën zyrtare për media. Trajneri Silvinjo theksoi se, edhe pse ndeshja është miqësore, ajo nuk do të trajtohet si e tillë.

Si trajneri Silvinjo, ashtu edhe Klisman Cake i bënë një thirrje të veçantë tifozëve për të mbushur stadiumin “Air Albania”, për t’i mbështetur kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Jordanisë dhe për të festuar së bashku fitoren ndaj Serbisë. Trajneri Silvinjo tha se ekipi është i fokusuar te ndeshja ndaj Jordanisë dhe te dy sfidat e rëndësishme të nëntorit, duke theksuar se nuk e sheh këtë takim si miqësor, por si një mundësi për të përmirësuar skuadrën. Ai kërkoi mbështetjen e tifozëve dhe vlerësoi përkushtimin e lojtarëve në çdo ndeshje.

A do t’i jepet mundësia lojtarëve të rinj nesër të luajnë? – Ndeshjen e nesërme nuk e shoh si miqësore, sepse në çdo ndeshje futemi për të fituar. Nuk mendoj as për një formacion apo një 11-she që nuk kanë luajtur bashkë. Po punojmë shumë dhe nesër në mëngjes do të kemi 11-shen që do të jetë në fushë. Do të shohim edhe si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj apo 1 vit me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Gripshi dhe Cake më pëlqejnë shumë si lojtarë, për personalitetin dhe për atë që kanë bërë deri tani në ekip.

Ndeshja me Serbinë dhe a keni filluar t’i bëni llogaritë për play-off-in? – Kthimi pas ndeshjes ishte i vështirë, erdhëm vonë dhe kishte shumë njerëz në aeroport. E dija që nuk ishte ndeshje normale. Por eksperienca që kemi fituar, që lojtarët kanë fituar gjatë Europianit, ndikoi që ta menaxhonim ndeshjen ndaj Serbisë. Llogaritë tona janë ndeshjet tona, kemi dy ndeshje të rëndësishme në nëntor. Të lumtur, po. Për herë të parë Shqipëria shkon të luajë dy ndeshjet e fundit me shanse që të jetë në play-off, është e bukur. Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme, llogaritë janë për ndeshjet tona.

Sa e ndjeni veten shqiptar dhe a keni mesazh për tifozët? – Pas kualifikimit në Europian, ndihesha 7. Pas kësaj fitoreje, ndihem 8 e gjysmë, gati 9. Në të dyja ndeshjet kemi bërë mirë, në fushë luhet futboll. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, për tifozët dhe për të gjithë. Mesazh për 24 lojtarët, secili mund të jetë në fushë apo në pankinë. Unë nuk besoj në miqësore, mendoj për hapin tjetër që është i rëndësishëm dhe vjen në nëntor.

Mesazhi për tifozët? – Përsa i përket tifozëve, të mbështesin Kombëtaren sepse lufton me zemër, gjak dhe shpirt. Mund të humbasësh, por asnjëherë nuk i ka munguar gjaku, shpirti dhe zemra. E dimë që nuk ka rrugë tjetër, përveçse të ecim përpara. Kërkojmë mbështetjen e tifozëve.

Urimi më i bukur pas ndeshjes me Serbinë? – Shumë komplimente dhe urime, të gjitha të rëndësishme. Por 10 ditë më parë kam pasur një bisedë telefonike me video, ishin bashkë edhe stafi afër me Roberto Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë, më ka shkruar: “Bravo Silvio, ke bërë shumë mirë.” Por sigurisht, të gjitha mesazhet janë të rëndësishme.

Faza play-off e Botërorit? – Duhet të jem i sinqertë, nuk kam parë asnjë kundërshtar që mund të na shfaqet përpara për play-off. E njoh veten shumë mirë, tani mendojmë për ndeshjen e nesërme dhe për dy takimet e rëndësishme të nëntorit. I kam thënë djemve që ndeshjen e nesërme nuk e shoh si miqësore, por si mundësi. Ekipi Kombëtar është këtu dhe mendja është te hapi i radhës në kualifikueset e nëntorit. Jo, nuk kam parë asgjë më përpara.

Komentet para dhe pas ndeshjes me Serbinë, si i gjykoni? – Unë kam pasur karrierë 15-vjeçare si futbollist, si trajner për 5-6 vite. Ne jemi përgatitur, unë e thashë shembullin e Rey Manajt. E njoh që nga viti 2014, e kam njohur te Interi, është golashënuesi më i mirë i Kombëtares tonë tani, i cili ka respektin e të gjithëve. Një ditë nuk shënon – nuk shërben. Shënon – shërben. Por ne jemi mësuar me këtë vlerësim, është jeta, nuk ndryshon. Jam mësuar si lojtar vlen apo nuk vlen, edhe si trajner vlen apo nuk vlen. Unë e kam thënë që mendoj vetë për të ardhmen. Nuk kam asnjë problem. Nuk flitet për këto gjëra, kemi shumë gjëra të rëndësishme, duhet të jemi inteligjentë. Flasim për ndeshjen ndaj Letonisë që ishte shumë e rëndësishme, pastaj Serbia, pastaj kemi ndeshje të rëndësishme në nëntor. Nuk flasim për këtë, nuk ka asnjë problem.

Klinsman Cake u ul sot në konferencën zyrtare përkrah trajnerit Silvinjo. Mbrojtësi shqiptar shprehu emocionet e tij të para si pjesë e grumbullimit me Kombëtaren, duke theksuar se kjo ka qenë një ëndërr e tij që prej fëmijërisë.

Emocionet e para si lojtar i Kombëtares – Emocionet nuk mund t’i përshkruaj, pasi dihet çfarë emocionesh të jep Kombëtarja. Ka qenë një ëndërr për mua, ashtu siç është për çdo fëmijë shqiptar, besoj. Çdo fëmijë i rritur këtu e ka ëndërr të luajë një ditë për Kombëtaren, dhe për momentin unë jam i grumbulluar, mund të them që po jetoj një ëndërr.

Si e gjetët grupin e lojtarëve? – Grupi është shumë i mirë, e kam gjetur shumë të bashkuar. Të gjithë çunat janë aty për njëri-tjetrin, shumë mikpritës, dhe dua t’i falënderoj për mikpritjen që më kanë bërë. I kam gjetur shumë mirë.

Biseda me trajnerin – Kam pasur një bisedë pasi erdha këtu. Më parë nuk kisha folur; në momentin kur më thirrën dhe nisi grumbullimi, atëherë folëm.

“Premtim” nga trajneri se do të luani nesër? – Normalisht që jo. Askush nuk ta jep atë premtim kur vjen në Kombëtare. Ne vijmë në Kombëtare të gjithë dhe jemi gati çdo sekondë – qoftë në fushë, qoftë në stol apo në tribunë, nëse do të jetë nevoja. Askush nuk premton asgjë.

E prisje një ftesë para ndeshjes me Serbinë? – Nuk e kisha menduar, por kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa për kuqezinjtë, gjithë jetën kuqezi!

Cili ka qenë reagimi i skuadrës së Shkëndijës pasi more ftesën? – Te klubi i Shkëndijës janë gëzuar shumë, duke e ditur se sa shumë e duam Kombëtaren shqiptare dhe sa patriotë janë. Janë gëzuar të gjithë – kryesia, lojtarët dhe i gjithë ekipi më kanë përgëzuar dhe më kanë uruar sa më shumë suksese. Më uruan gjithashtu të fitojmë ndeshjen me Serbinë, që ishte gjëja kryesore.

Kush të jep më shumë emocion, “kuqezi”-ja e Shkëndijës apo ajo e Kombëtares? – Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja është një ndjesi tjetër – e pakrahasueshme me asnjë klub, e papërshkrueshme, që çdo fëmijë e ëndërron. Është një ëndërr e bërë realitet.

Thirrja për tifozët – Nesër i ftoj të gjithë tifozët nga e gjithë shqiptaria dhe diaspora që, ashtu siç dolën nëpër rrugë dhe botë për të festuar, t’i ftoj të vijnë nesër në stadium dhe të festojmë së bashku atë fitore të madhe që arritëm.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë