Zbulohet në Adriatik një rrugë 7 mijëvjeçare nën ujë, arkeologët: Lidhte një vendbanim neolitik me bregun
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sjellë në vëmendje një deklaratë të eurodeputetit Tomáš Zdech...

VLORË- "Giro d'Italia", gara ndërkombëtare e çiklizmit ka mbërritur tashmë në kryeqytet dhe pritet të nisë dhe në qytetet e tjera. Policia e Vlorës ka publikuar zonat dhe rrugët në të cilat do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve në kuadër të “Giro d’Italia 2025”.
NJOFTIMI:
Masat për qarkullimin dhe ndalimin e parkimit të automjeteve, në kuadër të etapës së III-të të “Giro d’Italia 2025”
Në kuadër të organizimit të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, më datë 11.05.2025, informojmë qytetarët mbi kufizimet e mëposhtme:
1. ⛔ Ndalim parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00 e datës 11.05.2025 (përfshirë zonën e diskut).
2. ⛔ Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në po të njëjtin segment, nga ora 07:00 – 14:15 të datës 11.05.2025.
➡️ Devijimi i trafikut bëhet në rrugën “Pelivan Leskaj”.
3. ⛔ Ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 17:00, datë 11.05.2025.
⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Reshat Osmani”, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00, datë 11.05.2025.
4. ⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
➡️ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard dhe në rrugën “Gjergj Kastrioti”.
5. ⛔ Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00, datë 10.05.2025, deri në 23:00, datë 11.05.2025.
➡️ Devijimi i trafikut bëhet në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”.
6. ⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri” – kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në të njëjtin segment nga ora 05:00, datë 11.05.2025 deri në 23:00.
➡️ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
7. ⛔ Ndalim parkimi në rrugët “Veledin Kollozi” (segmenti Big Market – Alsa), në rrugën “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”, nga ora 20:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 22:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
8. ⛔ Bllokim akseve rrugore “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
Ora 05:00 – 10:00, datë 11.05.2025.
➡️ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.
9. ⛔ Ndalim parkimi në kryqëzimin e rrugës “Kosova” deri te Hotel Regina Garden dhe në Sheshin “Ismail Qemali”, nga ora 14:00, e datës 10.05.2025, deri në ora 23:00, e datës 11.05.2025.
Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 18:00, datë 10.05.2025 deri në ora 23:00, të datës 11.05.2025.
10. ⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake), si dhe në territorin e Fakultetit të Shkencave Humane (konviktet), nga ora 14:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
✅ Theksojmë se lejohet qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
Akses i garantuar për raste emergjente ????
* Porti i Vlorës – Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.
* Spitali Rajonal Vlorë – Gjatë orës 11:00 – 13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve:
• Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – Spitali
• Pusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – Spitali
• Uji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – Spitali
Bllokimi i akseve interurbane – datë 11.05.2025:
* Vlorë – fshatrat e lumit të Vlorës
⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 14:30
* Qeparo – Vlorë / fshatrat e lumit të Vlorës
⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 10:30 deri në orën 15:45
* Vlorë – Himarë (deri në Qeparo)
⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 deri në orën 17:30
* Qeparo – Himarë – Vlorë
⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 13:30 deri në orën 16:00
⚠️ Kujdes!
Të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me shërbimin e karotrecit, në përputhje me ligjin dhe për garantimin e sigurisë.
Vendbazimi i mjeteve të lëvizura nga shërbimi i karotrecit, nëse do të ketë gjatë këtij procesi, do të jetë tek ish-fusha e aviacionit.
Lutemi qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe organizimit të aktivitetit ndërkombëtar.
Shprehim ndjesën tonë për çdo shqetësim të mundshëm, si dhe garantojmë qytetarët se nuk do të ndalohen në asnjë moment për të kryer aktivitetet e tyre, por luten që të përdorin rrugët alternative për të vijuar normalisht me angazhimet e tyre ditore.
☎️ Për çdo nevojë apo informacion shtesë, kontaktoni:
* Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë 112 & 069 411 0242
* Policia Bashkiake Vlorë 033404404 & 0697654802
Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren, të gatshme për të ndihmuar dhe orientuar qytetarët.
TIRANË- Raporti i kredive me probleme pësoi një sërish një rënie të lehtë në muajin mars. Sipas statistikave nga ...
GREQI- Një bombël gazi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e një shqiptareje në Greqi. Mësohet se nga ngj...
ardit beshiri KLOS- Trupi i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur ditën e sotme pas gjashtë ditësh kërkimesh intens...
KLOS- Trupi i fadromistit në Klos është gjetur sot pas gjashtë ditësh kërkime intensive. 29-vjeçari Ardit Beshiri, i...
TIRANË- Ndryshe nga makaronat, importet e orizit kanë shënuar rënie gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Sipas t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar lidhur me raportimet se kandidati për deputet në Kor&cc...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet për trafik t&eum...
policia TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një plan masash lidhur me garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesi...
DURRËS- Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi dyshohet se ka qëlluar me armë gjat...
ITALI- Prokuroria ka kërkuar të zhvillojë një gjyq për 20-vjeçarin shqiptar, Andrea Kovaçaj. Ky i fundit, natën e ...