agron kulicaj
TIRANË- Ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Kulicaj është paraqitur në SPAK për hetimet për ngjarjet e "21 janarit".
Një ditë më parë, në SPAK u paraqit edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Ky i fundit deklaroi se kishte dhënë dëshminë e tij si person në dijeni për ngjarjen.
SPAK ka regjistruar procedim penal çështjen në fjalë, ku u vranë 4 protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
Më 16 korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka rregjistruar një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011. Fillimisht, Prokuroria e Posaçme kishte refuzuar të ndërmerrte hetime pas kallëzimit të bërë pranë saj nga familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve të vrarë. Kjo Prokurori kishte vlerësuar se hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës, nuk kanë zbuluar elementë penalë ndaj subjekteve që hyjnë në juridiksionin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar. Por sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, vetëm pas hetimeve paraprake dhe pasi të arrihej në konkluzionin nëse kishte apo jo elementë të veprës penale referuar kallëzimit, mund të vendosej mbi çështjen.
agron kulicaj ne spak
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
24 Tetor09:46
"Mosdeklarimi i pagave nuk është i vetmi faktor që pengon rritjen e pensioneve", Bushati: Ja çfarë i duhet Shqipërisë sot
ditmir bushati
TIRANË- Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar përmes një analize lidhur me skemën e pensioneve dhe k&...
n.f
AKTUALITET
24 Tetor09:38
Trafikonin drogë në Itali/ Arrestohen katër të rinj shqiptarë, dyshohet se ata rekrutonin bashkëatdhetarë dhe i fusnin të shpërndanin kokainë
Foto ilustruese
ITALI- Katër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi akuzohen se merren me trafikimin e s...
r.ll
AKTUALITET
24 Tetor08:56
Sherr mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë, përfundojnë të dy me lëndime në spital
foto ilustruese
GREQI -Një sherr mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre...
n.f
AKTUALITET
24 Tetor08:25
Indeksi i sundimit të ligjit, Shqipëria, më e korruptuara në Europë
Foto ilustruese
TIRANË- Për të shtatën vit radhazi shteti i së drejtës ka rënë në nivel global, sipas Indeksit...
n.f
AKTUALITET
24 Tetor08:24
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Enjte vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjell...
M.B.
AKTUALITET
23 Tetor22:30
"Sundimi i ligjit ka rënë në shumicën e vendeve!" Projekti Botëror për Gjyqësorin publikon indeksin global: Shqipëria në vendin e 89-të
TIRANA- Projekti Botëror për Gjyqësorin ka publikuar indeksin global ku vërehet se Shqipëria renditet në vendin e 89 n...
I.A
AKTUALITET
23 Tetor18:53
U pezullua për ngacmim seksual/ Gazetarja: Dr Pëllumbi në 2015 u dënua për korrupsion, në 2020 u shpall 'Hero' nga Manastirliu
TIRANË- Gazetarja investigative Odeta Gjevori ka nxjerr detaje më shumë nga e shkuara e doktor Pëllumb Hyskos, i cili akuzohet pë...
E.D
AKTUALITET
23 Tetor15:23
Kanosi për jetën një qytetar dhe familjen e tij, arrestohet 44-vjeçari në Korçë (EMRI)
KORÇË- Një 44-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi kishte kanosur për jetën përmes rrje...
r.ll
AKTUALITET
23 Tetor14:29
Siguronte viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj, arrestohet futbollisti në Tiranë, procedohen dy persona të tjerë
dokumentet e flasifikuara
TIRANË- Një futbollist 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i siguronte viza turist...
n.f
AKTUALITET
23 Tetor14:02
I dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj/ Apeli i GJKKO-së sekuestron 9 pasuri të paluajtshme të Redjan Rrajës
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfiskuar 9 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në em&...