Pjesë e grupit të Visit të Pojës, ekstradohet drejt Italisë Ervis Deti
Ervis Deti, i akuzuar si pjesë e grupit të drejtuar nga Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”...
Ervis Deti, i akuzuar si pjesë e grupit të drejtuar nga Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”...
Gazeta franceze Le Figaro i ka kushtuar një artikull protestave të zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë Rama, duke e vën&eu...
Konsumimi i mishit të pulës me antibiotik përbën një rrezik serioz për shëndetin e njeriut, pasi mbetjet e medikamenteve ve...
Elon Musk është njeriu më i pasur në botë dhe, me siguri, edhe më i fuqishmi. Një burrë që u rrit si djali i nj&e...
Ka rinisur mëngjesin e sotëm zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, pasi vatra e zjarrit, e cila u shfaq pasditen e djes...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që në orët e para të ditës zonën e Bagos në...
Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të nisë verifikimet lidhur me deklaratat e forta të bëra nga ish-zv/kryeministri i Shqip&eum...
Në një reagim në rrjete sociale, Erisa Xhixho, deputetja e Partisë së Lirisë, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për...
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për vitin 2025, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë është 1.731.891 hektar&e...
Lufta Shtetet e Bashkuara-Iran po zhvillohet gjithnjë e më shumë në det, me të dyja palët që synojnë cisterna nafte dh...

Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bërë testin e gjinisë dhe për ta pezulluar nga loja e ka tronditur shumë.
“Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira, e cila luan në kategorinë e parë të volejbollit për femra në Shqipëri.
“Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë,” tha ajo për DW. “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë.”
Ferreira u pezullua në tetor nga FSHV pasi dy ekipe rivale paraqitën dokumente dhe kërkuan një rishikim të rastit. Në njërën nga kërkesat e FSHV thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojtares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara.”
Klubi i saj, Dinamo në Shqipëri, e ka quajtur vendimin absurd dhe një fyerje për një lojtare veterane me karrierë të spikatur. Braziliania ka qenë e pezulluar për tri javë, duke humbur tri ndeshje, dhe thotë se është përballur me heshtje totale gjatë gjithë kësaj kohe. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj saktësisht se si ndihem,” shtoi ajo. “Pse po ma bëni këtë [FSHV]? Vetëm sepse shikoni fytyrën time, vetëm sepse shikoni flokët e mi?”
Ferreira konfirmoi se e bëri testin me dëshirë, por vetëm për të ndihmuar klubin. “Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt që jam grua, sepse jam grua. Kjo është 100%.” Kapitenia e ekipit Dinamo, Elena Bego, tha se situata ka qenë shumë e vështirë për ekipin. “Ishte pjesërisht detyra ime t’ua komunikoja lajmin vajzave të tjera. Të gjitha mbetëm të tronditura – ky rast është tepër skandaloz,” tha Bego për DW. “Ne e kemi mbështetur Nayara-n gjatë gjithë kohës, sepse e dimë që ajo është vajzë.”
Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, shtoi se mungesa e Nayara-s kishte pasur edhe ndikim të madh sportiv, pasi ekipi mbeti i mangët në ndeshje të rëndësishme pa një lojtare kyçe.
Për Ferreira-n, kjo situatë ka pasur ndikim personal, por ajo mendon se është edhe diçka më e madhe se rasti i saj individual.
“Mendoj se pas kësaj situate duhet të reflektojmë se çfarë do të thotë respekti. Sepse me gjëra të tilla ata i shkatërrojnë gratë në sport,” tha ajo. Çështja e identitetit gjinor në sportin e femrave është bërë një temë gjithnjë e më e ndjeshme vitet e fundit, veçanërisht pas polemikave globale rreth Imane Khelif, boksieres algjeriane që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar. Këtë vit, Federata Botërore e Atletikës vendosi gjithashtu që testet e gjinisë të jenë të detyrueshme për të gjitha gratë që konkurrojnë./DW
Shqipëria është gati për dy duelet e fundit të fazës Kualifikuese të Botërorit 2026, kundër Andorrës më...
Drita e Gjilanit ka shijuar fitoren e parë në histori në fazën e ligës të Ligës së Konferencës, duke triumfuar n&...
Ylber Ramadani është kthyer përsëri në formën e tij më të mirë në këtë sezon te Leçe, duke ...
Xherdan Shaqiri ishte njeriu i ndeshjes për Baselin në fitoren që skuadra zvicerane arriti ndaj skuadrës rumune të FCSB me rezultatin 3...
Ylli argjentinas foli për dhuratën e tij hyjnore, sakrificat, Kupën e Botës në Katar dhe jetën e tij të re në Shtetet e ...
Cristiano Ronaldo mbrojti vendimin e tij për të mos marrë pjesë në funeralin e Diogo Jotas në një inter...
Java e 11-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur të premten me duelin Burreli &ndash...
Problemet me dëmtimet po shtohen për Paris Saint-Germain, që pas humbjes 1-2 ndaj Bayern Munich në Champions League ka marrë një...
Në Serbi e kanë të vështirë të ndryshojnë, nuk e bënë as këtë herë përballë Shqipër...
Ekipi kampion i Oklahoma pësoi të mërkurën në mbrëmje edhe humbjen e parë sezonale në NBA, pasi u mund 121-119 nga Por...