Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump, Xi, Putin/ Çfarë u vendos në samitin historik mes tre fuqive botërore? Aksident i rëndë në Vlorë, një viktimë dhe 3 të plagosur “I them tim biri se janë fishekzjarre”/ Qyteti jemenas nën rrethimin e Houthëve, banorët rrëfejnë për BBC-n... Rusia sulm me raketa në zemër të Kievit, humbin jetën 3 persona, shpërthejnë zjarret në kryeqytetin ukraina... Paraqesin rrezikshmëri të lartë për shtetin”/ BIRN: Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u ... Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! (Dëshmitë në SPAK... Vala e defekteve teknologjike në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë “Surprizat” e motit gjatë kësaj të premteje! Reshje shiu gjatë mëngjesit, pasdite të lokalizuara në ...... Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro SecuriMeter 2026: Perceptimi mbi korrupsionin rritet në Shqipëri, bie në Rajon E premte “e zezë”/ Nga lekët tek tradhtia, për këto shenja gjithçka kthehet përmbys! Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë
BOTA

Tragjedi në Gjeorgji, shpërthimi në pallat merr 6 jetë, mes viktimave edhe një fëmijë! 3-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat

Gjashtë persona, mes tyre edhe një fëmijë i vogël, kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi të enjten në mëngjes, më 19 nëntor, në një pallat pesëkatësh në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë. Shpërthimi shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur. Ministri i Brendshëm i […]

P
Piranjat20 November 2026, 08:33 · 2 min lexim
Tragjedi në Gjeorgji, shpërthimi në pallat merr 6 jetë, mes

Gjashtë persona, mes tyre edhe një fëmijë i vogël, kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi të enjten në mëngjes, më 19 nëntor, në një pallat pesëkatësh në Tbilisi, kryeqytetin e Gjeorgjisë. Shpërthimi shkaktoi shembjen e një pjese të ndërtesës, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të plagosur.

Ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë, Shulkhan Tamazashvili, bëri të ditur se ekipet e shpëtimit gjetën gjashtë trupa nën rrënoja. Sipas vlerësimeve paraprake, shpërthimi dyshohet se u shkaktua nga një rrjedhje e gazit natyror, në momentin kur një banor tentoi të ndizte radiatorin në banesën e tij.

An explosion authorities say was caused by a gas leak in a residential apartment building in a Tbilisi suburb has left several residents injured and seven people, including three children, trapped under rubble.

? Read more: https://t.co/2ENZAHriVM https://t.co/qxjsNzGMOp

— OC Media (@OCMediaorg) November 19, 2026

Mes rrënojave, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë një vajzë trevjeçare. Momenti i shpëtimit u prit me duartrokitje dhe emocione nga banorët e mbledhur pranë pallatit, të cilët ndiqnin me ankth operacionin.

Sipas kreut të shërbimit të shpëtimit, Teimuraz Mgebrisvili, një nga gratë që humbi jetën dyshohet se ishte nëna e vajzës trevjeçare, por ky informacion nuk është konfirmuar përfundimisht.

Katër të plagosurit u transportuan në spitalet e qytetit. Mes tyre është edhe një djalë 11-vjeçar, gjendja shëndetësore e të cilit raportohet e rëndë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit, ndërsa dyshimet paraprake përqendrohen te rrjedhja e gazit natyror.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.