SOCIALE

"Mos iu riktheni së kaluarës"/ Javë plot mundësi për shenjat e Horoskopit, aestrologia zbulon datën më me fat:

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shtator 2025, 16:10

"Mos iu riktheni së kaluarës"/ Javë plot mundësi

Shtatori është një muaj pa shumë vështirësi dhe duket se edhe javën e dytë nuk do të kemi surpriza të pakëndshme nga lëvizja e yjeve e planetëve. Në parashikimin e javës për programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri thotë se eklipsi i hënës dhe hëna e plotë e ditës së diel vazhdojnë të ndikojnë pozitivisht te shenjat. Astrologia zbulon ditët më me fat të javës që do të jenë përkatësisht datat 11-13 shtator, ku më e rëndësishmja është 11 pasi sjell zgjidhje për gjithçka na shqetëson. Fundjava paraqitet e zjarrtë dhe erotike për shenjat.

Dashi – Me eklipsin e së dielës, duhet të fokusoheni në jetën personale e familjare. Gjeni kohën të çlodheni, fokusohuni te problemet që lidhen me familjen e pronën. Kujdesuni për shëndetin. Kjo javë ju jep shanse e mundësi që të përfitoni nga puna, përditshmëria dhe të gjeni zgjidhje shumë të mira për shtëpinë e familjen. Njerëzit e afërt mund të përbëjnë mbështetje. Ditë shumë erotike e të mira nga data 14-16 ku mund të afroheni me të dashurit apo një takim dashurie.

Demi – Shtatori është shumë pozitiv dhe hëna e plotë dhe eklipsi ju japin mundësi të zgjeroni rrjetin shoqëror, pranoni ftesat dhe do të gjeni njerëz që mbështesin planet e synimet apo një njohje vendimtare për marrëdhëniet emocionale. Më të ndikuarit janë të lindurit në mes të shenjës dhe dhjetëditëshin e dytë. Shumë pozitive do të jetë java për projektet krijuese, të punës, për të afërmit e të dashurit dhe jetën emocionale. Nga data 14-16 do të keni zgjidhje për përditshmërinë, familjen dhe organizim më të mirë që do të sjellë fryte në jetën tuaj.

Binjakët – Hëna e plotë sjell rezutlate shuëm të mira në fushën sociale dhe profesionale. Mund të shpërbleheni me një pozicion më të lartë, shpërblim financiar dhe moral. Do të keni ndihmë e mbështetje nga familja. Më të ndikuarit janë të lindurit në mes të shenjës dhe rreth datës 6 qershor. Nëse ndodhin disa ndryshime që s’ju pëlqejnë, dijeni se janë për të mirën tuaj. Në reflektim dhe biseda me të afërmit, do të gjeni zgjidhje. Do të keni takime shumë interesante dhe erotike nga data 14-16.

Gaforrja – Jeni një nga më të favorizuarit e eklipsit dhe hënës së plotë. Keni mundësi të bëni një udhëtim që do të lërë gjurmë në jetën tuaj, do të merrni vendime serioze për të ardhmen, jetën personale ose në planet profesionale, të studimit etj. Nga data 14-16 do të keni shanse në fushën financiare ku mund të duhet të bëni disa shpenzime për shtëpinë ose njerëzit e familjes.

Luani – Fokusi duhet të jetë te sfera financiare që ka të bëjë me të tjerët, një bashkëpunim, një mbështetje dhe të ardhura nga bashkëshorti e klientët ose ndihmë që mund të vijë. Nëse do të keni biseda gjatë kësaj periudhe për planet tuaja, mbajini për vete, realizojini dhe më pas nxirrini në dritë. Java është shumë e mirë për të udhëtuar dhe njëkohësisht për marrëveshje financiare ku nuk duhet të nxitoheni. Nga data 14-16 do të keni takime erotike, udhëtime të vogla dhe takime me njerëzit e rrethit tuaj ku paraqiten shanse për zhvillim personal.

Virgjëresha – Fokusi duhet të vendoset në marrëdhënie dhe bashkëpunime. Të lindurit në mes të shenjës, sidomos në datat 6-8, hëna e plotë dhe eklipsi ju shoqërojnë ndaj mund të gjeni njeriun e zemrës, dikë që do të mbështesë synimet dhe aspiratat tuaja. Ditë shumë pozitive janë datat 11-13 pasi Mërkuri në shenjën tuaj do ju japë mundësi për takime e biseda frytdhënëse. Rrini larg nervozizmit. Lini mënjanë motivet e së kaluarës, detaje apo analiza që s’ju shërbejnë. Do të gjeni ndihmë dhe mbështetje financiare nga data 14-16, që s’ka nevojë të bëhet e ditur. Kontrolloni shpenzimet e tepërta. Keni shanse shumë të mira që të gjeni njeriun që do t’ju mbështesë dhe do të krijoni një lidhje shpirtërore.

Peshorja – Fokusohuni në përditshmëri e punë. Do të keni ngritje në detyrë ose vlerësim në jetën shoqërore. Jini të përpiktë që të shijoni frytet e punës. Periudha është erotike në datat 14-16 ku përmes lëvizjeve dhe ftesave nga rrjeti miqësor, mund të keni takime shumë interesante që favorizojnë planet për jetën erotike dhe profesionale. Evitoni ankthin dhe stresin sepse jeni shumë aktivë, por edhe këto aspekte ju shoqërojnë.

Akrepi – Jeni një nga shenjat më të favorizuara të eklipsit ku do të keni zhvillime për të ardhmen, investimet, krijimtarinë, jetën erotike, suksesin e fëmijëve. Më të ndikuarit janë të lindurit në mes të shenjës që janë të çliruar nga Urani dhe Plutoni. Erdhi momenti të hidhni bazat e jetës dhe të merrni fatin e saj. Një dashuri ose një vendim serioz për jetën personale mund të marrë zhvillim pas eklipsit dhe të keni ardhjen e fëmijëve. Do të keni ndihmë e mbështetje, ndërsa në sferën profesionale mund të bëni ndryshime që do ju favorizojnë.

Shigjetari – Jeni një nga më të ndikuarit e eklipsit dhe duhet të fokusoheni te çështje të shtëpisë e familjes dhe do të gjeni ndihmë e mbështetje për to. Keni shanse shumë të mira në datat 10-13 ku do të bëni biseda në karrierë, punë dhe jetën sociale që do t’ju japin ndihmë, mbështetje dhe ide për të ecur përpara. Mund të bëni një udhëtim nga data 14-16 me të dashurin apo një takim me një mik nga rrjeti social që do ju ndihmojë për probleme ligjore ose planet për të ardhmen.

Bricjapi – Eklipsi i hënës ndikon shumë pozitivisht, ju afron me njerëzit në rrethin tuaj, mund të bëni udhëtime, mund të kontaktoni klientë apo diçka që ju shqetëson mund të zgjidhet me takime kokë më kokë. Përmes një udhëtimi do të bëni një njohje që do të lërë gjurmë, mund të afroheni me partnerin. Do të gjeni bashkëpunëtorë që ju shërbejnë aspiratave dhe qëllimeve tuaja. Do të keni një ndihmë dhe mbështetje financiare që do t’u shërbejë planeve për punë, nga data 14-16.

Ujori – Fokusohuni te sfera financiare dhe të ardhurat tuaja personale. Ato do të vijnë nga puna, mund të bëni një ndryshim në të, të gjeni një punë me të ardhura më të mira apo një të dytë. Do të keni shanse shumë të mira në marrëdhënie e bashkëpunime në datat 14-16, ku mund të bëni një udhëtim me një bashkëpunëtor apo vetëm dhe të keni zhvillime me jetën personale e profesionale.

Peshqit – Ky eklips është shumë i mirë për ju, sidomos të lindurit në dhjetëditëshin e dytë janë të çliruar nga vështirësitë. Saturni ju ka dhënë mësimet e duhura, Urani nuk ju ndikon dhe keni vetëm Jupiterin dhe eklipsin në një lidhje të bukur. Prisni gjëra të mira në jetën erotike, ardhjen e një bebeje, për artistët mund të ketë marrëveshje që zgjasin me vite dhe ka edhe shanse shumë të mira në bashkëpunime. Pranoni e dëgjoni të tjerët dhe përfitoni nga periudha. Mund të keni një mbështetje financiare, ndërsa shpenzimet do të jenë të dobishme për përditshmërinë tuaj. Kujdes me dëshirat e thella sepse sjellin shpenzime të mëdha. Mund të vendosni për fejesa, martesa e gjithçka.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë