AKTUALITET

Abuzim virtual ndaj 18-vjeçares, 3 persona në kërkim për profilin e rremë

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 15:37

Abuzim virtual ndaj 18-vjeçares, 3 persona në kërkim për

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shpallur në kërkim tre shtetas të dyshuar për hapjen e një profili fals me të dhënat e një vajze 18 vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Në Komisariatin Nr. 1 janë referuar raste të tjera, duke nisur procedime penale për një shtetas që dyshohet se ka goditur një tjetër, dy shtetas që dyshohet se nuk iu janë bindur urdhërave të policisë, dy shtetas të tjerë për një konflikt verbal mbi çështje pronësie, një person për goditje ndaj dy shtetasve dhe një tjetër për kanosje ndaj një shtetasi.

Në Komisariatin Nr. 3 janë arrestuar dy shtetas për ushtrim dhune ndaj bashkëshorteve dhe një tjetër për goditje ndaj një shtetasi, ndërsa janë referuar materialet për dy shtetas të tjerë për kanosje.

Në Komisariatin Nr. 5 janë referuar materialet për tre shtetas të dyshuar për një konflikt fizik dhe në Komisariatin Nr. 6 është shpallur në kërkim një shtetas për vjedhje. Po ashtu, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Dervish Luzha”, ku një shtetas ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak gjatë drejtimit të automjetit. Më datën 27.09.2025, është raportuar një lëndë e dyshuar si lëndë plasëse në oborrin e një banese dhe hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit E. H., 20 vjeçe, K. H., 24 vjeçe dhe I. K., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hapur një profil fals me të dhënat e një 18-vjeçare. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. L., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin B. B;
-A. P dhe B. P., pasi dyshohet se nuk iu janë bindur urdhërave të ligjshëm të punonjësit të policisë;
-G. J dhe F. J., pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin;
-J. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte 2 shtetas;
-N. C., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Th. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3:
-arrestuan shtetasin A. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-arrestuan shtetasin L. Gj., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe më pas për motive të dobëta ka goditur një shtetas;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. L dhe M. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. G., B. G dhe E. M., pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. V., pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash në një subjekt.Punohet për kapjen e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë është dëmtuar 38-vjeçari i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-Më datë 26.09.2025, në rrugën “Dervish Luzha”, shtetasi E. Sh., 47 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte për shkak të një arresti kardiak. Si pasojë 47-vjeçari ka humbur jetën.

-Me datë 27.09.2025, rreth orës 07:30, shtetasi M. D., 40 vjeç, ka njoftuar sallën operative se në oborrin e banesës së tij në rrugën “Hysni Gërbolli” ka konstatuar një lëndë e dyshuar si lëndë plasëse, në gjendje të paplasur. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë