
Me një paradë unike, Man.City i dhuroi një lamtumirën Pep Guardiola, me klubin që organizoi një ceremoni mirënjohje duke shpalosur 20 trofetë që tekniku spanjoll solli te Man.City në dekadën e fundit, duke ndryshuar totalisht imazhin e “qytetarëve”. Pas kësaj parade lamtumire, ku të pranishëm ishin shumë ikona, madje trajner si Kompany, ish kapiten i dikurshëm, tani në shtëpinë e Man.City është koha të projektojnë të ardhmen, sezonin e ri. Në Angli nuk kanë asnjë dyshim, i përzgjedhuri për të zëvendësuar Pep Guardiola-n është ish asistenti i tij, Enzo Maresca.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano shkon edhe më tej duke zbuluar se Maresca ka firmosur një kontratë me Man.City deri në vitin 2029, madje prej disa kohësh, Maresca së bashku me drejtuesit e klubit kanë projektuar së bashku edhe sezonin e ri. Tani pritet vetëm komunikata e Man.City për të bërë zyrtare afrimin e Enzo Maresca-s.
Zgjedhja e Maresca-s për të pasuar Guardiola-n, lexohet nga mediat si një lëvizje për t’i dhënë vazhdimësi trashëgimisë së lënë nga Pep Guardiola, pasi Maresca është nxënësi i tij dhe kanë të njëjtën filozofi loje. Sigurisht për teknikun italian nuk do të jetë e lehtë të zëvendësojë një figurë, një personalitet si Pep Guardiola, por pa diskutim zgjedhja e tij është një zgjedhje logjike pasi e njeh ambientin në çdo detaj.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
26 Maj09:43
Ibrahimoviç përgatiti largimin e Tares dhe Alegrit, zbulohen prapaskenat e takimit sekret te Milani
Vetëm Zlatan Ibrahimoviç nuk u largua nga pronari Xherri Kardinale te Milani. Ish-sulmuesi suedez është në prapaskenë të ...
SPORT
26 Maj09:35
I mbijetuari i vetëm, Ibra riorganizon Milan, dy spanjollë për stolin e “djallit”
Një “tërmet” i vërtetë. Pa frikë i tillë mund të konsiderohet revolucioni që Milan po i nënshtrohet m...
SPORT
26 Maj08:51
Shkarkimi i Alegrit, një trajner surprizë shfaqet për Milanin. Të gjitha alternativat për stolin e kuqezinjve
Milani po shikon për të zëvendësuar trajnerin Masimiliano Alegri. Shkarkimi pas dështimit të kuqezinjve ishte i menjëhersh&...
SPORT
26 Maj08:49
Dramë në Gjermani, Volfsburgu bie nga kategoria pas 33 vitesh
Ka përfunduar ndeshja e play-offit të Bundesligës gjermane mes Paderbornit dhe Volfsburgut. Është Paderborni, ai që mposhti Volf...
SPORT
26 Maj08:41
Republika Demokratike e Kongos në Botëror/ FIFA jep "dritën jeshile" pavarësisht shqetësimeve për Ebolën
Republika Demokratike e Kongos merr pjesë në Botërorin e kësaj vere pavarësisht epidemisë së Ebolas: stërvitje në...
SPORT
26 Maj08:35
Risi teknologjike, topi i Botërorit 2026 do të karikohet para ndeshjeve
Topi zyrtar i Kupës së Botës 2026, “Trionda”, përfaqëson një hap të madh në teknologjinë sportive, pa...
SPORT
25 Maj21:10
“Fajtorët” e dështimit! Milani nis operacionin “fshesa”: Shkarkohet Allegri, edhe Igli Tare
Pas dështimit në arritjen e objektivave të vendosura për sezonin, Milani ka nisur shkarkimin e të gjithë atyre që i konsidero...
SPORT
25 Maj20:13
Shifër e çmendur! Milani paguan 22 milionë euro, shkarkimi i Tares u kushton shumë shtrenjtë kuqezinjve
Igli Tare, Masimiliano Alegri, Xhorxho Furlani dhe Xhefri Monkada u shkarkuan sot zyrtarisht nga Milani. Bëhet fjalë për tre drejtorë dhe tr...
SPORT
25 Maj19:14
Erë ndryshimesh te Milani, ikën Tare, e pëson edhe drejtori sportiv shqiptar
Jo vetëm trajneri Allegri. Nga Milan është shkarkuar edhe drejtori sportiv Igli Tare. Instancat e larta të klubit kanë marrë...
SPORT
25 Maj15:59
Ajax rikthehet në Evropë: Utrecht mposhtet me penallti në një finale emocionuese...
Pati gëzim të madh te Ajax, ku qëllimi i sezonit për t'u kualifikuar në garën kontinentale më në fund u realizua....