Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

TIRANA- GJKKO në seancë e sotme për çështjen e Univesitetit Bujqësor të Tiranës nuk ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Edmond Tërthorja i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Gjithashtu mësohet se u la në fuqi masa “arrest me burg” për Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja dhe Altin Murto.
GJKKO vendosi gjithashtu vazhdimin e masës “arrest në shtëpi” për personin në hetim Agim Sefa, Radion Dhromi dhe Artur Koleci, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, duke urdhëruar këtë person të mos largohet nga banesa e tij. Masa “arrest në shtëpi” nuk ka ndryshuar dhe për Arjan Buliqi.
Ndërsa për personin nën hetim Serafin Skënderi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Ilir Kusi, Azem Parllaku dhe Dritan Laçi u zëvendësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”. GJKKO vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” ndaj personave në hetim Enkeleda Sallakut, Ilir Kapaj, Klea Lekocaj, Etleva Shore, Bejo Bizhga, Romina Koto, Erjola Kopali, Rezearta Dervishi dhe Klara Jahollari si të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
SPAK ka lëshuar dje 24 masat e sigurisë për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”.
Në njoftimin e SPAK thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 lekë.
Prokuroria e Posaçme shton se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)
SPAK thotë se veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Në njoftim thuhet se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.
GJERMANIA- Autoritet gjermane kanë blinduar qytetin Bielefeld, pas të shtënave me armë në drejtim të babai dhe vëllait...
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë në burg dy gratë të cilat kanë shfrytëzuar një vajzë të mitur&...
GJERMANIA- Të shtëna me armë janë shënuar jashtë sallës së gjyqit në Gjermani, ku u zhvillua procesi për vra...
TIRANA- Prokuroria ka nisur hetime ndaj aktivistes Adriana Kalaja, pasi dyshohet e ka ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi ...
KUKËS- Gjykata e Kukësit ka lën në burg Zenel Muçmatën i cili dyshohet se është përfshirë në...
TIRANA- Seanca në GJKKO për vlerësimin e masave të sigurisë për 24 zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tira...
Foto ilustruese DURRËS - Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masat e sigurisë për 13 personat q...
VORË- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në afërsi të Vorës. Bëhet e ditur se nga aksidenti fatmirësisht n...
LEZHA- Portugezi Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen me pagesë të biznesmenit Ardian Nikulaj dy vite m&eu...
Hekuran Tafa TIRANË - Babai i fermerit Elton Tafa, i cili u arrestua këtë të mërkurë për mbajtjen në treg të 1...