VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Ka pasur një moment në verën e vitit 2019 kur Igli Tare praktikisht e kishte mbyllur blerjen e Strahinja Pavlovic për llogari të Lazios.
Atëherë pjesë e Partizanit të Beogradit, mbrojtësi qendror serb do të blihej nga klubi kryeqytetas për 5.5 milionë euro.
Ideja ishte që lojtari të qëndronte edhe një sezon në huazim te skuadra serbe dhe më pas të transferohej në Romë verën pasuese.
“Në nivel skautimi ne kishim vënë re që ishte një i ri me perspektivë të madhe dhe kuptuam se një lojtar i tillë, në futbollin italian ku shkolla e mbrojtësve është më e mira në botë, do të mund të rritej shumë dhe të bëhej lojtar i nivelit të lartë”, kujtoi Tare në një intervistë dhënë pak më shumë se një vit më parë për MilanNews.it.
Por gjithçka u ndal për shkak të kontrolleve mjekësore që nuk bindën stafin mjekësor të Lazios. “Kontratat ishin gati, marrëveshjet dhe gjithçka tjetër.
Ashtu ndodhi dhe për të qenë i sinqertë nuk më pëlqen të kthehem tek ajo çështje, sepse sa më shumë mendoj aq më shumë më vjen keq. Ka mbetur në të shkuarën.”
Në vitin 2019 as Tare dhe as Pavlovic nuk mund ta imagjinonin se disa vite më vonë do të ribashkoheshin te Milani.
Mbrojtësi i majtë serb, një vit pas tërheqjes së Lazios, u transferua te Monaco, më pas veshi fanellat e skuadrave si Brugge, Basel dhe veçanërisht Red Bull Salzburg, përpara se të kalonte te Milani për 20 milionë euro.
Rreth katër herë më shumë se vlerësimi që në 2019 çoi në marrëveshjen mes Lazios dhe Partizanit, një akord i miratuar nga ai Tare, që pranverën e kaluar u zgjodh si drejtori i ri sportiv i Milanit.
Klubi ku mbrojtësi serb luan që nga vera e vitit 2024.
Mbrëmë Pavlovic realizoi golin e tij të dytë në këtë kampionat, duke arritur tashmë numrin e golave që realizoi në gjithë sezonin e kaluar të Serisë A.
Pas golit të pavlefshëm në javën e parë kundër Cremonese-s, mbrëmë ishte pikërisht ai që me një devijim vendimtar vendosi ndeshjen Milan–Roma 1-0.
Ai besoi në aksionin e Leao-s, përshkoi me vrap gjithë fushën dhe u gjet në vendin e duhur në momentin e duhur.
“Këtë verë nuk kam menduar asnjëherë të largohem, sinqerisht. Që në fillim të sezonit i kisha vendosur vetes shumë objektiva për t’i arritur këtu dhe nuk kam menduar për asgjë tjetër”, tha Pavlovic mbrëmë, i cili para ardhjes së Tares ishte një nga lojtarët më të përfolur për t’u larguar nga Milani këtë verë.
Por ardhja e drejtuesit shqiptar ndryshoi shumë plane, përfshirë edhe të tij. Edhe atë të një lojtari që, po të varej nga Tare, do të kishte mbërritur në Serinë A katër vite më herët.
Pas zhvendosjes së ndeshjeve për shkak të Ditës së Zisë Kombëtare (u nda nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano), sot riktheh...
Milani ka arritur një fitore minimale 1-0, por jashtëzakonisht të rëndësishme në shtëpi ndaj Romës. Kuqezinjtë i...
Virxhil Van Dajk nuk i kanë pëlqyer kritikat që ka dëgjuar nga Uejn Runi në këtë sezon. Kapiteni i të kuqve, nuk ka ng...
Barcelona ka fituar me shifrat 3-1 përballë Elçes sot dhe trajneri Hansi Flik ka qenë i lumtur me reagimin e skuadrës së tij p...
Barcelona nuk fal në shtëpi ndaj Elches, duke fituar me shifrat 3-1. Katalanasit zgjidhën ndeshjen shumë shpejt, duke shënuar dy her&...
Kristjan Asllani ka humbur vendin e titullarit në radhët e Torinos. Ose të paktën kështu duket në ndeshjet e fundit ku mesfushor...
Pas humbjes ndaj Aston Villas, Manchester City është rikthyer te suksesi, teksa mundi 3-1 Bournemouth-in në “Etihad”. Haaland zhbll...
Ai ishte përgjegjës për katër ngjitje në Serie A me Pescara-n, Udine-n dhe Perugia-n, ndërroi jetë në moshën 84-v...
Në kampionatin Europian të të rinjve që po zhvillohet në qytetin e Durrësit sportisti shqiptar Ertjan Kofsha i Shtërmenit a...
Inter fiton 1-2 në Bentegodi ndaj Veronës, në një sfidë thriller. U duk se gjërat do të ishin të thjeshta për mys...