AKTUALITET

“100 marrëveshjet e nënshkruara”, bizneset kërkojnë nga qeveria e Kosovës dhe Shqipëria bashkëpunim: Ekonomia kombëtare ka nevojë të jemi bashkë

M.B. Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 09:24

“100 marrëveshjet e nënshkruara”, bizneset

TIRANA- Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë. Dy qeveritë duhet të takohen dhe t’i realizojnë këto marrëveshje. Bindëset e të dyja shteteve kanë kërkesa konkrete për Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Rama.

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë kanë mbajtur takimin e parë me temë: Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka treguar se ky takim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit për ekonominë kombëtare dhe rritjen e konsumit të prodhimeve vendëse në Kosovë dhe Shqipëri.

Shahini u bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë të takohen dhe të bisedojmë për 100 marrëveshjet e nënshkruara, me qëllim të rritjes së ekonomisë të të dyja vendeve.

“Ekonomia kombëtare ka nevojë më shumë të jemi bashkë me vendime të ndryshme, në të dy anët e shtetit tonë, ne varemi dhe jemi si popull konsumues të prodhimeve të huaja. Prodhuesit e vendit ballafaqohen me konkurrencë herë të padrejtë dhe mos konsum të prodhimit vendor.

Misionet tona të përbashkëta janë për të bërë biznes të ndershëm dhe prodhim cilësor. Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë. Andaj ftoj dy qeveritë që të rrisin ekonomin kombëtare.

Rruga e kombit e ka lehtësuar qarkullimin e lirë të qytetarit mallit dhe kapitalit. Kosova dhe Shqipëria duhet të konsolidohen, Kosova për gabimet e veta është nën sanksione ekonomike nga ShBA, të cilat kanë ndikim negativ për ekonominë”.

Ai ka bërë të ditur se mbi 600 biznese nga Kosova ekzistojnë në Shqipëri, por që tha se Kosova ka nevojë më shumë për importe nga Shqipëria, dhe anasjelltas.

“Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë do të duhet më shumë të takohen, turizmi është një nga mundësitë që kosovarët e kanë të lehtë të investojnë, por duhet edhe të Shqipërisë të investojnë në Kosovë, ne i mirëpresim dhe i mbështesim ata me konsumimin e produkteve shqiptare.

Mbi 600 biznese nga Kosova ekzistojnë në Shqipëri që i kanë aktivitetet e tyre, por mbetemi tek shkëmbimet tregtare më të varfër nga vendet tjera. Ky takim ka për qëllim të nxit me shumë bashkëpunimin e ekonominë kombëtare.

Sot tregu vlerësohet në bazë të konsumit prandaj duhet të rritet kah prodhimi vendas. Kosova ka nevojë më shumë për importe nga Shqipëria, por edhe Shqipëria ka nevojë më shumë për import nga Kosova”.

Kurse, Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, ka theksuar se ndonëse të dyja vendet kanë prodhimtari, shkëmbimet tregtare mungojnë. Edhe ai ka kërkuar që të rishikohen marrëveshjet e nënshkruara dhe të vlerësohen rezultatet.

“Ky është një takim shumë i rëndësishëm, qeveritë tona kanë një marrëdhënie të mirë, ka iniciativë për t’i shërbyer ekonomisë kombëtare, por kanë shumë punë për të bërë. Kur shikojmë shifrat tregtar nuk ndihem mirë kur shihet deficidi kombëtar, kjo nuk është komode.

Ndërkohë nga ana tjetër një vend që ka prodhuesit e vet do të thotë që mungojë ambasadorët e sipërmarrësve. Unë personalisht jam skeptik sepse duhet ulen qeveritë për 100 marrëveshje të nënshkruar, por sa janë të implementuara, ka shumë pengesa tarifore dhe jo tarifore. Ky takim do të shërbejë si thirrje për dy qeveritë tona për të nxjerr te gjitha problematikat që kanë vendet tona dhe për të bërë zgjidhje për to. Kosova ka turizëm malor, Shqipëria ka turizmin e detit, kështu qe investimet e përbashkëta ku potencon më shumë secili vend është shumë e rëndësishme”.

Jaka ka thënë se ka se Shqipëria është një hap përpara në rrugën e anëtarësimit në BE, prandaj edhe duhet që ta ndihmojë Kosovën në këtë drejtim.

“Mos të harrojmë që rajoni i Ballkani Perëndimor po bëhet gati për të hyrë ne BE duhet Kosova dhe Shqipëria të paraprijë integrimin në BE në mënyrë që të jemi partnerë, duhet t’i paraprijmë kësaj gjëje. Sot po bëjmë një proces mes dy vendeve, duhet t’i inkurajojmë Qeverinë e Kosovës dhe atë shqiptare të jenë në sinkronë në politikat e përbashkëta”, ka thënë Jaka.

Anëtari i kryesisë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Rodolf Xhilari ka potencuar se për të pasur bashkëpunim më të ngushtë duhet të ketë barazi edhe sa i përket TVSh-së.

“Të gjitha problematikat që ngritën janë të vërteta dhe shqetësuese, folët për burokracinë dhe se Kosova ka lehtësia më të mëdha se Shqipëria në tatime, kjo më tepër e kam tek kryetari jonë që ne duhet të bëjmë barazimin. Si për shembull çmimi i naftës, në çdo transport një nga kushtet kritere të kryesore është nafta, ne kur marrim 30 për qind më të shtrenjtë naftën detyrimisht ne nuk do të kemi barazinë dhe shprehim shqetësim. Ne duhet të bëjmë barazi”, ka thënë Xhilari.

Ndërkaq, Shkëlzen Jusaj, anëtar Bordi i AKB-së, ka thënë se arsyeja pse Kosova ka çmim më të lirë të naftës se Shqipëria, është për shkak të taksave më të ulëta.

“Sa i përket që Kosova është më mirë sigurish që ka ndikuar që janë taksat më të vogla. Sigurisht që e bënë të pa barabartë për transportuesit. Po qashtu nëse krahasohet taksat e Maqedonisë dallojnë me te Kosovës sepse janë më lirë. Kam parë as nga Kosova as nga Shqipëri nuk është punuar edhe shumë”./ Monitor

kosova shqiperia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë