Malaj: Pagat e magjistratëve s’janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit t&eum...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit t&eum...
Ka dështuar seanca për shpalljen e pretencës nga SPAK, ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal për dosjen &ld...
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...
Deklaratat qesharake të liderit shqiptar nuk kanë fund! Sot, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve dhe përfaqësuesve të Par...
Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur përpara ministrave të PS-së dhe anëtarët e grupit parlamentar u justifikua p&eum...
Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të enjte nga dy shpërthime me lëndë plasëse. Shpërthimi i parë...
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbete...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 ap...
Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë është gjetur. Pak minuta pas vrasjes së Bardhit ...
TIRANË- Kursi i këmbimit të euros ka rënë më poshtë kufirit të 100 lekëve ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha europiane u këmbye me 99.86 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Me gjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit e theu në fillim të kësaj jave zyrtarisht pragun e 100 lekëve, ndërsa rënia ka vijuar edhe ditën e martë.
Tregu i valutës karakterizohet nga një ofertë e lartë e monedhës europiane në këtë periudhë të vitit, e nxitur nga shifrat në rritje të vizitorëve të huaj dhe nga nivelet e larta të investimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.
Gjatë muajit gusht, kursi i euros duket se ndodhet nën efektin e presioneve të reja nënçmuese. Pasi rënia vjetore e kursit ishte minimizuar në muajin korrik, kjo rënie tashmë po thellohet përsëri. Sot euro këmbehet me një kurs prej pothuajse 4% më të ulët krahasuar me një vit më parë. Në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, kjo rënie me siguri do të kishte qenë edhe më e madhe.
Leku u forcua edhe kundër dollarit amerikan, që zbriti në kuotën e 91.42 lekëve, në nivelet më të ulëta të këtij viti. Nga ana tjetër, politika fiskale e qeverisë vazhdon të favorizojë një monedhë kombëtare të fortë. Pritej që rritja e pagave dhe përshpejtimi i ritmit të investimeve publike pas mesit të këtij viti të sillte ulje të suficitit buxhetor, por deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të muajit qershor suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit, me 51.4 miliard lekë. Deficiti buxhetor është rritur me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një suficit i lartë i qeverisë ul ofertën e lekut në qarkullim dhe forcon më tej presionet nënçmuese mbi kursin e këmbimit euro-lek.
Një faktor tjetër që potencialisht mund të frenonte rënien e kursit ishte pritshmëria për rritjen e importeve të energjisë, për shkak të rreshjeve të pakta dhe uljes së prodhimit nga burimet hidrike. Megjithatë, burimet nga tregu shprehen se çmimet e energjisë nga importi kanë qëndruar relativisht të ulëta.
Një ndikim të madh besohet se ka pasur prodhimi i lartë i energjisë nga burimet diellore në vendet fqinje. Oferta e lartë nga fotovoltaikët bën që çmimet energjisë të jenë të qëndrueshme në pjesën më të madhe të ditës.
Leku i fortë vlerësohet të jetë një faktor i rëndësishëm në uljen e inflacionit, që prej muajsh ka zbritur pranë kufirit të 2%. Por, mbiçmimi i vazhdueshëm i monedhës vendase ndikon negativisht konkurrueshmërinë e sektorëve eksportues të ekonomisë. Për 6-mujorin e parë të vitit, eksportet e mallrave pësuan rënie me pothuajse 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përshtatja me një kurs gjithnjë e më të ulët të euros është një sfidë për sektorët eksportues, paralelisht me një cikël kur kostot e punës janë rritur ndjeshëm./ Monitor
POGRADEC- Babai i Egli Progës, Nazmi Proga ka hedhur akuza të forta për vrasjen e djalit të tij. Ai thotë se djali i t...
SARANDË- Gjykata e Apelit ka lënë në burg Eridon Muhon, i cili dyshohet se ndihmoi polumbarin Armando Nelaj të vendoste eksploziv n&e...
DIVJAKË- Një 34 vjeçar është arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pas një konfl...
DIBËR- Inspektori i drejtorisë së bujqësisë dhe administrimit të ujrave dhe kullotave në bashkinë e Dibrës, Halil...
VLORË- Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim” në Vlo...
TIRANË- Për ngjarjen e rënë në azilin e Tiranës, dy ditë më parë gjykata urdhëroi shtrimin në spitalin ...
egli dhe jonida proga KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçen, i akuzuar për veprën pen...
autori dhe viktima KORÇË- Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për autori...
ITALI- Prindërit e 16-vjeçarit shqiptar i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në një spital në Brescia te Italis&...
eridana çano TIRANË- Eridana Çano do të jetë drejtoresha e re e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së...