AKTUALITET

100 kontejnerë me mbetje të rrezikshme industriale të transportuara nga Shqipëria, Tajlanda paralajmëron se do të kthejë ngarkesën në Portin e Durrësit

n.f Përditësimi i fundit 13 Gusht 2024, 17:46
100 kontejnerë me mbetje të rrezikshme industriale të
Foto ilustruese

TIRANË- Dy anije të “Maersk” me 100 kontenierë me mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit në 4 korrik dhe me destinacion Tajlandën kanë fikur sistemet e gjurmimit dhe vendndodhja e tyre mbetet e lokalizuar në det të hapur. Sipas të dhënave të deritanishme, besohet se dy anijet përmbajnë pluhur toksik që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut.


Drejtoria e Doganav përmes një deklarate ka bërë me dije se në kuadër të bashkëpunimit me WCO dhe mbi bazën e informacioneve të shkëmbyera me Konventën e Bazelit dhe OLAF, kanë identifikuar një ngarkesë të dyshimtë, e cila është nisur nga Porti i Durrësit dhe ka bërë transhipment në Trieste dhe Pire. 

“DPD, OLAF dhe strukturat e tjera të përfshira po bashkëpunojnë aktivisht për të lokalizuar ngarkesën gjatë transportit dhe për të verifikuar nëse ngarkesa është mbetje”, thuhet në reagim.

Kodi i Kuq është lëshuar në gjithë botën, teksa grupet për Drejtësinë Ambientale kërkojnë ndalimin e anijes dhe kthimin e saj në Europë. Mirëpo situata nuk është kaq e thjeshtë sa në dukje. Linja e transportit “Maersk”, e ndarë në dy anije që transporton këto mbetje të rrezikshme, kishte planifikuar që të ankoronte në Cape Town, në Afrikën e Jugut. Por, pas paralajmërimit të dhënë nga grupi ndërkombëtar i mbikëqyrjes “BAN” me bazë veprimi në Zvicër për shtetin afrikan, në datën 31 korrik u fik GPS i anijes sikurse raporton “bloomberg.com”. Në këtë mënyrë, ankorimi i planifikuar i saj nuk u bë i mundur. Afrika e Jugut ka nxjerrë në det disa skuadra kërkimi, por deri më tani raportohet se nuk është arritur të identifikohet anija “Maersk”.

Tajlanda paralajmëron kthimin pas të dy anijeve


Dy anijet pritet të mbërrijnë në brigjet tajlandeze mes 20 dhe 22 Gushtit. Autoritetet kanë paralajmëruar se “ngarkesa do kthehet mbrapsht” dhe kanë kontaktuar me homologët në Shqipëri, por edhe në Afrikën e Jugut.

Agjencitë përkatëse qeveritare “nuk janë njoftuar dhe nuk kanë dhënë pëlqimin për këto dërgesa”, tha në një email Departamenti i Punëve Industriale të Tajlandës, i cili mbikëqyr menaxhimin ndërkombëtar të mbetjeve. “Aktualisht jemi duke koordinuar dhe monitoruar për të parandaluar këtë trafik të paligjshëm”. Ngarkimi u bë në Shqipëri, në Portin e Durrësit në datën 4 korrik, por nuk dihet ende nëse lënda toksike ka origjinë vendin tonë.

Çfarë përmbajnë 100 kontenierët?


Në dy anijet të cilat mësohet se ndodhen pranë porteve të Tajlandës, ndodhen 816 ton pluhur furre me hark elektrik. Lënda toksike u ngarkua në Portin e Durrësit dhe u transportua me anijet “MSC Mediterranean Shipping Company S.A drejt Triestes dhe me destinacion final Tajlandën. Pluhuri i furrës është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si Kadmiumi dhe Kromi, që janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.

Produktet kimike të cilësuara helmuese dhe kancerogjene, të dëmshme për shëndetin, dalin nga filtrimi i shkrirjes së çelikut në furrat metalurgjike. Nuk dihet ende origjina e lëndës së rrezikshme. Ngarkesa ka dalë nga Porti i Durrësit në datën 4 korrik 2024. Autoriteti Portual i Durrësit është treguar i rezervuar duke mos dhënë sqarime për mbetjet që po transportojnë anijet “Maersk” drejt Azisë.

tajlande porti i durresit mbejtje te rrezikshme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë