Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
LIFESTYLE

Xhaketa e lëkurës rikthehet në modë këtë vjeshtë, 5 kombinime elegante që ia vlen t’i provoni

Me ardhjen e vjeshtës, është koha të nxjerrim sërish nga garderoba një prej veshjeve më të gjithanshme: xhaketën e lëkurës

P
Piranjat 3 November 2026, 14:46 · 3 min lexim
Xhaketa e lëkurës rikthehet në modë këtë

Me ardhjen e vjeshtës, është koha të nxjerrim sërish nga garderoba një prej veshjeve më të gjithanshme: xhaketën e lëkurës. Qoftë modeli klasik, i frymëzuar nga xhaketat e motorçiklistëve, me zinxhirë dhe xhepa, apo një variant më minimalist dhe elegant, ajo është një nga ato pjesë që mund ta transformojë menjëherë një kombinim.

Përveçse është ideale për ditët kur temperaturat luhaten, xhaketa e lëkurës përshtatet me stile dhe raste të ndryshme. Mund ta vishni me një bluzë të bardhë dhe xhinse për një pamje të përditshme, me një fund saten për një kombinim më elegant apo edhe me pantallona klasike për një veshje më të kuruar. Gjithçka varet nga modeli që zgjidhni dhe mënyra se si e kombinoni.

 Edhe pamjet e fotografuara gjatë Javëve të Modës ofrojnë disa ide interesante për ta sjellë këtë veshje klasike në një version më aktual.

Ja pesë kombinime që ia vlen t'i provoni këtë sezon:

1. Xhaketë minimaliste, xhinse dhe mokasina

Për një pamje të thjeshtë, por moderne, zgjidhni një xhaketë lëkure me prerje minimaliste dhe kombinojeni me xhinse e mokasina. Është një alternativë ideale për përditshmërinë, veçanërisht kur dëshironi të dukeni elegante pa e komplikuar veshjen.

3. Fund saten dhe xhaketë lëkure për kontrastin perfektXhaketa e lëkurës nuk është rezervuar vetëm për kombinimet casual. Për një pamje mbrëmjeje, provojeni me një fund saten midi dhe balerina të sheshta ose këpucë me takë të ulët. Kontrasti mes materialit të butë dhe elegant të fundit dhe pamjes më të strukturuar të xhaketës krijon një kombinim interesant, pa e bërë veshjen tepër formale.

4. Pantallona elegante dhe xhaketë e shkurtër lëkure
 Për një pamje më të sofistikuar, kombinoni pantallonat e drejta klasike me një xhaketë të shkurtër lëkure me jakë të rrumbullakët. Shtoni një palë këpucë me majë dhe taka të holla për ta kompletuar veshjen. Ky kombinim është një alternativë e freskët për ato që duan të ndërthurin elegancën me një element më të guximshëm.

 5. Xhaketë e lidhur në bel, pantallona të gjera dhe sandale me takaNëse dëshironi t'i jepni siluetës më shumë , zgjidhni një xhaketë lëkure me rrip në bel. Kombinojeni me pantallona të gjera dhe sandale me taka të larta, të veshura me geta. Është një pamje që funksionon veçanërisht mirë në ditët kur moti bëhet pak më i freskët, por nuk dëshironi të hiqni dorë nga kombinimet e bukura.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.