SPORT

VIDEO/ Bushi para ndeshjes me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga gjendja e ekipit

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shtator 2025, 11:16
VIDEO/ Bushi para ndeshjes me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli për fshf.org në prag të ndeshjes miqësore ndaj Gjermanisë, që do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Tekniku kuqezi u shpreh i kënaqur me gjendjen e skuadrës, duke theksuar se të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe gati për sfidën me Gjermaninë.

Bushi e vlerësoi kundërshtarin si një ekip shumë të fortë, por theksoi se edhe Shqipëria do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Si kanë shkuar përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore? – Sot është dita e fundit e përgatitjeve, e mbyllim me seancën në “Elbasan Arena” dhe nesër kemi ndeshjen. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur nga ekipi sepse i gjithë grupi ka qenë shumë mirë fizikisht. Nuk kemi pasur asnjë dëmtim. Na kanë shërbyer shumë këto ditë për të punuar se si do t’i përballojmë nesër gjermanët.

Gjermania? – Ne e konsiderojmë një sfidë shumë të madhe dhe me përgjegjësi. E dimë që janë nënkampionët e Europës dhe kanë shumë potencial dhe kualitet në gjirin e tyre. Kanë lojtarë që bëjnë diferencën, lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. Jemi munduar që të kemi strategjinë tonë, lojën tonë. Së fundmi jemi zhvilluar shumë si ekip. Në dy ndeshjet e fundit me Hungarinë dhe Turqinë, fituam në Hungari dhe humbëm në Turqi, por pavarësisht humbjes kemi treguar që jemi një ekip, kemi karakter dhe dinjitet. Këtë do ta shprehim nesër me Gjermaninë. Mendoj që Gjermania nuk e ka aspak të lehtë. Ne luajmë në fushën tonë, e dimë se kush janë ata dhe dimë se kush jemi ne. Patjetër që duhet të japë secili 200% nga vetja e vet për t’i përballuar ata dhe mendoj që do ta japin. Mezi po e presim këtë sfidë.

Dy prurjet e reja, si janë integruar me ekipin? – Nga prurjet e reja si Kurti dhe Taho janë lojtarë të rinj. Datëlindja është më e vogël se lojtarët që janë momentalisht. Por mendoj që janë lojtarë të perspektivës, që do t’i ketë Shqipëria për kohë të gjatë. Mendoj që mund të arrijnë shumë lart. Janë djem të përulur dhe shumë punëtorë. I shoh me këmbë në tokë dhe kjo është më e rëndësishmja sot te ky brez, sepse ka lojtarë që kanë cilësi dhe talent, por nuk janë me këmbë në tokë dhe aty pastaj devijojnë nga rruga e madhe që duhet të bëjnë.

Mesazh për tifozët? – Unë kam luajtur vetë 4 herë me Gjermaninë dhe ne jemi mundur gjithmonë në fund. Kemi shënuar shumë gola dhe na kanë shënuar shumë. Ka qenë një lojë në ekuilibër. Mendoj dhe kam shumë besim që do të jetë një lojë e bukur, lojë me gola dhe që do të kënaqim publikun tonë. Duam ta kënaqim me lojë dhe rezultat.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë