Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...

Sulmuesi shqiptar Redon Xhixha ka fituar përballjen ligjore me klubin algjerian CR Belouizdad, pasi Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në FIFA (DRC) ka vendosur në favor të futbollistit, duke pranuar se ai kishte të drejtë të ndërpriste kontratën për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare nga ana e klubit.
Çështja lidhej me kontratën dyvjeçare që Xhixha firmosi me Belouizdadin në korrik të vitit 2025. Sipas marrëveshjes, sulmuesi duhej të përfitonte një pagë vjetore neto prej 312 mijë eurosh, si dhe një bonus firme prej 62.400 eurosh. Megjithatë, sipas pretendimeve të lojtarit, klubi nuk i shlyeu pagat mujore të periudhës korrik-nëntor 2025, duke e detyruar atë të dërgonte disa njoftime zyrtare për pagesat e prapambetura.
Në vendimin e saj, FIFA thekson se Xhixha respektoi të gjitha procedurat e parashikuara nga rregulloret, duke i dhënë klubit afatin e nevojshëm për të korrigjuar shkeljen. Pasi pagesat nuk u kryen, ai vendosi të zgjidhte kontratën më 23 dhjetor 2025.
Mbrojtja – Belouizdad u mbrojt me argumentin se lojtari nuk kishte marrë ende lejen e punës në Algjeri dhe për këtë arsye nuk mund të përfitonte pagat e pretenduara. Megjithatë, FIFA e hodhi poshtë këtë pretendim, duke sqaruar se mungesa e lejes së punës nuk e çliron klubin nga detyrimet kontraktuale ndaj futbollistit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, DRC arriti në përfundimin se në momentin e ndërprerjes së kontratës, Xhixha kishte pesë paga e gjysmë të papaguara. Për këtë arsye, organi i FIFA-s urdhëroi klubin algjerian të shlyejë 118.761,29 euro si detyrime të prapambetura, së bashku me interesat përkatëse.
Për më tepër, FIFA vlerësoi edhe dëmin ekonomik të shkaktuar nga prishja e parakohshme e kontratës. Duke llogaritur vlerën e mbetur të marrëveshjes dhe duke zbritur të ardhurat që lojtari siguroi më pas te Tirana, DRC vendosi që Belouizdad t’i paguajë sulmuesit shqiptar edhe 436.800 euro si kompensim për prishjen e kontratës. Kjo shumë do të shoqërohet me interes prej 5% në vit, duke filluar nga 24 dhjetori 2025 deri në shlyerjen e plotë të saj.
Në total, klubi algjerian detyrohet t’i paguajë Xhixhës më shumë se 555 mijë euro, pa përfshirë interesat e akumuluara. Vendimi përbën një fitore të rëndësishme për sulmuesin shqiptar, i cili arriti të bindë FIFA-n se ndërprerja e kontratës ishte plotësisht e justifikuar. Ndërkohë, FIFA ka paralajmëruar se nëse Belouizdad nuk kryen pagesën brenda 45 ditëve nga njoftimi i vendimit, klubi do të ndëshkohet me bllokim të merkatos, duke mos pasur të drejtë të regjistrojë lojtarë të rinj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për deri në tre periudha të plota transferimesh.
Vendimi i FIFA-s konfirmon kështu të drejtën e Redon Xhixhës në këtë konflikt kontraktual dhe mbyll një nga çështjet më të rëndësishme ligjore që ka përfshirë së fundmi një futbollist shqiptar.
Tottenham Hotspur ka kompletuar marrëveshjen për mbrojtësin argjentinas Marcos Senesi, i cili i bashkohet klubit nga Bournemouth si lojtar i li...
Një ngjarje e pazakontë dhe e papritur ka shoqëruar mbërritjen e Kombëtares së Brazilit në Shtetet e Bashkuara të Amer...
Me kërkesë të posaçme të FIFA-s, Kombëtarja e Haitit do të jetë e detyruar të ndryshojë fanellën e sa...
Ish-trajneri i njohur francez, Arsene Wenger, ka shprehur besimin e tij të plotë te ylli i kombëtares franceze, Kylian Mbappe, duke vlerës...
Ish-sulmuesi i Egnatias, Kastrioti Selmani, do të vijojë karrierën te Prishtina e Orges Shehit. “Gazeta Olle”, bën me dije se ...
Kombëtarja në vitet e fundit po has vështirësi për të gjetur lojtarë të nivelit të lartë, që të mu...
Kupa e Botës ka qenë gjithmonë skena ku janë vendosur dhe thyer rekordet më të mëdha të futbollit. Edicioni i vitit 2026...
Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi ka filluar të mendojë edhe për ...
Vetëm pak muaj i janë mjaftuar An drea Kimi Antonelit për t’u shndërruar në një nga simbolet e sportit italian në are...
Sulmuesi kuqezi, Giacomo Vrioni është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Wolfsburger në Austri. Lajmi është bërë i ditur ...