UGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve në protestë: Të hetohen përgjegjësit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestës së 28 Nëntorit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke kërkuar hetimin dhe zbardhjen e përgjegjësive për lëndimin e tyre.
Në një reagim publik, UGSH shprehet se gjatë përplasjeve mes policisë dhe protestuesve janë lënduar qytetarë, dhe punonjës të medias.
Sipas Unionit, mes të lënduarve janë gazetari Elkier Bushkolaj dhe operatori Ardian Muka. UGSH kërkon nga Policia e Shtetit hetimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve përgjegjës.
Unioni thekson se gazetarët dhe punonjësit e medias kanë qenë të identifikueshëm gjatë gjithë protestës, përmes shenjave dalluese, ndaj çdo pretendim për mosidentifikimin e tyre është i papranueshëm.
Në përfundim, UGSH u bën thirrje gazetarëve për solidaritet dhe kërkon reagim të shpejtë ligjor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe organet e prokurorisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përplasje në sheshin “Skënderbej”/ Molotovë drejt autobotëve, policia godet me plumba gome

Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Bujqësisë dhe selinë e PS-së, thyejnë derën e institucionit

Tensione pranë selisë së PD-së dhe Xhamisë së Namazgjasë

“Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues

Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë së PS

VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn

Tentoi të trafikonte 374 kg kokainë, kush është shqiptari që u dënua me 14 vite burg në Britani

Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës





