SPORT

Presionet për të përjashtuar skuadrën e Izraelit, reagon Presidenti i FIFA: Nuk mund të zgjidhim problemet gjeopolitike

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 20:21
Presionet për të përjashtuar skuadrën e Izraelit, reagon

Presidenti i organit qeverisës së futbollit botëror (FIFA), Gianni Infantino, ka thënë të enjten se futbolli nuk mund t’i zgjidhë konfliktet, por duhet të përcjellë mesazh për paqe dhe unitet, në një kohë kur lufta e Izraelit në Gazë dhe tensionet e tjera globale po nxitin thirrje që sporti të marrë qëndrim.

“Në FIFA, ne jemi të përkushtuar për ta përdorur fuqinë e futbollit për t’i bashkuar njerëzit në një botë të ndarë”, tha Infantino në një mbledhje të Këshillit të FIFA-s në Zyrih.

“I kemi në mendje ata që po vuajnë nga shumë konflikte sot nëpër botë, dhe mesazhi më i rëndësishëm që futbolli mund të japë tani është ai i paqes dhe unitetit”, theksoi ai.

Infantino tha se FIFA nuk mund t’i zgjidhë krizat gjeopolitike, por “ajo mund dhe duhet të promovojë futbollin në mbarë botën duke shfrytëzuar vlerat e tij bashkuese, arsimore, kulturore dhe njerëzore”.

FIFA është përballur me thirrje të përsëritura për të vepruar lidhur me luftën në Gazë, ndërkohë që zyrtarët palestinezë kanë kërkuar që Izraeli të pezullohet nga futbolli ndërkombëtar.

Ka disa muaj tani që FIFA po e shqyrton këtë çështje, por ende nuk e ka marrë asnjë vendim.

Infantino ka thënë vazhdimisht se çështje të tilla kërkojnë pajtueshmëri në mesin e konfederatave dhe se duhen trajtuar me kujdes.

Një ditë më herët, nënkryetari i FIFA-s, Victor Montagliani, theksoi se çdo vendim mbi pjesëmarrjen e Izraelit në garat evropiane, përfshirë kualifikueset e Kupës së Botës, është çështje e UEFA-s, duke ia kaluar përgjegjësinë organit qeverisës të futbollit evropian. “Para së gjithash, ai (Izraeli) është anëtar i UEFA-s, ashtu siç më duhet të merrem me një anëtar të rajonit tim për çfarëdo arsye… Ata duhet të merren me këtë”, u tha Montagliani gazetarëve në konferencën e biznesit sportiv të mërkurën.

Izraeli ndodhet në vendin e tretë në Grupin I në fazën kualifikuese për Kupën e Botës së vitit të ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Amnesty International të mërkurën u dërgoi letër FIFA-s dhe UEFA-s duke u bërë thirrje ta pezullojnë Federatën Izraelite të Futbollit.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë