AKTUALITET

Plumba gome, gaz lotësjellës dhe molotov/ Tirana në flakë, protesta e studentëve përshkallëzohet në ditën e pestë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Tetor 2026, 17:31
Plumba gome, gaz lotësjellës dhe molotov/ Tirana në flakë,

Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë përshkallëzuar këtë të shtunë, duke u shoqëruar me përplasje të forta me Policinë, përdorim të gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, si dhe shoqërime protestuesish.

Në ditën e pestë të protestave, kërkesat për përmirësimin e arsimit janë ndërthurur me thirrjet kundër korrupsionit dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në kryeqytet, marshimi nisi sërish nga Universiteti i Mjekësisë, ku studentët dhe gjimnazistët u drejtuan drejt Ministrisë së Arsimit.

Pas një fillimi relativisht të qetë, situata u tensionua, pasi disa protestues u vunë flakën koshave të mbeturinave. Policia iu përgjigj me ujë me presion dhe gaz lotësjellës ndërsa Rruga e Durrësit u kthye në një arenë lufte.

Ndërkohë Policia agravoi situatën teksa për herë të parë ushtroi dhunë ndaj të rinjve me plumba gome.

Një prej protestuesve të plagosur është një 17-vjeçar, i cili rrëfeu për mediat momentin kur u qëllua gjatë tubimit. Ai tha se u godit nga një distancë e afërt dhe se për disa çaste humbi orientimin.

“Më qëlluan në distancë jo të largët. U trullosa, isha gati për vdekje. Këta janë kundër popullit”, u shpreh i riu.

Pavarësisht plagosjes, 17-vjeçari u bëri thirrje protestuesve të mos tërhiqen, duke përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama.

“Mos u dorëzoni. Ai do ikë. Nuk ka plumba gome që na vrasin ne”, deklaroi ai.

Përplasjet në Tiranë nuk u kufizuan vetëm te rasti i 17-vjeçarit. Sipas raportimeve në media, edhe dy protestues të tjerë u goditën me plumba gome, mes tyre një e re që pësoi dëmtime në zonën e syrit dhe në ballë.

Në një prononcim për mediat, ajo deklaroi se nuk ndodhej në rreshtat e parë të protestës kur u godit dhe se syzet mund ta kenë mbrojtur nga dëmtime më të rënda.

“Kjo goditje ishte e rëndë, nuk isha as në rreshtin e parë. Nëse s’do kisha syzet, do isha dëmtuar rëndë në sy. Jam goditur në ballë”, u shpreh protestuesja.

Marshimi i protestuesve vijoi përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku turma masive u zhvendos pranë godinës së Kryeministrisë.

Gjatë këtij marshimi janë regjistruar momente të reja tensioni, ndërsa vëmendjen e kanë marrë disa pamje fiksuar nga aparatet fotografike.

Efektivët e policisë janë fotografuar nga tarraca e godinës së Ministrisë së Brendshme teksa hedhin bombola gazi lotsjellës nga lartësia drejt turmës së protestuesve që po kalonte poshtë në bulevard.

Pas ndërhyrjes me sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe goditjes me ujë me presion për të shpërndarë turmën përpara godinës së Kryeministrisë, forcat e policisë dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërmarrë një tjetër operacion në terren.

Kordonët e policisë janë çarë me shpejtësi dhe efektivët janë futur mes turmës së protestuesve, ku kanë shoqëruar dhunshëm disa persona. Të rinjtë në kundërpërgjigje hodhën bomba molotovë dhe dogjën një prej autobotëve të ujit.

Sakaq, policia iu kundërpërgjigj me sasi të shtuar gazi lotsjellës.

Situata më pas u përshkallëzua më tej teksa protestuesit dogjën një makinë në mes të bulevardit dhe duke e vënë policinë më në vështirësi se kurrë.

Makina mori e gjitha flakë, teksa janë dëgjuar edhe dy shpërthime të pjesëve të brendshme të saj.

Nga ana tjetër, një nga protestuesit mbante në dorë një fishekzjarr të madh, të drejtuar nga policia.

Agresiviteti i policisë me plumba gome duket se ka hasur në këtë përgjigje të protestuesve, që në këtë moment i kanë vënë më shumë se kurrë në vështirësi forcat e rendit.

Nga kërkesat për arsim te thirrjet për dorëheqje

Protestat nisën me kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim, por gjatë ditëve të fundit janë zgjeruar drejt pakënaqësisë për korrupsionin, mungesën e perspektivës pas diplomimit dhe qeverisjen. Në tubimet e zhvilluara në Tiranë, studentë, gjimnazistë dhe qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar, protestuesit paralajmërojnë se do të vazhdojnë të dalin në rrugë. Nga ana tjetër, Policia po vijon ndërhyrjet për të shpërndarë grumbullimet dhe për të parandaluar akte të tjera dhune.

Zhvillimet e sotme shënojnë një tjetër ditë të tensionuar për vendin, me përplasje dhe shoqërime në Tiranë de qytete të tjera të vendit.

Bilanci përfundimtar i të ndaluarve, të lënduarve dhe dëmeve të shkaktuara gjatë ditës mbetet për t’u konfirmuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë