Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Dje u shpernda ne rrjet nje foto ku Olsi, nje 32 vjeçar me probleme te shendetit mendor, i njohur nga te gjithe si personazh gazmor, dergjej i vdekur ne mes te rruges i shtypur nga nje kamion.
Te gjithe e njohin si "polici" i Treshit, ku rregullonte vullnetarisht çeshtjen e trafikut rrugor. Por une e njoh me heret. Olsi, para se te ishte personazh i dashur ne Tirane, u brumos si i tille ne qytezen e Mamurrasit. E mbaj mend qe femije, kur familja e tij zbriti nga Mati. Ne, femije te eger, ngjiteshim ne dritaren me kangjella te apartamentit parafabrikat me tulla te kuqe ku ai jetonte dhe e trazonim, ndersa ai na germushej. Kujtonim se brenda e atij apartamenti ndodhej nje krijese e frikshme.
Familjaret e tij kujdeseshin shume per te. Sidomos e ema, nje zonje grua, humbjen e se ciles ai e perjetoi shume keq, aq sa per nje fare kohe vetem fliste e qante per te. Por ajo qe e shpetoi Olsin, pertej kujdesit te nenes e te vellezerve, ishte qyteti.
Nje dite ai u arratis nga "burgu" i tij dhe doli ne qytet. Ne fillim te gjithe u habiten me te. Ai nuk dinte te fliste, nuk dinte te sillej. Ishte asocial. Por qyteti e sheroi. Qe nga dita qe doli ne pazar, siç e quanim qendren e qytezes, jeta e Olsit ndryshoi. Pranimi ne komunitet, qerasjet, shakate, perkujdesja e mesuan ate te fliste, te sillej si nje i rritur, te miqesohej me te tjeret. Te gjithe e ndihmonin edhe ekonomikisht, e ulnin ne tavolina, i benin dhurata, e çonin ne plazh, pavaresisht rangut apo fuqise.
Pas vdekjes se te emes, nen kujdesin e te vellait ai erdhi ne Tirane, ku mori "fame" te madhe ne rrjetet sociale per aftesine e tij per te krijuar sjellje komunitare. Ai ishte tipiku i njeriut, qe para shpikes se psikiatrise si shkence moderne, ne gjuhen teologjike quhej "Femija i dashur i Zotit".
Pra nje person i dashur, pa sherr, anipse me probleme mendore. Heren e fundit qe e takova, ne protesten kunder rritjes se çmimeve, me pyeti per t'im atë, të cilit nuk ia harronte as emrin dhe as dashamirësinë.
Keshtu pra Olsin, Olsin e Mamurrasit, Olsin e Treshit, e pashe ne te gjitha mediat te shtrire permbys ne mes te rruges. Nga menyra si ishte shtrire kujtova se po aktronte dhe vura buzen ne gaz. Duhet te jete mire, mendova, ndoshta eshte vrare pak. Por nje miku im me sjell lajmin se ai ka nderruar jete.
Ne fillim u trondita, me vone e kujtova per jeten ne Mamurras, ne fund zura te mendoja. Mendova edhe per qytetin ku jetojme. U qartesova per vallezimin e perditshem me vdekjen ne kete qytet ku per te ecur duhet te besh balet mes makinave, ku autobusi te buçet rreze veshit as tridhjete centimetra larg, ku ndonje veture xhamazeze gjysem-tank rrezikon te te vere gomen ne fyt. Mendova rreth vdekjes, se cilen ne Tiranr e kemi kaq afer, shpesh me afer kemishes, perdite.
Sot Olsi duhet te jete shoqeruar per ne banesen e fundit. Kam pershtypjen ne Mamurras, me nje qiell e toke aq te embel per ne qe u lindem e u rritem aty, perplot shpresa per te ardhmen, por qe e ardhmja nuk na rezervoi veçse fate tragjike, kujt me pak e kujt me shume. Vdekja e Olsit eshte vdekja e qytetit. E qytetit te vogel, e qytetit te madh. E qytetit te vogel qe vdes nga braktisja, e qytetit te madh qe vdes nga poterja, pasiguria, egersia sociale dhe pesha mbytese e betonit.
Lamtumire Olsi, ti femije i dashur i Zotit..
Dosja.al
Janë ekstraduar nga Italia dhe Greqia, drejt Shqipërisë, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 2 prej tyre p&e...
Policia e Elbasanit ka evidentuar 2 lokale të përshtatura për organizmin e lojërave të fatit. Si rezultat i këtij operacioni ja...
Shtetasi V.V, 58-vjeç ka kallëzuar në polici se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten tij, shtetasen B.Z, 52 ...
Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi para dhe sende me vlerë në një lokal në Durrës...
Një automjet tip “Benz” është djegur në orët e para të mëngjesit, pranë vendit të quajtur “Ura ...
Një 62-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi përplasi me makinë dy 13-vjeçarë. Policia bën me dije se t...
Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Bulgarec. Një automjet është përplasur me një motor, duke e l&eu...
Policia greke ka vënë në pranga 3 persona mes të cilëve një shqiptar të cilët akuzohen për abuzim seksual me nj&e...
Policia e Tiranës është duke punuar për kapjen e dy autorëve të cilët ditën e djeshme qëlluan me thikë nj&eu...
Peshëngritësi Erkand Qerimaj i ftuar në emisionin “Vila24” me moderatoren Brunilda Lahe nuk ka ngurruar të shprehet p&...