AKTUALITET

2023, rekord në numër vizitorësh, triumfi paraprak i turizmit, çfarë pritet?

M.B. Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 07:49
2023, rekord në numër vizitorësh, triumfi paraprak i turizmit,
Foto ilustruese

TIRANA- Viti 2023 theu rekord në numër vizitorësh, që kaluan 10 milionë për Shqipërinë. Përjashto periudhën e pandemisë, sinjalet se turizmi po shihte një ngjitje të sigurt ishin të qarta, që nga rritja e vazhdueshme e kontratave me garanci vit pas viti, rritja e numrit të tregjeve të huaja, por mbi të gjitha, si efekt i shtimit të linjave low cost.

Sot, ky efekt është amplifikuar nga promovimi viral në rrjetet sociale dhe mediat e huaja, duke paralajmëruar një rekord të ri në vitin aktual. Kur ka kaluar katër muajt e parë, duket se sektori ka arritur triumfin e parë, me një numër rekord vizitorësh, por edhe me një numër në rritje të kontratave me garanci dhe tregjeve të reja që kanë hyrë në rrugën drejt konsolidimit.

Hotelet, janar-prill 2024 është dukshëm më mirë se vjet

Strukturat hoteliere që kanë kapacitete të larta në zonën e Golemit dhe Shëngjinit po operojnë prej vitesh me kontrata të parapaguara. Kjo do të thotë se në mes të sezonit veror aktual nënshkruhen kontratat për sezonin ose dy sezone të ardhshme dhe bëhet një parapagesë. Tregu kryesor i kësaj forme është ai polak dhe çek. Tregu nordik, që ishte disa vite në këtë formë dhe u kthye në një formë më pak angazhuese, pra paguaj sa sjell, duket se është rikthyer.

“Ka qenë padyshim periudhë më e gjallëruar sesa vitet e tjera. Para sezonit, Golemi ka pasur lëvizje kryesisht nga turistët individualë por edhe të organizuar, ndërsa gjatë verës mbizotërojnë kontratat me garanci, të paktën për hotelet e mëdha. Në strukturë kemi pasur grupe të organizuara të nordikëve që kanë nisur të vijnë nga 13 prilli dhe vazhdojnë me rezervime deri më 30 maj. Janë grupe të mëdha që qëndrojnë kryesisht një javë. Përgjithësisht janë klientë që e kanë vizituar Shqipërinë në tetor, pra nga 5 tetori deri në fund të muajit, por kësaj here, për herë të parë, kanë ardhur dhe në pranverë”, shprehet Blerim Norja, Drejtor i Përgjithshëm i hoteleve “Royal G”.

Në vend nuk kanë munguar turet e organizuara nga Europa, vendet aziatike, madje edhe nga tregu amerikan, që ka një prani më të shtuar edhe në zonën e Shëngjinit. Bledar Shima, Menaxher i “Maritim Rafaelo Resort”, thotë se gjatë kësaj periudhe ka pasur një numër të konsiderueshëm të turistëve gjermanë, por edhe amerikanë.

“Është disi e çuditshme, pasi nuk kanë qenë një grup turistësh (amerikanët) që e hasje. Këta të fundit vijnë për plazhin, për ushqimin. Te struktura vlerësojnë shumë edhe shërbimet e integruara siç janë pishina e brendshme apo edhe aspekte të tjera. Ka pasur italianë që vijnë individualisht, si dhe nga diaspora e Kosovës që është gjithashtu shumë e pranishme edhe gjatë sezonit të verës te ne”, nënvizon ai.

Rritet numri i tregjeve që kanë interes për kontrata me garanci

Shqipëria vijon të mbetet në radarin e operatorëve turistikë të huaj që duan të hyjnë me kontrata garancie, sigurisht duke e testuar disi në fillim, nëpërmjet një marrëveshjeje më pak angazhuese. Blerim Norja, Drejtor i Përgjithshëm i hoteleve “Royal G”, pohon se interesi i të huajve është në rritje, madje edhe gjermanët po shohin mundësitë e kontratave me garanci, diçka që nuk është aplikuar shpesh prej tyre.

“Kemi pasur një numër të konsiderueshëm turistësh gjermanë që kanë ardhur në formë të organizuar. Një tur-operator i tyre po sheh me vëmendje Shqipërinë për të hyrë seriozisht me kontrata garancie për vitin tjetër.

Aktualisht kanë ardhur përfaqësuesit e saj dhe po interesohen për të shtuar kërkesën. Këtë vit janë të pranishëm në formën ‘allotment’, pra aq sa sjell, aq paguan, ndërsa vitin tjetër mund të shkojnë drejt kontratave me garanci, pasi po e kërkojnë këtë mundësi”, nënvizon ai.

Ndërkohë duket se anglezët janë një tjetër treg që ka shfaqur interes të vijë i organizuar në bregdetin shqiptar. Bledar Shima, Menaxher i “Maritim Rafaelo Resort”, pohon se këtë vit, ky grup vjen në formën “allotment”.

“Kemi mbyllur që vitin e shkuar kontratat me garanci dhe do të kemi polakë me formën ‘all inclusive’. Kemi lidhur gjithashtu kontrata me dy agjenci angleze dhe shpresojmë që kjo të thellohet. Këtë vit ata janë ‘allotment’, por synimi ynë është që ky treg të shkojë gjithashtu drejt kontratave me parapagim”, thekson ai.

Sezoni veror pritet të jetë edhe më mirë, sfidë forca e punës

Vera 2024 pritet të jetë edhe më mirë sesa vera e vitit të shkuar në numrin e turistëve. Paralajmërimin për këtë po e japin shifrat e muajve të parë, por edhe jehona në rritje e Shqipërisë si destinacion në rrjetet sociale. Por sigurisht shifrat në rritje pritet të jenë sfiduese për një sektor që ka nevojë për fuqi punëtore e që mungesa e saj është kthyer në pandeminë e re për çdo sektor të ekonomisë.

“Në përgjithësi, sektori është në vështirësi për punonjës, por ne si strukturë kemi mbajtur një bërthamë të punonjësve kryesorë, që e kemi pasur në punë edhe në dimër dhe mendojmë se do të na shërbejë pozitivisht edhe tani. Shefat e kuzhinës në pozicione kyçe i kemi mbajtur. Ndërkohë jemi munduar që të ofrojmë paketa tërheqëse punësimi, duke integruar ditë pushimi dhe përfitime në mënyrë që stafi të mos largohet”, pohon z. Shima.

Kufizimi në sektorin e turizmit duket se ka të bëjë totalisht me të qenët një punë sezonale, e cila i bën punonjësit të kërkojnë mundësi më të qëndrueshme. Pagat, edhe pse janë të mira në sektor, sipas z. Norja nuk arrijnë të krijojnë sigurinë që jep një punë gjithëvjetore.

“Hotelet e Golemit vuajnë pak për staf, por ky është një problem i sektorit të turizmit në tërësi, pasi kemi të bëjmë me një punë sezonale. Njerëzit angazhohen për disa muaj dhe më pas u duhet të kërkojnë një punë të re. Pagat në sektor janë mjaft të mira por nuk kompensojnë dot pjesën kur s’kemi turizëm”, shprehet ai.

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e parë të vitit edhe në mars. Të dhënat zyrtare mbi Lëvizjen e Shtetasve tregojnë se numri i të huajve që hynë në territorin shqiptar në muajin e tretë ishte rreth 565 mijë, apo 47.1% më shumë se marsi i vitit 2023. Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin mars 2024, janë 1.150.442. Ky tregues rezulton me një rritje 35,9%, krahasuar me mars 2023. Ndërkohë, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, në muajin mars 2024, janë 1.175.710, duke shënuar një rritje me 39,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Operatorët turistikë presin që viti 2024 të jetë në tërësi i mbarë për sektorin, me një rritje dyshifrore, e nxitur nga promovimi ndërkombëtar që ka fituar vendi në mediat ndërkombëtare, rrjetet sociale, por edhe marketimit si një vend ekonomik në raport me vende të tjera. Grupet që priten të dominojnë edhe këtë verë janë italianët, ndërkohë që ka një rritje edhe të spanjollëve, të cilët po vijnë jo vetëm të organizuar, por edhe individualë. Polakët mbeten grupi më i madh i organizuar.

“Në mars 2024, numri i shtetasve shqiptarë që hynë në territorin shqiptar është 585.467. Ky numër është rritur me 26,6%, krahasuar me mars 2023. Numri i shtetasve të huaj që hynë në territorin shqiptar është 564.975. Ky numër është rritur me 47,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, vlerëson INSTAT.

Si tremujor, numri i të huajve në territorin shqiptar ka kaluar 1.5 milionë, me rritje 43.4%. Në mars 2024, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 539.683 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 14.267 dhe 5.254 shtetas”, vlerëson INSTAT. Në mars 2024, krahasuar me mars 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë: rritje, për qëllime personale me 45,2%; rritje për qëllime pushime, vizitë te të afërm, etj., me 44,7%; rritje për biznes dhe qëllime profesionale, me 2,1 herë./ Monitor

turizmi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë