Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SPORT

Nga buzëqeshjet te polemikat/ Haaland bëhet viral me rakunin prej pellushi, ylli i Norvegjisë përballet me kritika të forta nga aktivistët

P
Piranjat18 July 2026, 13:18 · 2 min lexim
Nga buzëqeshjet te polemikat/ Haaland bëhet viral me rakunin prej

Erling Haaland është bërë sërish protagonist jashtë fushës së blertë, këtë herë për një arsye të pazakontë.

Sulmuesi norvegjez u fotografua duke zbritur nga avioni në Oslo me një pellush në formë rakuni që mbante në duar një shishe alkooli, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pas mbërritjes në Norvegji, ylli i Manchester City publikoi edhe një fotografi në Snapchat me të njëjtin pellush, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Më ndoqi deri këtu. Si ta quajmë?”.

Postimi u bë menjëherë viral, ndërsa pellushi u kthye në një fenomen në treg. Sipas raportimeve, kërkesa për lodrën është rritur ndjeshëm dhe shitjet kanë shënuar një rritje të madhe pas paraqitjes së Haaland me të.

Megjithatë, jo të gjithë e kanë pritur pozitivisht këtë veprim. Organizata për mbrojtjen e kafshëve Leal ka kritikuar ashpër sulmuesin, duke argumentuar se ekspozimi i tillë forcon perceptimin e kafshëve si objekte argëtimi.

Sipas shoqatës, përdorimi i figurave të kafshëve në këtë mënyrë mund të dërgojë një mesazh të gabuar, duke normalizuar trajtimin e tyre si sende dhe jo si qenie që meritojnë respekt.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.